Koha për të bërë një pohim: Unë jam i krishterë katolik. Jam me dëshirë i tillë. Besimi më jep forcë dhe ndjenjën pozitive se jam më shumë se thjesht një trill i natyrës, më shumë se një rastësi biologjike dhe nuk kam ardhur nga hiçi dhe nuk do të përfundoj në hiç. Unë jam shëmbëlltyra e Zotit, të cilin hebrenjtë e quajnë Jahve dhe myslimanët Allah.
Kjo ndodhet tek gjeneza, e shenjtë si për hebrenjtë ashtu edhe për të krishterët. Unë kam – si gjithë të tjerët – dinjitet. Një dinjitet që është i paprekshëm. Dhe që ai duhet respektuar dhe mbrojtur – ky është detyrimi i çdo shteti. Nuk është e rastësishme, por qëndron si fjalia e parë në nenin e parë të kushtetutës gjermane.
Kush nuk e kërkon mbështetjen tek besimi – ju lutem, e ka rrugën të hapur. Shoqëritë e lira të perëndimit nuk e detyrojnë askënd të besojë diçka të caktuar, as të besojë. Por, megjithëse shtetit nuk i intereson natyra e besimit tënd, ai është në anën e të gjithë atyre që besojnë: Sepse ai garanton "ushtrimin e pashqetësuar të besimit". Edhe kjo qëndron shumë lart në kushtetutë. Për këtë arsye unë nuk jam i detyruar ta pranoj për shembull që nëse gjatë një meshe krishtlindjesh një grua e re kërcen lakuriq në altarin e katedrales së Kölnit dhe thërret "Unë jam Zoti". Por, unë gëzohem për shembull që ajo para gjykatës merr një gjobë të majme.
Gjëra të tjera më duhet t’i pranoj. Edhe pse më zemërojnë pa masë. Kur baltosen ato që për mua janë të rëndësishme, të shenjta. Për shembull kur Krishti i kryqëzuar përshkruhet pa respekt si budalla i kryqëzuar në dërrasa. Apo kur Papa si kreu i kishës katolike paraqitet me një njollë urine në veshjen papnore dhe mbishkrimi thotë: "U gjend vrima nga ku rrjedh në Vatikan."
Asnjë kabaretist apo karikaturist i ndonjë reviste satirike nuk është futur për këtë në Gjermani në burg. Sepse provokime të tille futen në kuadrin e lirisë së shprehjes, së artit dhe shtypit. Dhe unë si i krishterë besimtar nuk kam pse të merrem me ta: Unë nuk shkoj të shikoj kabare të tilla, ose mund të largohem nga ato. Nuk kam pse t’i lexoj ose t’i blej revista të tilla. Si një i krishterë i shkolluar unë e ngushëlloj veten me citatin e Goethes: "Me asgjë tjetër nuk e tregojnë më shumë karakterin njerëzit, se sa me gjërat që i vlerësojnë si qesëndisëse".
E gjitha kjo është trashëgimi e asaj epoke që historianët e quajnë "iluminizëm". E thënë thjesht bëhet fjalë për një marrëveshje dypalëshe: Unë fitoj lirinë për të besuar çfarë dua – dhe për këtë pranoj lirinë e të tjerëve të thonë atë që duan. Apo më shkurt: Të drejtat e mira për tolerim të atyre që mendojnë ndryshe. Vetëm personalisht nuk lejohet të më fyejë askush.
Streha e Zotit – si kisha, sinagoha apo xhamia e tempulli budist janë hapësira të mbrojtura. Që prej 300 vitesh Evropa dhe Amerika veriore kanë një përvojë të mrekullueshme me këtë parim.
Perëndimi me përvojën iluministe nuk mund dhe nuk lejohet të bëjë këtu lëshime. Kush pra do të jetojë këtu duhet të pranojë këto rregulla. Ky nuk është shtrëngim – edhe pse kjo disa të krishterëve radikalë apo myslimanëve radikalë mund t’u duket si e tillë. Dhe kush përdor dhunën për të realizuar qëllime fetare apo kundërshtarë të besimit të vet, braktis në vitin 2015 çdo lloj platforme civilizimi. Kështu nuk mendojnë vetëm të krishterët e Evropës, por më shumë se nëntë nga dhjetë myslimanë që jetojnë në Gjermani. Ata që e kanë kuptuar prej kohësh, se rregullat që janë të vlefshme në shumë vende myslimane, do t’ua bënin të pamundur praktikimin e fesë së tyre në Evropë. Dhe ata që e kanë mësuar ta vlerësojnë tolerancën evropiane.
Ajo që i lëndon myslimanët besimtarë, ashtu si edhe mua: kur aktet brutale nga disa të çmendur radikalë hedhin hije të errëta mbi një fe të gjithë dhe një besim. Kur këto ditë pretendohet se një botë pa besim në zot do të ishte një botë më e mirë. Sepse besimi gjithsesi përfundon në radikalizim. Jo! Unë mbrohem kundër kësaj! Besimi im është diçka shumë e vlefshme për mua, dhe unë nuk dua të ma marrin këtë. Meqë ra fjala, fqinji im mysliman ka të njëjtin mendim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri