LAJMI I FUNDIT:

Pse meshkujve nuk u pëlqen të flasin

Pse meshkujve nuk u pëlqen të flasin

A e dini se meshkujt shumë shpesh tentojnë të shmangin bisedimet, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet e dashurisë? Kjo ndodh sepse nuk shohin asnjë dobi nga bisedimet.

Një studim i realizuar së fundmi nga Universiteti i Missourit ka zbuluar se shumica e meshkujve nuk pëlqejnë të flasin për ndjenjat e tyre.

Përkundrazi, bisedimet e stërzgjatura meshkujt konsiderojnë të çuditshme dhe jotërheqëse, ndërsa mendojnë se ato nuk u ndihmojnë.

Në një farë mënyre kanë të drejtë, kur dihet se në kohën moderne shumica e çifteve janë të hapura për komunikim në mënyrë që ta ruajnë martesën, megjithatë numri i shkurorëzimeve vazhdon të jetë gjithnjë e më i madh. /Telegrafi/