Pse duhet Behgjet Pacolli të bëhet president i Kosovës?
Dilema hamletiane rugoviane e viteve ’90-ta se a më parë do të duhej ndërtuar kapacitetet (pluralizmi, mediat e lira, standardet e tolerancës ndëretnike, etj.) demokratike, e më pastaj instrumentet e shtetit (ushtria, policia, gjyqësia, etj) të përcjella me gjithë aparaturën klasike, si duket u hoq në vitin 1999, kur de fakto e de jure filloi ndërtimi i shtetit të Kosovës si një shtet i ri. Dilema e vetme më tej, e realisht edhe sot mbeti se: athua ky shtet i ri i duhet t’i ngjajë një shteti të tipit (Westphalian) klasik me të gjitha ingerencat e tija të lartcekura në formë përmbajtje, apo ka nevojë vetëm për formën shkaku se Kosova është një “sui generis” dhe shkaku se është ngrit me ndihmën ndërkombëtare (Amerikane)? Por nëse i adresohemi gjithë periudhës së pasluftës, pra tendencës për të instaluar sistemin e demokracisë dhe aparaturës së sajë përcjellëse: pluralizmin zgjedhjet e lira, synimin për ndërtimin e kapaciteteve institucionale (qeverive lokale e nacionale), etj., pa e ndërtuar lokomotivën kryesore lëvizëse – pra institucionin e shtetit të Kosovës, na del se demokracia e kuptuar si “sundim i popullit”, jo vetëm që nuk u bë, por si shtesë i gjithë kësaj u komprometua deri në ekstrem sidomos me lojën e vetëkënaqësisë së: individëve, grupeve të ndryshme partiake (lexo: grupeve të rafineruara dhe të varura tërësisht nga interesat meskine materiale!) dhe ish Administratës së UNMIK-ut!
Pra, thënë më thjesht u pa qartë se shteti i Kosovës, është larg modelit klasik të qenit shtet edhe për një shkak se ai në sytë e elitave politike kosovare nuk u projektua si një domosdoshmëri nacionale, por me tepër si një mundësi pasurimit marramendës e një kaste që mendonte se i takojnë të gjitha meritat e monopolit mbi të drejtën jo vetëm posedimit të arriturave që ishin rezultat i shumë gjeneratave që sakrifikuan për këtë ideal, por edhe të drejtës për t’i menaxhuar proceset e reja në horizont! Ishte kjo një periudhë kur mbikëqyrja e brendshme nuk ishte e fokusuar sa duhet në këto zhvillime, ndërsa ajo ndërkombëtare as që kishte shfaqur interesim, ngase disa segmente të saja ishin infiltruar në këtë synim. E ndodhur në një lloji të këtillë paradoksi, Kosova dhe shoqëria e sajë filloi të futet në një rreth vicioz të krizës: morale, politike, kulturore e sidomos asaj ekonomike, ku vetëm çështja e definimit të statusit politik në fakt e frenoi daljen apo problematizimin e saj në horizont.
Përvoja dhjetëvjeçare e kësaj demokracie tipike improvizuese dëshmoi disa fakte të pakontestueshme se: Kosova edhe më tej vazhdoi të jetë jo edhe gjithaq e mirëmenaxhuar sa dhe si duhet, ndonëse vizioni, entuziazmi, e sidomos mobiliteti i pasluftës nuk mungoi në të gjitha shtresat e shoqërisë kosovare për të ndërtuar një shtet stabil dhe funksional.
Papunësia dhe varfëria e skajshme e qytetarëve të Kosovës (të identifikuar si faktor tejet kërcënues për të gjithë), në një mënyrë apo tjetër ishin dy faktor shumë fuqizues për të dëshmuar se koha e improvizimeve dhe pretendimeve për të ndërtuar jo një demokraci (siç e kam identifikuar!) “feudale”, por një demokraci neo-liberale ku të gjithë qytetarët kosovarë do të kishin mundësitë e barabarta të konkurrencës dhe mobilitetit social për të dëshmuar shkathtësitë e veta personale, grupore, elitike, etj., të menaxhimit me resurset njerëzore dhe ato materiale.
Shikuar nga ky këndvështrim kuptojmë që Kosovës i duhej më shumë se kurrë një vizion i ri, pra një shpresë dhe një rimobilizim i ri jo vetëm politik, por edhe social e ekonomik, në mënyrë që të tejkalohej gjithë ajo amulli dhe stagnim dekadash të ndodhura me fajin e regjimit serb. Por, vizioni i ri rimobilizues sidomos kur ishin në pyetje shpresat e një ringjalljeje sociale e sidomos asaj ekonomike për qytetarët e Kosovës ku qytetari me plotë elan e motiv do t’i hynte projektit të rindërtimit të vendit dhe vet vetës, nuk ndodhi! Në vend të këtij synimi e projekti, u përhapën dhe u shtuan pa kontroll sjelljet deviante (krimi i organizuar, korrupsioni, etj) pa asnjë kontroll social që si pasojë do të kenë padyshim ashpërsimin e kontradiktave sociale deri në absurd, sa që vetëm një shkëndijë sado i vogël u duhet që të shpërthejnë dhe të komprometojnë gjithë këto investime të përbashkëta kombëtare e ndërkombëtare! Kasta që mori përsipër shpejtimin e proceseve demokratike, doli që interesat e veta personale e grupore t’i avancojë shumë më shpejt se sa ato nacionale. Vendi, u zhytë në krizë sociale, morale e tash së voni edhe politike, shumica e ideve e projeksioneve për një të ardhme më të mirë dhe më premtuese nga ish elitat politike mbetën vetëm fraza boshe dhe për konsum të brendshëm!
Konstatime, apo mësime të nxëna
Së pari, u kuptua se demokracia nuk mund të ndërtohet me improvizimin e pluralizmit partiak, organizimit sa për sy e faqe të zgjedhjeve, krijimin e një qeverie servile, jo profesionale, jo kompetente e mbi te gjitha të menaxhuar nga një mekanizëm antidemokratik siç është ai i UNMIK-ut, por me inaugurimin: tregut të (kontrolluar me mekanizmin e shtetit) lirë, sundimit skajshmërisht të ligjit, luftimin e (pakompromis!?) korrupsionit dhe krimit të organizuar (sidomos në pjesën veriore që edhe sot e kësaj dite është evident dhe tejet i organizuar nga mafia shqiptaro-serbe) e sidomos fuqizimin e rolit të ekzekutivit.
Së dyti, po ashtu u kuptua, se demokracia pa transparencën, llogaridhënien dhe sidomos përgjegjësinë e humb kuptimin e të qenit si forma më e mirë e qeverisjes (prej të gjitha formave tjera) me njerëz dhe të mira materiale, dhe
Së treti, definitivisht u vërtetua se sistemi i demokracisë nuk mund të ndërtohet pa njerëz (teknokratë të përgatitur mirë), pra pa një elitë dhe projekt të përpunuar detajisht politik, të cilët rolin e politikëbërësit nuk mund ta udhëheqin njerëzit që as buxhetin e familjes së vetë nuk mund ta menaxhojnë në rrethanat e proceseve aq dinamike politike e ekonomike.
Nevoja e ndryshimeve në sistem
Duke identifikuar të gjitha këto defekte që në vija të trash bien më së shumti në sy, kujtojë që Parlamentarët e ardhshëm fokusimin e tyre më të madh do të duhej ta koncentronin në nevojat e ndryshimeve kushtetuese, prej edhe dosido burojnë të gjitha këto pakënaqësi jo vetëm sociale edhe ekonomike, por do shtoja edhe politike. Në këtë kontekst ky Projekt i ndryshimeve, padyshim që do të ishte një ofertë e re për rimëkëmbjen e vendit. Ndërsa, në kuadër të gjithë kësaj, padyshim që ndryshimet kushtetuese e sidomos procesi i përzgjedhjes së Presidentit të ardhshëm do të ishte më se një domosdoshmëri e llojit të vet. Ngaqë, të gjitha analizat dhe parametrat empirik kanë treguar se demokracia liberale e shoqëruar me formën e qeverisjes presidenciale, në kohen kur Kosova ka pësuar një devalvim të çdo vlere morale do të ishte një ofertë modeste apo një “mission possible”, ku rimëkëmbja e përgjegjësisë dhe e mobilitetit do të ngrihej në një nivel të ri dhe të mjaftueshëm për të filluar ringritjen e dinjitetit të nëpërkëmbur të qytetarit Kosovar që ende nuk arriti të shijoi frytet e demokracisë së njëmendet.
Sistemi presidencial, thënë më thjesht shikuar nga këndvështrimi institucional është një frymë e re e cila deri diku kujtojmë përafrohet edhe me kulturën dhe ngrehinën e mentalitetit tonë kolektiv. Kuptohet, diskursi i këtillë që kulmon me një tip të ri të përgjegjësisë, me një frymë të re të sjelljes ndaj punës dhe shtetit të ri që do të ndërtohej e ruhej me po aq xhelozi sa investohet në të. Thënë me shkurt mënyra e zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm do te kushtëzonte edhe reformat në: arsim, shkencë, teknologji, inxhinierinë njerëzore etj. Ky lloj kontiniumi heterogjen në pamje të parë do të krijonte me pastaj edhe parakushtet e reja për një mobilizim social kombëtar, meqë do te krijoheshin vende të reja pune, do te fuqizoheshin kapacitetet dhe resurset e gjithëmbarshme sociale kombëtare ku papunësia nuk do ishte kjo që është.
Në anën tjetër, po ashtu do të hetoheshin demaskimi i pengesave burokratike të instaluara qëllimisht nga ana e Administratës së UNMIK-ut dhe kontrollet meskine shtetërore që do të zvogëloheshin në mikronivele që kanë kaluar ethet e procesit të tranzicionit. Kjo padyshim që mund të arrihet vetëm përmes reformës së pushtetit lokal, decentralizimit, privatizimit, derregullimit, dhe reduktimit të administratës qendrore dhe asaj lokale në një administratë të efektshme, funksionale, racionale, teknokrate, si dhe afirmimin e diskursit social në kuptimin e një egalitarizmi ligjor për qytetarë ku politika dhe interesat shtetërore do zënin hapësirë të pakontestueshme.
Argumenti i parë
Përvoja e ndërtimit të kapaciteteve demokratike sidomos në shoqëritë e Evropës Qendrore dhe Lindore, gjatë valëve të mëdha të demokratizimit, në fakt çuan kah valët e një autoritarizmi të pastër, ku kontrolli i gjithë rrjetit social nuk u monitorua sa dhe si duhet nga mekanizmat përkatës të mbikëqyrjes dhe kontrollit publik.
Argumenti i dytë
Mospërputhja e formulës kushtetuese me praktikën politike të ushtruar gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë që shumica e vendeve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë hequr dorë në Kushtetutat e tyre nga sistemi gjysmë presidencial edhe për shkak se nuk kanë korresponduar me praktikën empirike politike të pasluftërave: Kroacia, Bosnja, Serbia, etj.
Argumenti i tretë
Përvoja teorike dëshmoi që sistemi presidencial është i mundur vetëm nëse kuptimi i marrëdhënieve në demokracinë parlamentare është e mundur vetëm nëse bëhet një ndarje struktë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, d.m.th. akterëvet kryesorë të pushtetit në një vend.
Epilogu
Pra duke u nisur nga e gjithë kjo që u tha mësipërm dhe duke dashur të japim një përgjigje në pyetjen e titullit, kujtojë që ndryshimet që duhet të pasojnë në periudhën apo dekadën që po hyjmë, së bashku me nevojën e një stabiliteti të duhur jo vetëm politik, por tash edhe ekonomik e sidomos social (pa të cilin integrimi ka me qenë vetëm një ëndërr) dhe domosdoshmërinë e një adrese unifikuese e gjithsesi edhe mobilizuese për gjithë vendin, na çojnë kah një emër i vetëm në këtë moment. E që ai njihet nga të gjithë ne dhe nga të tjerët jashtë nesh…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin