LAJMI I FUNDIT:

Pse femrat jetojnë më gjatë

Pse femrat jetojnë më gjatë

Edhe pse të gjithë e dinë se femrat jetojnë më gjatë se meshkujt, megjithatë deri më tani nuk është ditur arsyeja pse ndodh kështu.

Shkencëtarët besojnë se kjo është për arsye se femrat dhe meshkujt janë të ndërtuar nga materiali i ndryshëm gjenetik

Ekspertët pohojnë se materiali gjenetik i meshkujve në njëfarë mënyre kufizon jetëgjatësinë e tyre. Madje po të mos e trashëgonin femrat këtë material nga babai, ato do të mund të jetonin edhe më gjatë.

Zbulimin e kanë bërë shkencëtarët japonezë, të cilët kanë bërë një ‘model të miut femër’, pa gjenet e trashëguara nga babai, por kanë shfrytëzuar materialin gjenetik nga dy nëna.


Rezultatet kanë treguar se ky mi-femër ka jetuar më gjatë sesa minjtë tjerë femra, të cilët në materialin e tyre gjenetik kishin pasur edhe gjene të trashëguara nga babai.

Kjo është dëshmi se gjenet të cilat trashëgohen me anë të spermatozoideve (qelizat seksuale mashkullore) kanë efekt negativ në jetëgjatësinë e gjitarëve (ku bën pjesë edhe njeriu).

Autorët e studimit kanë pohuar se në jetëgjatësinë e meshkujve ndikojnë edhe punët e rënda fizike, përgjegjësitë e mëdha dhe ekspozimi i përditshëm ndaj stresit. /Telegrafi/