Kur ke një marrëdhënie me një të huaj, fiton një pikëpamje krejt tjetër për botën. Mëson gjithçka për ushqimin, fenë dhe vlerat e tyre. Sigurisht një partner i huaj është ideal për ata që pëlqejnë të udhëtojnë në vende të reja, të njohin kultura dhe njerëz të rinj dhe pse për të tjerët kjo nuk është veçse kokëçarje.
Prandaj nëse bën pjesë në kategorinë e parë, nuk të duhet të mendosh fare pse të pëlqejnë të huajt: thjesht tërhiqesh nga ata, ndërkohë ata që e jetojnë një raport të tillë, thonë avantazhet.
Nëse do mundeshe, do shëtisje në çdo vend, do zbuloje si jetojnë njerëzit, si janë rritur, vlerat që kanë të shtrenjta. Kjo ëndërr realizohet për shumë pak njerëz, ndërsa të tjerëve u mbetet vetëm një mundësi alternative: një udhëtim romantik ndërkulturor drejt zemrës së një të huaji. Dashuria për një person që është pjesë e një bote krejt tjetër nga jotja, jo vetëm e zmadhon botën tënde, por e bën edhe më të mirë. Ja pse:
Mëson një gjuhë të re
Me siguri, të gjithë jemi ulur në klasa kursesh. Por a e ka mësuar ndonjë nga ne një gjuhë, për një ose dy vjet kurs? Dhe le ta themi hapur: shpesh kursin e gjuhës e kemi nisur ngaqë na duhej, jo për dëshirë. Ndërsa kur del me një të huaj, ti ke dëshirë ta mësosh gjuhën e tij. Dhe ia del shumë shpejt. Kjo kthehet në një avantazh. Madje edhe në tregun e punës të bën të dallohesh dhe zgjeron përvojat e tua.
Provon ushqime të mrekullueshme
Çdo kulturë ka pjatat e saj tradicionale. Dhe pse ka restorante të shteteve të ndryshme kudo, asgjë nuk krahasohet me atë që do të gatuajë, me duart e saj, gjyshja e të dashurit të huaj. Koha dhe mundi, receta sekrete dhe dashuria në përgatitjen e një ushqimi të kulturës tënde, bën diferencën. Nëse nuk besoni, pyesni një italian nëse kotoletat e pulës së nonna-s së tyre kanë shijen e atyre të ngrirave që shiten. Përgjigjja do jetë jo.
Kultura e re sjell mësime të reja
Çdo kulturë ka traditat dhe vlerat e saj. Është gjithmonë interesante të mësosh dhe përthithësh tradita të reja. Gjëja më e rëndësishme që mëson kur del me një të huaj është durimi dhe të kuptuarit e tjetrit. Jo të gjithë njerëzit janë rritur njëlloj, sidomos nëse ke ikur nga vendi yt do gjesh edhe më shumë ndryshime ne mjedisin që të rrethon. Kur nis punë, do ballafaqohesh me kolegë dhe shefa që mund të jenë nga vende të ndryshme. Kultura të ndryshme sjellin norma të ndryshme. Aseti më i madh që mund të sjellësh në këto marrëdhënie, është toleranca. Kur ti ndërvepron natyrshëm me kulturat e të tjerëve dhe shfaq durimin e nevojshëm, do jesh e aftë të ecësh në jetën e përditshme.
Do krijosh minikulturën tënde duke kombinuar dy botë
Kur ti nis një raport serioz me dikë dhe flet për të ardhmen e përbashkët, sigurisht që feja dhe kultura luajnë rol. Mendon si do ndërthurësh traditat e festave etj. Në një shoqëri dhe ekonomi globale, rritja e fëmijëve ndërkulturorë nuk është vetëm avantazh për ta, por do i bëjë edhe qytetarë më divers dhe të përgatitur në botë.
Jeta bëhet e larmishme
Kur je mësuar ta shohësh botën me një lloj lenteje, pamja bëhet pak e mjegullt kur ndryshon fokusi, shkruan revista class. Kur dashurohesh me një të huaj, mënyra e vjetër e të bërit të gjërave, nuk do funskionojë gjithmonë. Do të keni mënyra të ndryshme reagimi ndaj gjërave dhe duhet të përshtateni për t’u marrë vesh. Kompromise do të bëhen dhe ti në fund do ndryshosh pikëpamjet për botën për të ndihmuar marrëdhënien. Ky është një ndryshim i shëndetshëm sepse rritesh si person duke brendësuar një kulturë të re. Pjesa më e bukur e kësaj është që, kur udhëtoni bashkë, argëtimi nuk mbaron kurrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos