Projektligji për qytetin e Prishtinës
Sa shumë pa nevojë u politizua ligji për kryeqytetin, besoj se askush nga profesionistët nuk e ka të qartë përse ky veprim, pasi aprovimi apo mos aprovimi nuk mundet të ishte pengesë, që kryeqyteti i Kosovës Prishtina të funksionoi si një qytet me të gjitha tiparet e tij përbërëse urbane pasi e posedonte infrastrukturën e duhur ligjore për të vepruar në aspektin hapësinor dhe urban. Të gjitha vërejtjet, sugjerimet, të projektligjit për qytetin e Prishtinës, në mungesë të transparencës, nuk e di a janë përfshi në versionin përfundimtar që e ka aprovuar qeveria e Kosovës.
Do të ndalëm në vërejtjet, sugjerimet konstruktive nga ana ime, që i janë bërë dokumentit, pasi janë kërkuar nga AsAK (Asociacioni i Arkitekteve te Kosovës) në prill të vitit 2009. Besoj që iu janë dërguar organeve përgjegjëse për ti analizuar, e ato të arsyeshmet e me vend, të përfshihen në dokumentin final të propozim ligjit për procedim të mëtutjeshëm.
Nga aspekti hapësinor dhe urban do të kisha disa sugjerime konstruktive, të cilat do të ishte e preferuar të përfshihen në Projektligji për qytetin e Prishtinës.
• Nuk munden me qenë të definuar kufijtë e qytetit të Prishtinës kur ende nuk janë përpiluar dokumentet hapësinore si Plani zhvillimor komunal (PZhK, dikur Plani hapësinor) dhe Plani zhvillimor urban (PZhU, dikur plani gjeneral urbanistik) me anën e të cilëve caktohen të gjithë parametrat zhvillimore si dhe kufijtë e qytetit dhe të komunës (PZhK), ë bazuara edhe në Ligjin për Kufijtë Administrativ të Komunave, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale etj. me anën e të cilëve fuqizohen kufijtë definitiv të komunës.
Propozohet që qyteti i Prishtinës dhe Komuna të jenë i njëjti territor, pak sa e çuditshme, duke marrë parasysh se ky propozim është në kundërshtim me Ligjin e Planifikimit Hapësinor në fuqi dhe praktikën ndërkombëtare në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban, sugjeroi të korrigjohet ky propozim. (neni 2 alineja 3).
• Nuk është ofruar apo prezantuar publikisht, harta e distrikteve administrative të qytetit të Prishtinës të theksuara,n uk kemi pasqyrë reale se si është menduar me këto ndarje. Termi ‘urbane – rurale” duhet të ndryshohet, nëse bëhet fjalë për zona të qytetit atëherë fjalën ”rural” duhet mënjanuar, (neni 5 alineja 2).
• Është i mirëseardhur avancim i problematikës hapësinore dhe urbane në komunë me formimin e Institutit për Planifikim Urban. Duhet dalluar për cilat zona bëhet planifikimi hapësinor dhe ai urban si detyrat primare të Institutit për Planifikim Urban të Prishtinës i cili në kushtet e sodit duhet të jetë financiarisht i qëndrueshëm dhe i pavarur politikisht. (neni 8 alineja 3).
• Krijimin e Zonës Metropolitane të Prishtinës të cilën do ta formonin komunat e Podujevës, Kastriotit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Graçanicës është në kundërshtim flagrant me principet dhe procesin e zhvillimit hapësinor POLISENTRIK të Kosovës të përfshira edhe në variantin e ri të propozim Planit Hapësinor të Kosovës 2010 – 2020, si dhe të tërë botës e cila po tenton të “korrigjoi” gabimet e bëra në shekullin e kaluar me planifikimin urban të territorit të vet, me dokumentet politike të pakos së Ahtisaarit (decentralizimi hapësinor),të cilën e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës, dhe së fundit edhe me Kushtetutën e parë të Republikës së Kosovës. Alineja e 5 e nenit, me siguri do të irriton përfaqësuesit e këtyre komunave kur nga buxhetet e tyre komunale, edhe ashtu të pa mjaftueshme, duhet të ndajnë mjete materiale. Si i tillë ai duhet harmonizuar dhe korrigjuar. (Neni 9 alineja 1-5).
Ka mendime të ndryshme se Prishtina nuk duhet të ketë status te veçantë, se me këtë kryeqyteti me shume është i fokusuar te marre te hyra tjera nga qeveria qendrore ma shumë se komunat tjera, se do të jetë diskriminuese për komunat tjera, se është në kundërshtim me procesin e decentralizimit i cili është duke u zbatuar në Kosovë dhe në tërë regjionin, se me organizimin aktual të Komunës nuk po plotësohen nevojat e qytetarëve etj. Ndoshta ka edhe të vërteta në këto pohime por këto çështje munden me u evituar me zbatim rigoroz dhe kompetent të ligjeve aktuale në të gjitha nivelet.
Mendimi im personal dhe profesional është se kryeqyteti i Kosovës duhet të ketë një trajtim tjetër në krahasim me vendbanimet tjera, posaçërisht nga aspekti financiar, por duhet harmonizuar kërkesat megalomane me realitetin ekzistues në Kosovë. Propozimi i bërë në nenin 8 alineja 6 për “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” as që do të duhej potencuar pasi ai kompleks është ndërtuar me vet-kontributin e banorëve të Prishtinës dhe si i tillë çart i takon qytetit. Politizimi i tij i ndërlidhur me interesa të dyshimta vetëm është duke dëmtuar të gjithë shfrytëzuesit e tij pas zjarrit të një pjese të tij para shumë viteve. Kjo situatë “prej e mos këput” dikujt po i konvenon që të vazhdoi në pa kufi. Banorët e Prishtinës për shumë vite, pas zjarrit, janë privuar nga shërbimet e nivelit të lartë që i ka ofruar ky kompleks së pari rinis së kryeqytetit,e jo sot sallat sportive të shërbejnë si parkingje të automjeteve siç ndodh për momentin. Duhet një herë e përgjithmonë të ndërpriten këto manipulime me pasurin e kryeqytetit dhe të Kosovës.
Besoj se Kuvendi i Kosovës së bashku me komisionet parlamentare, profesionale do të shqyrton,analizon të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet konstruktive pasi të mbërrin ky propozim ligj nga qeveria. Ka edhe shume çështje tjera në këtë projektligj të diskutueshme,si janë çështjet e konstituimit të organeve ekzekutive,përqindja e grandit shtesë etj. që nuk më përkasin mua si profesionist. Për këto duhet debatuar në Kuvend të Kosovës në mes të deputetëve para aprovimit të ligjit për kryeqytetin i cili do të ju shërbej të gjithë banorëve që do të jetojnë aty për një mirëqenie të preferuar e të pritur. Kjo çështje duhej të ishte ma shumë teknike se sa politike,si është duke u trajtuar padrejtë momentalisht nga vendimmarrësit,me kushtëzime të ulëta ku interesat partiake janë më të rëndësishme se interesat e banorëve të kryeqytetit.
(Autori është arkitekt i pavarur)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë