LAJMI I FUNDIT:

Pse po heshtim?!

Pse po heshtim?!

Heshtja është një element shumë i rëndësishëm i retorikës!

Personi i cili hesht kur dikush bisedon, konsiderohet si një dëgjues i vëmendshëm i atij që flet! Disa e shikojnë si një shenjë e të menduarit – koncentruarit të tij!

Kjo dukuri në retorike në shumicën e rasteve është vlerësuar si pozitive!


Ekziston një thënie gjermane: "Nëse folësit do ta dinin se 70 për qind e asaj që e thonë do të shërbejë si kundërsulm ndaj tyre, me siguri do të flisnin më pak"!

Heshtje nuk do të thotë të jesh i qetë dhe të mos thuash asgjë, por do të thotë dëgjim aktiv. Heshtja është pauzë për të menduar dhe jo pauzë e të menduarit.

Kush nuk mund të hesht në momentet e duhura bën gabim të madh gjuhësor!

Heshtja është ar! Të flasësh është argjend!

Fjalën e duhur ta thuash në kohën e duhur është diamant i mbështjellur me platin!

Ai që ka heshtë dhe ka dëgjuar me vëmendje do të jetë folësi më i mirë.

Por, heshtja e shqiptarëve më kujton esenë “Indiferentët” të Antonio Gramshit! Sa shumë heshtje ka! Një heshtje vdekjeje e ka mbuluar këtë vend në kohën e çlirimit të gurmazeve me ligj! E habitshme! Na vjedhin, na vrasin, na poshtërojnë, na mashtrojnë, na gënjejnë dhe ne heshtim!

Mos jemi gjë sinonime të varreve? Heshtja është virtyt i skllavit thoshte një filozof i antikitetit! Sa aktuale për shqiptarët!

Por, nuk mund të flas dhe të ngrejë zërin një shoqëri, së cilës i kanë i kanë mbyllur gojën, i kanë blerë dinjitetin në këmbim të një vendi pune apo të një favori, duke tjetërsuar kështu edhe karakterin e secilit prej nesh! Edhe ky sistem i mbrapshtë patjetër që sjell përçarje dhe polaritet në shoqëri! Sot shumica e shqiptarëve vuajnë akoma për bukë dhe për një vend pune!

Prandaj, askush nuk guxon të dal kundër këtij sistemi, se në fund ngelet pa vend pune, pa bukë dhe në pamundësi që të mbijetojë në atdheun e vetë, detyrohet që të marrë rrugën e kurbetit! Por, kam një pyetje: a ka shërim kjo sëmundje e rëndë e shqiptarëve?

Në trend

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori