Anastas Angjeli
Nëse në fillim të dhjetorit të vitit që po lëmë pas diskutimi i çështjes a po prodhohen, aprovohen e shpërndahen vaksinat në mbarë globin përbente lajm, tashmë kjo ngjarje është fakt. Lajm tani vazhdon të jetë ritmi i infektimeve, vdekjeve, ashpërsimi apo lehtësimi i masave kufizuese, si po ecën procesi i vaksinimit, si do të shkojë më tej kjo situatë, ku po shkon ekonomia, çfarë do të ndryshojë në mendimin dhe realitetin ekonomik, a po jetojmë ndryshe?
Viti 2020 po mbyllet. E gjithë bota, i gjithë njerëzimi jetoi një vit të vështirë. Pandemia e Covidit-19 “vazhdon të sundojë”, edhe pse tashmë njerëzimi ka në dorë një armë të fortë, vaksinën. Megjithatë, bilanci i kësaj pandemie për vitin që po lëmë pas është dramatik. Numri i të infektuarve prej saj në shkallë globale, vetëm dy ditë para mbylljes së vitit, arriti në shifrën rreth 82 milionë njerëz në gjithë globin, ndërsa më shumë se 1.8 milionë njerëz humbën jetën. Në shumicën e vendeve të goditura nga kjo datë, 27 dhjetori shënoi ditën “V”, ditë në të cilën filloi vaksinimi në gjithë shtetet e BE-së. Tashmë, një protokoll për vaksinimin e popullsisë, thuajse i ngjashëm, në të gjitha shtetet e BE-së, filloi të zbatohet në të gjitha vendet anëtare të saj. Shtresat me nivel të lartë risku, moshat madhore, punonjësit e shëndetësisë, të arsimit dhe Policisë janë në krye të listës. BE po bën plan të ndihmojë edhe shtetet kandidate, ku përfshihet edhe vendi ynë. Në funksion të këtij qëllimi, vetëm dy-tri ditë më parë, BE-ja miratoi ndihmën për vendet e Ballkanit prej 70 milionë eurosh.
Edhe pse procesi i vaksinimit, kaq i mirëpritur nga të gjithë ka filluar, ai po ndesh edhe në dilema, mendime kundër dhe teori konspirative. Gjithsesi, me gjithë “alarmin” e dhënë nga ekspertët lidhur me një pakicë të konsiderueshme njerëzish që besojnë te teoritë konspirative në lidhje me vaksinën kundër Covid-19, sondazhet në shumë vende tregojnë se 70-80 për qind e popullsisë ka shprehur gatishmërinë për të marrë vaksinën. Por ka dhe vende ku shifrat janë ndryshe, pse jo gati 50 për qind me 50 për qind, në favor ose jo të bërjes së vaksinës. Transmetimet në faqet e internetit kanë shpërndarë informacione e dizinformacione nga më të ndryshmet. Por, gjithsesi, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson si të nevojshme një normë vaksinimi prej 65 deri në 70 për qind për të siguruar imunizimin e popullatës. Ideja e imunitetit të turmës supozon që vaksina të parandalojë edhe transmetimin dhe jo vetëm sëmundjen në vetvete. Por shumë kanë shprehur shqetësim mbi shpejtësinë, me të cilën kompanitë prodhuan vaksinën si dhe mbi efektet e mundshme anësore të saj. Bazuar në të dhënat e publikuara deri tani nga provat klinike me vaksinat e kompanive “Moderna”, “BioNTech-Pfizer” dhe “AstraZeneca”, efektet anësore nuk kanë qenë serioze apo afatgjata.
Gjithashtu, diskutime të ndryshme po bëhen nëse situata do të ndryshojë menjëherë pas vaksinimit. Shumë mendojnë se deri në përfundim të vaksinimit do të duhet një kohë thuajse brenda vitit të ardhshëm, prandaj vështirësitë do të vazhdojnë së bashku me problematikat e kësaj pandemie që po përjetojmë, edhe në shumicën e kohës në vitin që po vjen. Përhapja e Covidit-19 vazhdon të “jetë emergjencë shëndetësore publike me interes kombëtar”. K.Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane “BioNTech”, e cila të hënën e kaluar njoftoi se ka zhvilluar së bashku me “Pfizer” një vaksinë kundër koronavirusit me efektivitet 90 për qind, tha për “The Guardian” se kjo vaksinë do të mund të ndalojë pandeminë Covid-19. Ai tregoi edhe periudhën se kur do t’i kthehemi jetës normale: “Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor (siç po ndodh), situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”. Dhe kështu, pasojat ekonomike e sociale, globale, nuk do të mund të shërohen menjëherë. Gjithsesi, procesi i vaksinimit ka nisur dhe fillimi i fundit të pandemisë ka startuar. Por dëmi i ekonomisë globale u rrit dhe varfëria u thellua. Kjo, sepse..
Tashmë që fundi i vitit erdhi dhe të dhënat thuajse janë reale për zhvillimet ekonomike globale të këtij viti, duket se situata në shumicën e treguesve kryesorë u përkeqësua tej parashikimeve të bëra. Kjo situatë është edhe për vendet evropiane… Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ul parashikimet si kurrë më parë. Pritet një recension global për shkak të pandemisë së koronavirusitmadje edhe më i rëndë sesa pas krizës financiare një dekadë më parë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike në tre muajt e fundit” dhe 2020 do të sjellë ndoshta një recension edhe më të rëndë sesa kriza e madhe në vitet 1930 – thuhet në prognozën e fundit për ekonominë botërore të FMN-së.
Situata ekonomike është më e keqe sesa në krizën financiare 2008-’09. FMN pret një rikuperim të fortë gjatë vitit të ardhshëm, por pranon se ky vlerësim varet kryesisht nga kohëzgjatja e pandemisë dhe në fund mund të ketë po ashtu humbje. Sipas FMN-së, në vitin 2020 ekonomia globale do të tkurret me 3.0 për qind. Në këtë mënyrë, parashikimet e bëra në janar ulen me 6.3 pikë. Ekonomia globale shënoi stagnim gjatë krizës financiare, por në atë kohë u prekën kryesisht vendet e industrializuara. Kurse tani po preken të gjitha vendet. Sipas FMN-së, një rimëkëmbje graduale pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit. Në vitin 2021, ekonomia globale pritet të rritet me 5.8 për qind. Edhe Agjencia e Vlerësimit të kredisë, “Moody’s”, zvogëlon pritshmëritë për ekonominë globale për këtë vit. Parashikimi i “Moody’s” për ekonomitë e zhvilluara është me 2 për qind negativ në vitin 2020, ndërsa pozitive 1.9 për qind për vendet në zhvillim. Agjencia pret një rënie prej 2.2 për qind për eurozonën.
Papunësia në zonën e euros do të vazhdojë të rritet, nga 8.3 për qind këtë vit në 9.4 për qind në 2021. Kjo, megjithëse bankat qendrore kishin reaguar shpejt, “paqëndrueshmëria e sektorit financiar ka arritur në nivelet, të cilat për herë të fundit u panë gjatë krizës globale financiare të vitit 2008”. “Stresi i tregut financiar është një reflektim i një ankthi të thellë dhe i pasigurisë rreth kostove reale ekonomike që familjet dhe bizneset në të gjithë botën do të përballojnë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se gjatë muajve në vijim do të rritet numri i humbjeve të vendeve të punës globalisht. “Sa më gjatë të vazhdojnë këto kushte, aq më shumë ato potencialisht do të ushqejnë dinamikën recensionale të vetëmbajtjes dhe ekspozojnë dobësitë ekzistuese në ekonominë reale dhe sektorët financiarë.
Ekonomia botërore është në procesin e nxjerrjes së vetvetes nga humnera, në të cilën u zhyt gjatë zhvillimeve të këtij viti. Por, për vitin 2021, FMN parashikon rritje globale prej 5.2 për qind, pak më e ulët sesa në azhurnimin e qershorit 2020, për shkak të rënies më të madhe që duket se po dëshmojnë të dhënat për vitin 2020. Me këtë nivel të rritjes, bota do të arrijë nivelin e pasurisë së vitit 2019, me një përmirësim të vogël prej 0.6 për qind krahasuar me vitin para Covidit. Për t’iu kundërvënë këtyre efekteve të krizës, të cilat duket se janë të qëndrueshme, BE përgatitet të ndryshojë “Librin e Rregullave Fiskale” dhe kriteret e konvergjencës, ndërsa edhe FMN duket se “ka thyer të gjitha dogmat neoliberale të së kaluarës”. Prandaj, ajo rekomandon që qeveritë të vazhdojnë të mbështesin ekonominë, kërkesën dhe ofertën, edhe nëse kjo rrezikon përkeqësimin e deficiteve dhe niveleve të borxhit. Një ligjërim mjaft i ri për institucionin “Bretton Woods”.
FMN madje sugjeron pezullimin e rregullave fiskale gjatë kësaj periudhe të vështirë. FMN rekomandon që në vendet ku rregullat buxhetore pengojnë veprimin, pezullimi i tyre i përkohshëm do të justifikohet, së bashku me një angazhim për të ndjekur një rrugë të konsolidimit gradual, pasi të ketë kaluar kriza në mënyrë që të rivendosë pajtueshmërinë në një periudhë afatmesme. Do të ishte e mundur të lirohej hapësira për nevojat e menjëhershme të shpenzimeve duke i dhënë përparësi masave për të luftuar krizën, për të mbështetur më shumë zhvillimin e gjelbër e teknologjinë, shëndetësinë dhe arsimin etj., dhe duke ulur subvencionet e synuara dobët dhe shpërdorues. Por ajo që vë në pikëpyetje shumë dhe shqetëson ekspertët dhe analistët më në zë, është e ardhmja. Si do të ndryshojë ekonomia, çfarë do të ndodhë me borxhin publik? Si do zgjidhet kjo çështje, sa kohë që po përdoret si instrumenti i vetëm (sot për sot) për të përballuar krizën e recensionit ekonomik? Një ndryshim i madh pritet të ndodhë në mendimin ekonomik, në ekonominë reale dhe në situatën financiare, rrjedhojë e borxheve dhe deficiteve të mëdha. Le të presim!
Ndryshimet që soli pandemia në shumicën e vendeve kanë qenë shumëdimensionale, sidomos në mënyrën e jetesës dhe sjelljes, shëndeti publik, digjitalizim, inteligjencën artificiale, punësimin nga shtëpia, shkollimin online, blerjet online, shërbimet e tjera digjitale dhe veçanërisht e gjithë ekonomia dhe biznesi. Sipas Bankës Botërore: “Nga rrjetat sociale, pagesat mobile, e-commerce deri tek e-government, teknologjitë digjitale po transformojnë mënyrën sesi njerëzit po ndërveprojnë, bizneset të kryejnë transaksionet dhe qeveritë të ofrojnë shërbimet publike. Duke u përballur me krizën e Covid-19, TD kanë treguar një potencial të madh për përmirësimin e eficiencës, planifikimit dhe kryerjen e aktiviteteve ekonomike”.
Digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale po qarkullojnë me shpejtësi në gjithë aspektet dhe kapilarët e jetës. Përdorimi i platformave digjitale, cloud storage, videokonferencat, nevoja për konektivitet me shpejtësi të lartë dhe të sigurt, pajisjet smart etj., janë disa nga më të evidentuarat gjatë kësaj periudhe, por përballur edhe me sfidat që ato i shoqërojnë.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i robotëve në përdorim është rritur në mënyrë të shpejtë; në fund të 2020 parashikohen të përdoren deri në 3 milionë robotë të rinj industrialë në operacionet e biznesit, pra, 7 herë më shumë se periudha 2014-2020. Ndërkaq, shkollimi online, nga një mënyrë e veçantë, tashmë ka përfshirë gjithë mënyrën e edukimit. Tabletat për zhvillimin e mësimit të nxënësve kanë arritur edhe në skajet më të lagëta, edhe në vendin tonë. Po ashtu, qeveritë mund të përdorin teknologjitë digjitale për të monitoruar, parashikuar dhe ndikuar në (mos)përhapjen e sëmundjes, sidomos në vendet në zhvillim apo në tranzicion siç është dhe Shqipëria. Teknologjitë digjitale mund të shihen si një portë hyrëse për të zgjidhur shumë prej tyre problemet që vijnë nga kriza pandemike.
Natyrisht, ky është një proces, i cili, nga njëra anë synon për të përmirësuar jetën e qytetarëve, nga ana tjetër, përballet me sfidat dhe problematikat që shoqërojnë përdorimin e këtyre teknologjive, sidomos parimet e privatësisë, mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave, shpejtësisë e komunikimit dhe mundësitë e telekomunikimit etj.
Pandemia detyroi mënyra të reja pune, ndërveprimi dhe jetesë për të gjithë. Pandemia Covid-19 ka detyruar miliona njerëz të punojnë nga shtëpia, duke i bërë punonjësit dhe bizneset njësoj të varura nga teknologjia digjitale, ndryshe nga punët “standarde”. Pikërisht kjo teknologji u ka mundësuar atyre që të realizojnë detyrat personale dhe profesionale, duke shfrytëzuar aftësitë që kanë pajisjet smartphone, laptopë dhe kompjuterë personalë. Kësisoj, tashmë kanë ndryshuar shumë mënyra e kritere, protokolle si për punëdhënësin, ashtu edhe për punëmarrësin.
Nga ana tjetër, shitjet digjitale dhe shërbimet e ndryshme, përfshi dhe ato financiare, janë zhvilluar në mënyrë marramendëse. Jowl Le Bon, profesor i asociuar i Shkollës së Biznesit “Johns Hopkins Carey”, vëren se ndikimi i Covid-19 në sferën digjitale ka qenë i jashtëzakonshëm. “Unë thosha se me aftësitë moderne të shitjeve digjitale, shitjet ndryshuan më shumë në pesë vitet e fundit sesa në 50 vitet e fundit. Duhet të them tani që shitjet ndryshuan më shumë në pesë muajt e fundit sesa në pesë vitet e fundit”, thotë ai.
Kjo pandemi po sjell një ndryshim të madh, të cilin natyrshëm po e përjetojmë. Ndryshime dhe transformime të mëdha po bëhen në ekonomi dhe biznes, të cilat priten të jenë të jashtëzakonshme në mendimin teorik ekonomik dhe ekonominë reale. Le të presim…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë