LAJMI I FUNDIT:

Provoni diçka të re, por jashtë krevatit

Provoni diçka të re, por jashtë krevatit

‘Provoni diçka të re, por jashtë krevatit’, thonë ekspertët britanikë. Nëse bëni diçka të re, si për shembull një udhëtim bashkë në Alpet e Veriut, niveli i dopaminës dhe i testosteronit rritet.

Ky fakt përkthehet ndryshe, me rritje të dëshirës për seks. Por ekspertët mendojnë se edhe thjesht kujtimet mund ta rizgjojnë shkëndijën e fillimit.

Thjesht, bëhuni nostalgjikë për atë natën ‘e çmendur’ që kaluat dikur bashkë. Ndërsa në krevat, sipas terapistëve, e rëndësishme është të prekeni kudo! Merrni kohën e duhur, prekni njëri-tjetrin, ledhatohuni, pa menduar si fillim për seksin.

Jo gjithçka mund të përkthehet në orgazëm, njësoj si në kohët e fillimit, kur jetën tuaj seksuale nuk e kishit lënë të drejtohej nga piloti automatik. /Telegrafi/