Agjencia për Pronësi Industriale, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka organizuar konferencën me temë: “Sfidat dhe të arriturat e Pronësisë Intelektuale në Kosovë“, të cilën e hapi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Me këtë rast, ajo ri-theksoj përkrahjen e saj të fuqishme për forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë. Forcimi i një sistemi të tillë është dhe do të mbetet prioritet i MTI-së deri në përmbushjen e plotë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian që pritet të ratifikohet gjatë këtij viti”, u shpreh ministrja Bajrami.
Ajo vuri në pahi se duhet të sigurohemi që përmes mbrojtjes së pronësisë intelektuale të inkurajojmë zhvillimet e reja teknologjike, të nxisim inovacionin dhe shpikjet, dhe të mbrojmë reputacionin e brendeve të kompanive vendore dhe ndërkombëtare. “Prandaj, duke e ditur rolin e rëndësishëm të këtyre të drejtave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me përkrahjen e donatorëve ka ofruar vazhdimisht trajnime, brenda dhe jashtë vendit, për stafin e Agjencisë për Pronësi Industriale për të ngritur kapacitetet”, potencoi ministrja Bajrami.
Ajo tha se qeveria duhet të fokusohet më shumë në bashkëpunimin në mes universiteteve dhe industrisë.
“Në këtë mënyrë do të nxitej më shumë puna kërkimore në universitete dhe do të mund të ofrohej një ambient për themelimin e një Zyre për Transfer të Teknologjisë brenda universiteteve. Kjo do të ndikonte që studentët kosovarë të mësojnë më shumë për teknologjitë e reja të zbuluara në ambientet e universiteteve ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hykmete Bajrami.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të angazhohet në vazhdimësi që institucionet e Pronësisë Intelektuale në Kosovë të anëtarësohen në organizatat gjegjëse rajonale dhe ndërkombëtare për të realizuar të drejtat e pronësisë intelektuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë