Jemi të sigurt që edhe tek ju, asnjë darkë, festë, martesë, aheng nuk kalon pa dolli apo pa i cakërruar gota. A keni menduar ndonjëherë se kush e ka shpikur cakërrimin e gotave dhe çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?
Një nga legjendat thotë se në mesjetë njerëzit i kanë cakërruar gotat që t’i dëbojnë demonët. Kjo histori është e lidhur me kambanat e kishave, tingujt e të cilave besohej se i frikësonin dhe i dëbonin të gjitha forcat e errëta.
Megjithatë, një tjetër histori më realiste është e njohur për këtë zakon. Në fakt, në kështjellat mesjetare në Evropë armiqtë "eliminoheshin" duke derdhur helm në verë. Pasi që ishte dëgjuar për këtë "sekret", për ta fituar besimin e mysafirëve, nikoqirët në festa të mëdha i godisnin fort gotat e tyre me gotat e mysafirëve që mos t’iu ngatërroheshin pijet, dhe të ftuarit të ishin të sigurt që në verën e tyre nuk fshihej ndonjë helm.
Nga këtu rrjedh edhe zakoni që nikoqiri gjithmonë i pari ta shijojë verën përpara se t’ua ofrojë atë mysafirëve.
Në fiset e vjetra gjermane i cakërronin gotat para çdo pije, në mënyrë që t’i trembnin shpirtrat, ndërsa në këtë besonin edhe vendësit e Kongos. Kalorësit e fiseve nomade i dekoronin gotat e tyre me kambana dhe mjete të tjera që bënin zhurmë për të mbajtur të ligën larg njerëzve. Në Tibet dhe në dinastinë Shang, ishte gjithashtu traditë që para pijes të "bëhej zhurmë" duke cakërruar për fat dhe prosperitet.
Në Greqinë e lashtë tingulli gjithashtu luante një rol të rëndësishëm në pirjen e verës, por vetëm sepse grekët besonin se vera sjell bukuri dhe spiritualitet për të gjitha shqisat, kështu që përveç shijes, ngjyrës dhe erës, cakërrimi i gotave sillte edhe kënaqësi për veshët.
Antropologët thonë se sumerët e lashtë kishin shumë rituale për pijet, por cakërrimi i gotave nuk përmendet askund në mënyrë specifike.
Sot cakërrimi i gotave zakonisht do të thotë gëzim dhe lumturi, dhe në disa vende është edhe shprehje e respektit. Japonezët në darka të relaksuara me miqtë kur cakërrojnë, gotat i vendosin në të njëjtin nivel, ndërsa në darkat e punës zyrtari i cili e cakërron me shefin, si një shenjë respekti, gotën e tij e vendos gjithmonë pak më e ulët.
Gëzuar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare