LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Emmy vdiq aksidentalisht

Prokuroria: Emmy vdiq aksidentalisht

Prokuroria e Tiranës përfundoi të mërkurën hetimet ndaj biznesmenit nga Kosova Aziz Kelmendi, i cili akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” të ish-të dashurës së tij, Emmy.

Prokurori Ervin Karanxha, pas përfundimit të hetimeve ka arritur në konkluzionin se biznesmeni nga Kosova nuk ka pasur qëllim ta vrasë këngëtaren, por vdekja e saj pas përplasjes nga makina ka ardhur si pasojë e pakujdesisë.

Emmy humbi jetën mbrëmjen e 27 shkurtit 2011, në të dalë të një pub-i në afërsi të zones se "Varrit të Bamit”, në Tiranë.

Që prej asaj nate biznesmeni nga Kosova, pronar i disa pub-eve e lokaleve në Kosovë, si dhe babai i pesë fëmijëve me dy martesa të ndryshme, ndodhet i arrestuar për akuzën e vrasjes së këngëtares me origjinë nga Skrapari. Aziz Kelmendi do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve për të dhënë llogari për krimin e kryer.


47-vjeçari pretendon se vdekja ka qenë aksidentale dhe jo një vrasje e qëllimshme, siç deklaruan familjarët e Emmy-t, raportoi BW./Telegrafi/