Çka nëse ju mund t’i garantoni vetes një intervistë fillestare me një rekrutues, pa e lënë asnjëherë rehatinë tuaj? Po sikur të mund t’ua vëni përpara rezymenë tuaj 5, 10 apo 20 menaxherëve të punësimit – të gjithëve, në të njëjtën ditë? Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, apo jo? Por, kjo është e vërtetë, në saje të panairit virtual të punës.
Panairet virtuale të punës zhvillohen online.
Kompanitë/Organizatat që kanë vende të lira pune, improvizojnë “Shtande” të mbushura me informata për gjithçka, nga konkurset për vende të punës, mundësitë e avancimit, e deri te informatat e përgjithshme të kompanisë.
Po, “ndjekja” e një panairi virtual të punës mund të shpaguhet (shumëfish) për ju – nëse e planifikoni, përgatiteni dhe leni përshtypje.
Ja ku e keni një strategji me tetë hapa për pjesëmarrje të suksesshme në panairin virtual të punës:
Hapi i Parë: Bëni detyrat e shtëpisë
Është thënë se gjetja e një pune nuk është asgjë më shumë se një lojë numrash – aplikoni në mjaft prej tyre dhe herët a vonë do të fitoni një (punë). Dhe përderisa kjo strategji mund të shpaguhet përfundimisht, ajo gjithashtu mund të dëshmohet të jetë një përvojë jashtëzakonisht frustruese, me shumë refuzime dhe kohë të humbur.
Një strategji shumë më e dobishme për kërkimin e vendeve të punës është të orientoni aplikacionet tuaja në drejtim të punëve, për të cilat ju keni më shumë gjasa t’i fitoni. I njëjti parim vlen edhe për panairet virtuale të punës.
Mos merrni pjesë në një panair virtual të punës, thjesht, sepse mund ta bëni këtë. Bëni detyrat e shtëpisë. Kontrolloni uebfaqet për punësim dhe LinkedIn për panaire pune që paraqesin kompani në industrinë tuaj, me vende të lira pune, për të cilat jeni të kualifikuar dhe në lokacione, në të cilat dëshironi të punoni.
Duke qenë selektiv rreth asaj se cilat punë do të aplikoni, ju do të përmirësoni përvojën tuaj dhe shanset tuaja për sukses.
Hapi i dytë: Vëni rregull në shtëpinë tuaj
Para se të uleni dhe të hyni në panairin e punës virtuale, hyni pak në ritmin e pastrimit dhe rregulloni shtëpinë.
Para se të hyni në uebfaqen virtuale të punës, dilni prapa kompjuterit dhe shikoni hapësirën tuaj nga këndvështrimi i kamerës suaj.
Largoni çdo gjë që duket joprofesionale.
Hapi i tretë: Vishuni për sukses – vishni rrobat tuaja më profesionale.
Ndërkohë që panairet virtuale të punës mund të duken më pak formale dhe më të relaksuara sesa panairet tradicionale të punës ose intervistat personale, duhet ta dini se nuk janë të tilla. Kompanitë bëjnë investime të rëndësishme në panairet virtuale të punës – në regjistrimin dhe kostot e krijimit, në kohën e personelit dhe në teknologji. Ata i marrin këto ngjarje shumë seriozisht dhe kërkojnë nga punëkërkuesit që të bëjnë të njëjtën gjë. Duke u veshur në mënyrë profesionale, ju tregoni se jeni serioz.
Hapi i katërt: Bëni gati dokumentet tuaja
Përpara se të hyni, sigurohuni që ta keni të gatshme rezymenë e punës. Nëse e dini se cilat kompani do të marrin pjesë në panairin e punës (dhe ju duhet ta dini, nëse keni ndjekur hapin e parë), përpiquni ta përshtatni rezymenë tuaj për secilën kompani.
Bëni rezymesë një redaktim. Më pas, ruajeni në desktopin e kompjuterit tuaj, në mënyrë që të mund t’i qaseni shpejt, ta dërgoni me email dhe ta diskutoni atë me rekrutuesit.
Hapi i pestë: Kontrolloni lidhjen tuaj
Nuk ka pothuajse asgjë më të keqe, sesa të jesh në mes të mesazheve të drejtpërdrejta ose një video-bisede dhe….lidhja jote e internetit të ndërpritet.
Para se të futeni, kontrolloni dy herë baterinë tuaj për të siguruar që është e mbushur plot dhe sigurohuni që të keni një lidhje të mirë interneti.
Hapi i gjashtë: Ruaje klasin
Vetëm pse jeni në shtëpinë tuaj dhe po dërgoni mesazhe të drejtpërdrejta, nuk do të thotë që duhet të harroni të jeni profesional – mos harroni tu drejtoheni rekrutuesve me “Znj.” dhe “Z.”.
Të jeni të sjellshëm!
Ajo çfarë duhet të harroni është mënyra e lirshme, me të cilën ju komunikoni me miqtë tuaj në internet – mos përdorni emotikone, SPS ose të shkruani FLM.
Hapi i shtatë: Merrni shënime
Ky hap është ndoshta më i lehti dhe më i rëndësishmi për t’u arritur: Merrni shënime. Merrni shumë shënime, për çdo gjë.
Para se të hyni në panairin virtual të punës, merrni shënime mbi kompanitë që do të marrin pjesë aty.
Cilat vende pune i kanë renditur si të lira? Cilat janë arritjet e tyre më të mëdha? Si mendoni se mund tu ndihmoni atyre?
Përdorni shënimet tuaja për të përpiluar pyetje që do tu bëni rekrutuesve. Përdorini ato për të krijuar tri mesazhe kyçe për veten tuaj – si mund të jeni pjesë e vlefshme e ekipit të tyre, si përkthehet përvoja juaj në qëllimet e kompanive të tyre, si mund t’i ndihmoni ata.
Përdorni shënimet tuaja – pyetjet, mesazhet kryesore – për t’i treguar kujt do me të cilin bashkëbisedoni se sa jeni të përgatitur.
Hapi i tetë: Çojeni deri në fund
Dërgoni letra falënderuese për këdo që ka harxhuar kohë për të folur me ty. Do t’i impresionojë ata dhe do të mbajnë në mend emrin dhe rezymenë tuaj.
Për më shumë informata klikoni këtu
Artikull i Sponzoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova