Tarifat e larta të energjisë elektrike, normat e larta të interesit pwr kredi bankar, taksat doganore, politikat fiskale, janë sfidat me të cilët po ballafaqohen prodhuesit vendorë në Kosovë.
Këto shqetësime prodhuesve vendorë i shprehën sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, që po mbahet në Prishtinë. Pjesëmarrësit në tryezë po e vazhdojnë debatin me temë “Zhvillimi i sektorit të prodhimit – sfidat dhe mundësitë”.
Arian Zeka, kryetar i OEAK, tha se deri tani është folur shumë për lehtësira fiskale, por deri tani prodhuesit vendorë nuk kanë parë asgjë konkrete. “Është folur tashmë shumë gjatë për më shumë se një vit edhe në mënyrë më konkrete për prezantimin e lehtësirave fiskale të cilat do t’i ndihmonin prodhuesit në vendin tonë, po që deri më tani nuk ka asgjë konkrete, nuk ka asnjë veprim i cili ka hyrë ka hy në fuqi, i cili natyrisht do të lehtësonte punën e sektorit të prodhimit”, tha Zeka.
Mërgim Prishtina, prodhues i barnave, tha se në Kosovë ambienti i të bërit biznes në përgjithësi është i rëndë dhe politikat fiskale nuk aplikohen, edhe përkundër asaj që ligji ekziston. “Në përgjithësi, politikat fiskale ose ligjet që ndërlidhen me taksa në përgjithësi nuk janë të përpiluara në favor ose në interesi të industrisë prodhuese në kohën kur janë miratuar ligjit nuk është marrë parasysh…Në prill të vitit të kaluar është miratua edhe ligji për pezullime ,doganore por fatkeqësisht në listën e pezullimeve të lëndës së parë që pezullohen nga taksa doganore nuk janë përfshirë mbi 98 % të prodhuesve dhe fatkeqësisht nuk e di ai ligj është në fuqi por nuk prek shumicën e prodhuesve vendor ose shumicën e lëndëve të para që direkt shfrytëzohen në prodhim”, tha Prishtina.
Po ashtu edhe Kujtim Gjevori nga kompania Scampa , tregoi për sfidat me të cilat është ballafaquar në fillim të biznesit. Ai tha se udhëzimet administrative të nxjerra nga vetë shteti pa konsultim me prodhuesit I kanë dëmtuar ata. “Shteti ka kërkuar nga ne që të prodhojmë dhe ta rrisim bilancin tregtarë, por kjo fillimisht, dhe tash po më duket më shumë marketing sesa që është shembull, po promovon taksa të lira të TVSH-së dhe tatimit në fitim kurse ngarkon pagesë të lëndës së parë dhe të doganës… Tarifat e larta të energjisë eklektike… Kemi pasur problem ku shteti ka bërë udhëzime administrative të cilat I kanë dëmtuar prodhimet vendore pa u konsultuar me ne, gjithashtu e ka dëmtuar edhe buxhetin e vet se ka mbledhur taksa me gabim të atyre udhëzimeve administrative”, tha Gjevori.
Edhe Lulzim Mustafa , prodhues i lëngjeve “Fluid”, ka treguar për pengesat me të cilat ballafaqohet si prodhues dhe eksportues. “Pengesa gjatë eksportit, siç është mungesa e mbështetjes kreditore , tatimet doganore me vendet tjera , marrëdhëniet tregtare me vendet fqinje, gjetja e partnerëve të jashtëm, shpenzimet e prodhimit, transporti , certifikatat fitosanitare , vonesat në kalimet doganore… krejt këto janë faktorë që e pengojnë prodhuesin për të eksportuar jashtë Kosovës. Importi I madh prej shteteve tjera të rajonit e pengon shitjen e produkteve tona brenda, se ata kanë subvencione prej shtetit për eksport në Kosovë, edhe ato na pengojnë shumë”, tha Mustafa.
Tryeza e sotme në Prishtinë ishte aktiviteti i radhës i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, që ka për qëllim përmirësimin e klimës për bërje biznes në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj