LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Burg përjetë vrasësit serial në Elbasan

Prokuroria: Burg përjetë vrasësit serial në Elbasan

Prokuroria i kërkoi të enjten Gjykatës së Elbasanit masën e dënimit burg përjetë për Haki Miskën, i cili akuzohet për katër vrasje makabre, tre prej të cilëve ishin familjarët e tij më të ngushtë.

Prokuroria i kërkoi të enjten Gjykatës së Elbasanit masën e dënimit burg përjetë për Haki Miskën, i cili akuzohet për katër vrasje makabre, tre prej të cilëve ishin familjarët e tij më të ngushtë.

Viktima e parë e monstrës Miska është bashkëshortja e tij, Mimoza Miska, të cilën pasi e ka torturuar mizorisht, e ka goditur me kazmë e mjete të tjera, duke e lënë të vdekur.

Viktima e dytë e Haki Miskut është Gani Bruku, njerku i tij. Vrasja e njerkut ka ndodhur në prill 1995, pas një konflikti ku Bruku e akuzonte Miskun si vrasësin e gruas së tij. Viktima e tretë e monstrës Misku është mësuesi Qamil Luka. Shkaku i këtij krimi ka qënë xhelozia që Misku ka pasur ndaj drejtorit gjë që e shtyu dhe në torturimin dhe më pas në vrasjen e tij.


Viktima e katërt dhe e fundit ndërkohë ka qënë nëna e vetë monstrës Dije Miska, e cila ishte një prej ‘bashkëpunëtoreve’ të djalit të saj, pasi ajo më vonë u zbulua nga vetë rrëfimi i të birit se ka pasur dijeni për krimet e 50-vjeçarit. Pas debatit mes tyre për probleme familjare, ai e ka goditur të ëmën me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Në këtë konflikt ai ka goditur duke lënë të plagosur rëndë edhe vajzën e tij 18-vjeçare, raportoi BW./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori