Nga: Douglas Murray / The Spectator
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Epo, fort mirë që të paktën koronavirusi mbaroi. Menjëherë kur tanket e Vladimir Putinit u futën në Ukrainë, u shpërbë “Sage” – grupi këshillues për koronavirusin i Mbretërisë së Bashkuar. I njëjti efekt u ndie në ShBA ku, po pas shpërthimit të luftës në Evropë, na hupi pa fije edhe Dr. Anthony Fauci (drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundje Infektive dhe këshilltar për shëndetësinë i presidentit amerikan Joe Biden – v.j.). Pas dy vjetëve nëpër lajme qendrore, mjeku i mirë papritmas bash kurrkund nuk po shihet. E, qysh po shihet, koronavirusi ka dalë prej mode.
Po shihet që është larguar edhe “emergjenca klimatike”. Për vite të tëra kur bota nuk përballej me ndonjë emergjencë të prekshme, secili politikan i Parlamenti skocez e ma gjerë këmbëngulte se krejt jemi të dënuar me shkatërrim dhe se jemi duke shkuar drejt Ferrit. Mendimi si ky i kaptoi qeveritë e shteteve më të zhvilluara dhe – në periudha të ndryshme – e tmerroi një brez të tërë të rinjsh me këmbënguljen se e kemi veç një dekadë, një muaj apo një minutë për ta shpëtuar veten.
Këta tipa tash nuk po bëjnë zhurmë. Në fakt, pushtimi i Ukrainës prej Putinit bëri që disa prej tyre ta kthejnë kokën në anën tjetër. Kur kriza reale tashti po ndodh në fqinjësi, edhe partia e Gjelbër e Gjermanisë e ka kuptuar se nuk është rendi me i shpërnda te vendet tjera dilemat e tyre etike të energjisë. Gjermania ishte e gatshme me ra në varësi të gazit rus me pretendimin se është më ekologjiku që mund të jetë. Por, gjithçka që arriti ishte dobësimi i vetes duke e bartur të ardhmen energjetike te një i çmendur.
Vetëdijesimi i ngjashëm po ndodh edhe këtu, në Mbretërinë e Bashkuar. Disa javë më parë, Boris Johnsoni na lodhte duke folur për neutralitetin e karbonit si prioritet i qeverisë së tij konservatore. Tashti ai nisi ta kuptojë se nuk është bash politikë e mirë braktisja e formave më efektive të energjisë duke u mbështetur tek burimet më të pakta. Duhej një luftë për ta bindur për këtë. “Duhet të reflektoni ndaj realitetit se për momentin puna është komplekse”, e pranoi Johnsoni këtë javë, si burrat.
Nuk dua të tallen. Ose, të paktën nuk dua ta teproj me tallje. Ama, po i ceki këto gjëra për me nxjerr në pah një diçka më të thellë. Siç kam komentuar edhe më parë, disi më duket se epoka jonë – përgjatë viteve të fundit – e ka një prirje, madje ndoshta një dëshirë, për të bërë lëvizje të papritura nga një fatkeqësi te fatkeqësia tjetër. Fatkeqësia aktuale është Putini. Para tij ishte koronavirusi. Para kësaj ishte ekologjia. Nuk më kujtohet çka ishte më parë. Racizmi? Ndoshta Brexit-i? Diku mes këtyre krizave kishte sefa. Por, shoqëria e ka krijuar një oreks për t’u përqendruar në vetëm një gjë, në një kohë, duke e vënë krejt vëmendjen aty, si te Syri i Sauronit (ligësia te “Kryezoti i unazave” – v.j.), e pastaj të vazhdojmë tutje. Në kërkim të kuptimit, në këtë proces është e lehtë të kapemi për një kauzë pas një kauze tjetër. Është gjithashtu e mundur të biesh pre e cinizmit – për të mos e përmendur këtu mungesën e shpresës.
Në fakt, kohët e fundit – në Savana të Gjorgjias, ku po ndihmoj në krijimin e një kolegji të arteve që quhet Kolegji Ralston e që për studentët do të jetë i hapur këtë vit – kam menduar për këtë. Qëllimi është t’ju jepet studentëve ai lloji i edukimit që dikur vlerësohej si edukim i duhur. Do të ketë mësime për klasikët dhe për veprat e mëdha nga opusi perëndimor, si dhe njohuri për qytetërimin dhe pasuritë që qytetërimi i ka sjellë. Në këto çaste, përpjekjet e tilla mund të duken të gabuara e jo të duhura. Një profesor më tregoi se një studente kohëve të fundit i tha se dëshiron të shkojë në Ukrainë, për të luftuar. Kjo sepse prindërit e saj më parë e kishin përjetuar vuajtjen prej tankeve ruse, ndaj donte të bënte diçka për të ndihmuar. Në realitet, një studente e shkencave humane, pa trajnime në artet e luftës, nuk është ndihmesë e madhe përballë një hordhie.
Dhe, këtu mund të shfaqet mungesa e shpresës. Ndoshta tashmë shumë njerëz janë të pashpresë. Por, papritur m’u kujtua një predikim që C. S. Lewis e mbajti në kishën universitare të Oksfordit, në vjeshtën e vitit 1939. Po e përmendi jo pse mendoj se jemi në pozicion të ngjashëm me gjendjen e atëhershme, e as për faktin se nuk jam një nga ata shumë njerëz që besojnë se njerëzimi është ashiqare i mallkuar për t’i përsëritur vitet 1930. Po e përmendi vetëm sepse, në këtë moment, më duket e përshtatshme përmbajtja e asaj që Lewis e tha te “Të mësuarit në kohë lufte”.
Në një nga pikat e shumta që Lewis tërhoqi vëmendjen është ajo të cilën herë pas here jam përpjekur ta barti te të tjerët – e që është kërkesa që të mos vonohemi me atë që duhet bërë, vetëm sepse tashti po ndodhë një katastrofë në botë. Siç ka thënë Lewis: ‘Jeta e njeriut ka qenë gjithmonë buzë gremine … Nëse njerëzit do ta shtynin kërkimin e dijes e të bukurisë për një kohë më të sigurt, kërkimi nuk do të kishte nisur kurrë”. Me fjalë të tjera, jeta kurrë nuk ka qenë “normale”; madje edhe ato periudhat e historisë që i paramendojnë si normale, përmes një vëzhgimi më të mirë dalin se kanë qenë përplot me rrëmuja. “Kurrë nuk kanë munguar arsyet bindëse për t’i vonuar të gjitha aktivitetet kulturore deri në kohën kur shmanget rreziku i afërt ose kur korrigjohet ndonjë padrejtësi”, ka thënë Lewis.
Soji ynë e veçon veten duke i injoruar ato arsye të besueshme. Insektet e kanë zgjedhur rrugën e tyre dhe i marrin shpërblimet e veta, thotë Lewis. Por, kjo nuk është rruga jonë. “Njerëzit janë të ndryshëm. Ata parashtrojnë teorema matematikore nëpër qytete të rrethuara, japin argumente metafizike në qelitë e burgut, bëjnë shaka në skela, flasin për poezinë më të re teksa përparojnë drejt mureve të Kebekut dhe i krehin flokët në Termopile. Nuk është kjo mënyrë e sjelljes. Është natyra jonë”.
Përderisa mendoj se Lewisi ka qenë i saktë, në fakt mund të ndryshohet ajo natyra që ai e përshkruan. Mund të ndryshohet nëse ajo natyrë perceptohet gjerësisht – dhe mësohet – si diçka e gabuar. Një autoritet i epokës sonë po thotë se çdo gjë tjetër duhet të vonohet derisa të trajtohet padrejtësia ose gabimi i kësaj sezone, derisa pabarazia të rregullohet, derisa drejtësia të mbretërojë kudo, ose temperatura e planetit të rregullohet përgjithmonë. Nuk e nënvlerësoj rrezikun apo mjerimin e asaj që po ndodh në Ukrainë. Por, historia e viteve të fundit do të duhej të na kishte treguar se, mos asgjë tjetër, kjo është jeta e njeriut – rrëshqitje nga një fatkeqësi në tjetrën. Katastrofat janë të pafundme dhe vazhdimisht vijnë. Por, ato nuk mund ta përcaktojnë jetën tonë më shumë seç duhet. Rëndësi ka ajo që ne zgjedhim të bëjmë në momentet mes katastrofave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë