Produktet të cilat prodhohen në Kosovë nga pronarët e këtyre kompanive po vlerësohen të jenë cilësore dhe se përmbushin standarde ndërkombëtare. Si prodhime cilësore që janë, thonë ata, kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe atë evropian.
Në qytetin e Suharekës, veprimtarinë e saj që nga viti 1992 e zhvillon Fabrika për Prodhimin e Këpucëve, “Solid”.
Përfaqësues të kësaj kompanie thonë se përveç mbulimit të një pjesë të madhe të tregut kosovar, prodhimet e “Solid”-it, tashmë kanë depërtuar në tregun e Bashkimit Evropian.
Gresa Kuqi, nga kjo kompani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se pas shumë sfidave që kanë pasur gjatë punës së tyre, kompania e tyre ka arritur të ketë prodhime të një cilësie të lartë.
“Gjatë tërë këtyre viteve prioritet e kemi pasur të bëjmë këpuca të lëkurës dhe të një kualiteti mjaft të mirë. Kompania Solid është e cilësuar edhe me ISO standarde të cilat tregojnë kualitetin dhe qëndrueshmërinë e këtyre këpucëve. Ajo që e tregon kualitetin e këpucëve ‘Solid’, është bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Evropian”.
“Këpucët ‘Solid’, mbulojnë tregun e Kosovës 100 për qind, por produktet tona mund të gjenden edhe në Francë, Itali, Gjermani, Qipro, Kroaci, Serbi, Mali i Zi, Shqipëri, Greqi dhe shumë shtete të tjera”, ka treguar Kuqi.
Fabrika për prodhimin e këpucëve “Solid”, ka të punësuar mbi 250 punëtorë, derisa kapaciteti i kësaj fabrike është afër 2000 këpucë në ditë.
Kjo kompani në bashkëpunim me Programin e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), tregon Gresa Kuqi nga kjo kompani, së shpejti do të fillojë edhe më një linjë të re të prodhimit të këpucëve për fëmijë.
Në tregun evropian, me produktet e saj ka depërtuar edhe kompania “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve natyrale “Dona” dhe “EKS”.
Bashkim Osmani, pronar i kësaj kompanie i ka thënë Radios Evropa e Lirë se që nga viti 2005 janë të pajisur me certifikata që dëshmojnë se plotësojnë standardet ndërkombëtare. “Unë mund të them me plot përgjegjësi dhe plot siguri që këto lëngje janë cilësore e kanë një konsumator të fuqishëm në tregun vendor, por edhe në tregun rajonal dhe evropian”, ka treguar Osmani, duke shtuar se mbi 30 për qind e asaj e cila prodhohet në këtë kompani eksportohet në vendet e rajonit dhe në shtetet tjera si në Suedi, Norvegji, Holandë dhe në shtetet e tjera.
Prodhuesit nga Kosova presin që me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, t’u lehtësohet tregtimi me vendet evropiane.
Pirro Piraj menaxher në industrinë e mishrave “MEKA”, thotë se ka shumë barriera në të bërit biznes në Kosovë, por që janë duke punuar që në një të ardhme të afërt të jenë edhe në tregun evropian.
“Kompania jonë ofron produkte shumë cilësore për tregun e Kosovës, njëkohësisht eksportojmë në Shqipëri dhe në vendet e rajonit, por fatkeqësisht nuk mund të eksportojmë në Evropë ndoshta për shkak të barrierave. Por, shpresojmë që në njëjtë ardhme edhe në të jemi prezent me produktet tona në Evropë”, tregon Piraj.
Ndryshe, përfaqësues që mbrojnë interesat e prodhueseve në Kosovë vazhdimisht kanë theksuar se prodhuesit po ballafaqohen me probleme të shumta gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Në mungesë të infrastrukturës së nevojshme, shumë herë produktet e tyre nuk kanë mundur të jenë konkurrente në treg. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOrigjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Një udhëtim drejt shijes dhe shëndetit - Llojet të ndryshme të çajrave organik nga eBukura
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama