Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u takua me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu me të cilin diskutuan lidhur me rrethanat e krijuara midis Komunës së Prishtinës dhe Shoqatës së Ndërtimtarëve.
Kryetari Ahmeti gjatë këtij takimi theksoi se gjatë vitit të kaluar me të gjithë drejtorët është punuar në planin qeverisës ndërsa njëra prej pikave kryesore ka qenë rregulli dhe rendi në urbanizëm.
Ai u shpreh se në këtë mënyrë është vendosur rregull dhe rend duke i ndaluar të gjitha ndërtimet pa leje, duke evidentuar 46 mijë ndërtime pa leje në Komunën e Prishtinës, si dhe duke i formalizuar dhe thjeshtuar të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me ndërtimet në Komunën e Prishtinës.
“Me Shoqatën e Ndërtimtarëve kemi pasur disa takime dhe janë plotësuar disa kërkesa të tyre, duke përfshirë edhe kërkesën kryesore që t’i pranojnë garancionet e kompanive të sigurimit, gjë që e kemi aprovuar brenda dy ditëve. Ka qenë kërkesa për pagesën e borxheve me këste, që e kemi aprovuar. Njëkohësisht, jemi dakorduar që të punojmë në konkretizimin e marrëveshjes për të plotësuar edhe kërkesat e tjera të tyre që kishin të bënin me heqjen e disa kushteve për leje. Lidhur me këtë, ne kemi krijuar një grup ku shoqata e ndërtimtarëve e kanë një përfaqësues të tyre që e ka zyrën në Drejtorinë e Urbanizmit. Bashkë me USAID-in jemi dakorduar që një grup punues t’i shqyrtojë edhe kërkesat e tjera”, tha Ahmeti.
I pari i Komunës së Prishtinës theksoi se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të Komunës dhe qytetarëve të Prishtinës. Sipas tij, ndërtimtarët janë me rëndësi, mirëpo nuk do të thotë kjo se mund të plotësohet çdo kërkesë e secilit ndërtimtar, posaçërisht, nënvijëzoi Ahmeti, kur dihet se kërkesat e disa prej tyre kanë prapavijë politike.
Kryetrai i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe përkrahjen e interesave të komunitetit afarist. Mirëpo, sipas tij, vetëm komunikimi i ndërsjellë me institucionet përkatëse si dhe respektimi i ligjeve në fuqi është rruga e vetme që sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga Shoqata e ndërtimtarisë lidhur me procedurat e dhënies së lejeve për ndërtim, duhet shteruar të gjitha metodat institucionale në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë dhe të prodhohet një bashkëpunim i frytshëm që do të jetë në dobi të të dy palëve. Vetëm përmes një dialogu konstruktiv mund të avancohet partneriteti i domosdoshëm dhe të tejkalohen problemet që janë grumbulluar gjatë shumë viteve. Tashmë në Komunën e Prishtinës është një realitet i ri, mirëpo jam i bindur se me një përkushtim dhe vullnet të mirë do të gjinden mundësitë që të gjejnë mirëkuptim disa prej kërkesave të ndërtimtarëve, veçanërisht në aspektin e përshpejtimit të procedurave të dhënies së lejeve ndërtimore. Pas këtij takimi mbetem optimist se Komuna e Prishtinës do të angazhohet edhe më shumë në krijimin e lehtësirave si dhe do të thjeshtojë procedurat burokratike brenda mundësive të saj ligjore, ndonëse një përpjekje e tillë në vazhdimësi është evidente”, tha Gërxhaliu.
Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu si dhe përfaqësues të OEK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë