Protesta gjithë-popullore e 24 prillit në Prishtinë
Kur ishim fëmijë, në rrugën Xhon Kenedi në pjesën veriore të Mitrovicës, një nga gangsterët e mëhallës, kur donte ta grushtonte dikë, fillimisht i linte në dorë kapelën e tij duke i thënë “ma mbaj pak se kam një hall”. Kur tjetri pa të keq kurthohej i habitur me kapelën e tij, ai mëshonte grushte dhe e hidhte për tokë.
Kjo për fëmijët e lagjes paraqiste atraksion, derisa njëri nga viktimat e radhës u gjet më mirë: sapo ky gangsteri i zgjati kapelën për mbajtje, ky ia futi grusht hundëve gangsterit.
Këtë sjellje të gangsterit të mëhallës po më përkujton sjellja e fundit e Serbisë.
Serbia kërkoi mirëkuptim nga Uashingtoni e Brukseli që derisa të kryhen zgjedhjet në Serbi të mos e ngacmojnë në Kosovë e me Kosovën. Perëndimi tregoi menjëherë mirëkuptim dhe me këtë edhe lidershipi kosovar u instruktua konform këtij vendimi.
Por, çfarë në të vërtetë ndodhi?
Serbia le që la mënjanë marrëveshjet me Prishtinën në Bruksel si të paqena, por filloi të shkrepë grushtet jo vetëm në veri të Kosovës po edhe në Maqedoni. Akti terrorist mbi familjen e Selver Haradinajt trembi dhe detyroi në shpërngulje banorët jo-serbë në veri të Kosovës, ndërsa me vrasjen e pesëfishtë në Maqedoni tronditi themelet e shtetit tjetër satelit të Perëndimit – Republikës së Maqedonisë.
Për më tepër, Kryeministri i Kosovës pasi njëherë e kualifikoi këtë si akt terrorist, kthehet më vonë në kualifikimin si akt kriminal dhe thotë se nuk është mirë të akuzojmë pa përfunduar hetimet.
Për të qenë ironia në kulm, Kryeministri i Kosovës bënë paralelizëm mes aktit terrorist në Mitrovicë dhe thotë se nuk duhet akuzuar Beogradi derisa nuk përfundojnë hetimet, pasi as krerët maqedonë nuk po akuzojnë shqiptarët pa u kryer hetimet. Kryeministri i Kosovës po harron se të dyja këto krime (edhe akti terrorist në Mitrovicë edhe vrasja e pesëfishtë në Maqedoni) janë zier në të njëjtën kuzhinë, në atë të Beogradit. Përpjekja e kryeministrit për të relativizuar këtë veprimtari kriminale të agjencive inteligjente të Serbisë mund të kuptohet vetëm si falënderim i tij ndaj Beogradit, pasi një ditë më parë Beogradi e tërhoqi aktakuzën ndaj tij.
Përgjigja më e mirë që Kosova mund të japë në këtë situatë është protesta gjithë-popullore e 24 prillit në Prishtinë, organizuar nga shoqëria civile e Kosovës me titull: Stop terrorizmit.
Sa më e madhe të jetë protesta aq më fakt tregues i fortë do të jetë se Kosova nuk prodhon terrorizëm. Se ajo që prodhon terror në Ballkan është Serbia dhe se bota duhet t’i thotë stop këtij terrorizmi ashtu siç i thonë kosovarët.
Në fakt, protesta që do të jetë pa fjalime, pa flamuj dhe pa parulla tjera, nuk i adresohet me emër Beogradit, por ajo vetëkuptohet. Një parullë kaq universale është e kuptueshme për tërë botën. Bota sa e kupton aq edhe nuk e kupton natyrën e konfliktit Kosovë-Serbi, sikurse ne që nuk e kuptojmë natyrën konfliktit në Ruandë. Ajo çfarë ne dëshirojmë është që të mos shohim terror në Ruandë, që të mos shohim skena rrëqethëse. Nuk na intereson se X-qyteti i Ruandës i takon hutuve apo tutsive.
Botës mund të mos i interesojë se kujt i përket Mitrovica – Kosovës apo Serbisë – por bota indinjohet kur sheh skena si ajo në banesën e Selver Hardinajt.
Gjithsesi botës i intereson nëse terrorizmi buron në Kosovë apo po e godet Kosovën.
Kur bota sheh skena të tilla tmerruese dhe sheh se nuk po protestohet në Kosovë, ajo do të mendojë se është një diçka e zakonshme për kodin tonë moral, për mënyrën tonë të jetesës. Pra, e sheh se ne po prodhojmë terrorizmin.
Por, nëse bota sheh se gjithë Kosova çohet në këmbë kundër një akti të tillë, atëherë ajo e gjykon Serbinë për këtë, sepse e sheh civilizimin tek ne e barbarinë tek Serbia dhe jo anasjelltas.
Prandaj, është në interesin e forcave politike të Kosovës ta përkrahin këtë protestë. Ato as nuk fitojnë as nuk humbin aty për aty nga kjo protestë sa i përket garës së tyre për pushtet, por duke qenë kjo një fitore për Kosovën, bëhen hisedarë të saj dhe herë do kurdo e kapitalizojnë këtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama