Projektligji për konfiskim të pasurisë
Cilat janë çështjet kryqe që patjetër duhet t’i adresojë Projektligji për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale
Fillimisht, dua të theksoj se sponsoruesi – Ministria e Drejtësisë, në masën më të madhe ka arritur t’i vendosë disa nga parametrat kyç mbi bazën e të cilave mund të konkludohet për përgatitje të një projektligj në mënyrë mjaft solide.
Pavarësisht kësaj, sipas mendimit tim, ky Projektligj nuk do të arrijë gati të ofrojë asgjë të re nga ajo që përcaktojnë dispozitat e nenit 82 dhe 83 të Kodit penal të Kosovës, nëse në zgjidhjet e tij nuk adresohen, të paktën, edhe katër çështje të cilat i vlerësoj kruciale, jo vetëm në aspektin e sigurimit të një gjendje që synon vendosjen e drejtësisë në çështjen e shtruar, por edhe në aspektin e pritjes që, në këtë drejtim, ekziston te opinioni i gjerë publik. Çështje të tilla konsiderohen:
I. Emërtimi i projektligjit: Konsideroj se në vend të emërtimit (Projektligji për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale), Projektligji në fjalë do duhej emërtuar si Projektligji për konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
Emërtimi i sugjeruar vlerësoj të jetë më adekuati për një arsye fare të thjeshtë. Kjo arsye ka të bëj me faktin se fitimi i pasurisë përmes kryerjes së veprës penale është njëra nga mënyrat padyshim më të vrazhda, por jo e vetmja mënyrë e mundshme e kundërligjshme e fitimit të saj. Së këndejmi, situatat kur pasuria mund të fitohet në mënyrë të kundërligjshme janë të shumta dhe të llojllojshme.
Rast i tillë mund të jetë ai kur një zyrtar i lartë i shtetit p.sh., ministër merr dhurata në vlera shumëfish përtej kufizimeve ligjore. Në këtë rrjedhë, shtrohet pyetja, a do duhej t’i nënshtrohet konfiskimit ajo pasuri apo jo. Mendimi im personal për përgjigje në këtë pyetje është pozitiv. Situata të ngjashme besoj se do të ketë shumë në praktikën e zbatimit të këtij Projektligji.
Siç dihet kundërligjshmëria është njëri prej elementeve të përgjithshme të veprës penale, por çdo lloj kundërligjshmërie nuk presupozon edhe ekzistimin e veprës penale. Në rastin e ligjit të sponsoriuar nga Ministria e Drejtësisë, siç duket, nuk ka ekzistuar vullneti politik që çështjes së pasurimit të paligjshëm t’i vihet pikë, përkundrazi kështu veçse tentohet të legalizohet ekzistimi i një gjendje shumë brengosëse në shoqërinë tonë të brishtë e të varfër.
II. Barra e të provuarit: Projektligji i sposorizuar nga Ministria e Drejtësisë barrën e të provuarit lidhur me pasurinë e fituar, në këtë rast me vepër penale, ia adreson paditësit të autorizuar, përkatësisht prokurorit publik.
Edhe në këtë çështje mendoj se sponsorizuesi nuk dëshiroi të godasë në pikën e duhur. Kjo për faktin se në rastet e tilla, që do të jenë mjaft komplekse, sidomos kur kemi parasysh përvojat e zbehta të të provuarit nga ana e prokurorëve publik për çështje shumë më pak delikate, të provuarit nga ana e tyre jo vetëm se do të jetë i vështirë, por, jo rrallë, edhe i pamundur.
Në rast të ndërrimit të emërtimit lehtësisht mund të adresohet zgjidhja sipas të cilës barra e të provuarit duhet adresuar të akuzuarit. Pavarësisht kësaj, mendoj se megjithatë në rastin e këtij Ligji ka mundësi që me barrën e provave të ngarkohen të dy palët procedurale penale. Kjo, për të paktën, tri arsye kryesore:
1. Praktika. Siç u theksua më lart, do të ndeshet në raste gjithsesi shumë komplekse, të atilla ku mundësia e të provuarit të fakteve do të jetë sa e vështirë, po aq edhe e pamundur. Këtu, do të ndihmonte shumë, përveç prokurorit publik, edhe i dyshuari po të kishte obligim që të siguroj prova për të provuar pafajësinë e tij, sepse ai ndodhet në situatën kur më së miri di për të vërtetën e çështjes.
2. Me këtë eliminohet mundësia që zotëruesi i pasurisë së konfiskuar të mund të kërkoj zhdëmtim kur më vonë provohet paligjshmëria e konfiskimit. Kjo është e rëndësishme për shtetin e Kosovës i cili do të ballafaqohet edhe për shumë vite me buxhet të dobët si dhe do t’i shmangte keqpërdorimet eventuale që mund të vijnë nga personat e tillë- zotruesit e pasurisë (neni 17 paragrafi 3 i Projektligjit) dhe
3. Kjo është një përvojë që është shprehur në ligjet që adresojnë këtë çështje në disa prej vendeve të rajonit, e më gjerë (p.sh.,Shqipëria, Sllovenia, Bullgaria etj.)
III. Mënyra e veprimit të projektligjit në kohë: Projektligji i sposorizuar parasheh se efektet e tij do të shtrihen nga data kur ai do të hyj në fuqi.
Edhe pse në parim ligji nuk do duhej të ketë fuqi prapavepruese dhe se përjashtime nga ky rregull, në fakt, mund të paraqesin kryesisht rastet kur ligji i ri është më i favorshëm për të akuzuarin, mendoj se në rastin e këtij Projektligji, për shumë shkaqe (raste të shumta do të mund të mbeteshin përgjithmonë të patrajtuara), do të ishte e arsyeshme sikur efektet e tij të shtriheshin për të gjitha rastet e pafilluara, pavarësisht kohës kur janë kryer veprimet e paligjshme si dhe për rastet që janë në procedurë, e gjithsesi për rastet që ndërlidhen me periudhën e pas luftës- gjegjësisht pas vitit 1999.
IV. Adresimi i çështjes së pasurisë së pa deklaruar: Projektligji në fjalë do duhej të japë zgjidhje edhe për rastet e pasurive të cilat nuk janë të regjistruara nga askush. Kjo për faktin se tashmë në opinionin publik ekziston perceptimi se zyrtarë jo të paktë shtetërorë, por edhe persona të tjerë kanë pasuri të cilën nuk e kanë evidencuar fare ose e kanë evidencuar në emër të personave të tretë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht