LAJMI I FUNDIT:

Problem me konceptet e Stalinit mbi kombin dhe etninë

– Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri –

Dilema e Shtetit shqiptar që në regjistrimin e popullsisë ta përfshijë apo jo deklarimin e përkatësisë etnike është një debat në vete. Ajo çfarë pashë në shtyp se si do të duken alternativat e këtij deklarimi është një nonsens. Në mesin e këtyre alternativave ishin edhe ato: malazez, maqedonas, egjiptian. Asnjëra nga këto nuk janë përkatësi etnike.

Ka komb malazez si rezultat i krijimit të shtetit të Malit të Zi, por jo etni malazeze. Etnikisht, serbet e malazezet janë një. Kanë një gjuhë, një origjinë gjaku, madje edhe një fe. Malazezet e serbët dallojnë kombëtarisht sepse kanë krijuar dy shtete të pavarura por jo edhe etnikisht sepse janë të një gjaku. Madje rilindja kombëtare malazeze ka qenë e identifikuar si rilindje serbe. Ai që sot konsiderohet baba i kombit malazez Petar Petroviq Njegosh e ka konsideruar veten serb dhe vepra e tij himnizon luftëtarët serbë në Betejën e Kosovës.


Shteti serb dhe ai malazez u krijuan ndaras ngaqë ata i ndante gjeografia. Më 13.07.1878 kur Mali i Zi e Serbia u pranuan si shtete të pavarura nga Kongresi i Berlinit, territoret e këtyre shteteve i ndante Perandoria Osmane, përkatësisht territori i Sanxhakut të sotëm që pas Luftës së Parë Ballkanike iu aneksua këtyre 2 shteteve (1/3 e Sanxhakut iu aneksua Malit të Zi ndërsa 2/3 iu aneksuan Serbisë).

Në Jugosllavinë socialiste, si në të gjitha vendet e tjera me ideologji marksiste, u vu shenja e barazisë mes etnisë e kombit dhe kështu edhe në Kosovë serbët me prejardhje të vonshme nga Mali i Zi konsideroheshin malazezë. Kjo gjë ishte e sanksionuar edhe në Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Por, me ardhjen e UNMIK-ut u ndryshua edhe terminologjia zyrtare. Në Kosovë më nuk kishte komb por vetëm bashkësi etnike (shqiptarë, serbë, boshnjakë, romë etj).

Kësisoj malazezët u “zhdukën” nga Kosova. Në fakt ata ishin aty ku ishin por bashkësia ndërkombëtare më që komunitetet i dallonte vetëm në aspektin etnik, s’kishte si t’i dallonte kush nga serbet e Kosovës kishte prejardhje nga Mali i Zi e kush nga Serbia. Kështu edhe me Kushtetutën e Kosovës së pavarur malazezët u “zhdukën”.

Prandaj, nëse terminologjia politike e Shqipërisë i është adoptuar koncepteve perëndimore s’ka se si që në Shqipëri të ketë përkatësi etnike malazeze, sepse ekziston etnia serbe po jo edhe ajo malazeze, siç ekziston etnia shqiptare por jo edhe etni kosovare.

E njëjta gjë vlen edhe në rastin bullgar-maqedonas. Fakti se bullgarët e maqedonasit janë dy kombe të veçanta sepse kanë shtetet e tyre të veçanta, kjo nuk do të thotë se ka etni maqedonase. Kur u krijua kombi maqedonas, për të justifikuar faktin pse Maqedonia nuk duhej t’i takonte Bullgarisë u bënë përpjekje që mes bullgarëve të Bullgarisë dhe atyre të Maqedonisë të dëshmohej se kishte dallime etnike duke i dhënë dialektit perëndimor bullgar statusin e një gjuhe të veçantë – gjuha maqedonase.

Gjithsesi, nuk ndodhë që kryeministri iI Bullgarisë e ai iI Maqedonisë të flasin me përkthyes. Ata flasin një gjuhë – gjuhën bullgare. Prandaj nuk ka se si të ketë etni maqedonase në Shqipëri.
Sidoqoftë, për komunitetin bullgar në Shqipëri kanë të drejtë të interesohen njësoj si Bullgaria si Maqedonia, madje ndoshta Maqedonia edhe më shumë pasi i ka më afër gjeografikisht.

Po kështu të drejtën për t’u interesuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës apo shqiptarët e Malit të Zi e kanë njësoj si Republika e Shqipërisë si ajo e Kosovës, ngase shqiptarët janë komuniteti etnik shumicë në Shqipëri siç janë edhe komunitet shumicë edhe në Kosovë.

Po kështu është rasti i “egjiptianëve”. Ka etni arabe që jeton në Egjipt e vende tjera. Ka po ashtu etni kopte që jeton në Egjipt (një komunitet në Shqipëri e Kosovë pretendon se ka pikërisht këtë origjinë, pra kopte).

E gjithë kjo duhet të kihet parasysh në komunikimin zyrtar nëse komunikojmë me organizmat ndërkombëtarë ku dominojnë konceptet anglo-saksone dhe jo konceptet e Stalinit për kombin e etninë.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori