Prishtina dhe planerët nga Holanda
Isha në “Debatin në Turne” i cili u organizua nga Komuna e Prishtinës me 25 shkurt në sallën e re të Kuvendit Komunal, së bashku me Institutin e Arkitekturës të Holandës (NAI) dhe Archis Interventions, si pjesë e serisë së Debateve në Turne të NAI–t nëpër tërë globin me ndihmën e Fondi Kulturor të Holandës i përkrahur nga Ministria e kulturës dhe e punëve të jashtme të Holandës.
U prezantuan,u shpjeguan, eksperiencat e Holandës në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës në territorin e saj, pjesëmarrja e banorëve në procesin e planifikimit urban,dhe shumë çështje tjera të ndërlidhura me jetën urbane, të cilat ishin atje të degraduara. Ata gjatë historisë patën fuqi institucionale të hulumtojnë format e reja të pranueshme për atë shoqëri për të përballuar elementin e TJETËRSIMIT i cili si mortaja po i kërcënohet shoqërisë së zhvilluar perëndimore. Është e ditur ekzistenca e institucioneve të specializuara që gjithnjë përcjellin dhe hulumtojnë format e duhura për tërë banorët e tyre,përkundër krizës ekonomike globale që ma së shumti ka goditur shoqëritë e zhvilluara ekonomikisht. Ata po kanë së paku fuqi morale e pastaj institucionale me u ballafaqua me këto probleme urbane të cilat i imponon jeta e përditshme.
Shumë interesant ishte niveli i pyetjeve dhe debatit në vazhdim parashtruar pjesëmarrëseve në panel, ku ishin prezent edhe përfaqësuesit e rrjetit të studentëve Archiedu si diçka e re në raportet urbane,të cilat gjithnjë janë neglizhuar nga të gjithë ne si pjesëmarrës në proceset hapësinore dhe urbane.
Ishte kjo një befasi e këndshme, që më impresionoi mua dhe shumicën e pjesëmarrësve në debat. Pjesëmarrja e arkitektëve dhe urbanistëve të ardhshëm premton se zëri i profesionistëve të vërtetë duhet të respektohet në të ardhshmen në këto hapësira. Kishte ma shumë reklama personale dhe ankesa që tregonin niveli dhe pozitën e arkitektëve dhe urbanistëve që veprojnë në Prishtinë,se sa pyetje konstruktive për trajtimin e problemeve dhe devijimeve të mëdha urbane në qytetin e Prishtinës.
Kualiteti i jetës urbane me veprimet tona që moti kanë filluar të jenë të pa durueshme për qytetarët e saj. Ishte ky debat pa ide të reja që nuk solli asgjë konstruktive edhe se kishte disa pyetje provokative për panelistët holandezë dhe shqiptarë. Nuk kanë mundësi ata (holandezët) të zgjidhin problemet e shumta urbane me të cilat po ballafaqohet Prishtina posaçërisht në dhjetë vjetshin e fundit të cilat i kemi bërë vet ne pa u interesuar për pasojat e tyre të rënda në të ardhmen.
Kisha vetëm dy pyetje për anëtarin e panelit nga Gjermania,z. Kai Vöckler (Archis Interventions) lidhur me problemet urbane në Komunën e Prishtinës të cilat arrita të ia parashtroi.
• Si do të ndikojnë ndërtimet e ndryshme me leje e pa leje në dhjetë vjetshin e fundit në IDENTITETIN URBAN të Prishtinës të lënduar seriozisht.
• Si mundet të zhvillohet një vendbanim që pretendon të jetë kryeqyteti i shtetit pa pasur dokumentet hapësinore si (PZhK dhe PZhU),të punuara shumë vite më parë kur Prishtina kishte shumë ma pak banorë se sot,edhe se deklarativisht disa herë zyrtarët e lartë komunal janë deklaruar se si obligim ligjor ato duhet punuar,kjo u premtua edhe në këtë debat nga ana e z. A. Hoti, nënkryetari i Komunës së Prishtinës.
Natyrisht këto ishin pyetje komplekse dhe vështirë ishte për tu përgjigjur “ad hock”, parashtruesi i pyetjeve nuk morri përgjigje me arsyetim se nuk kishte kohë të mjaftueshme dhe se ato do të diskutohen në një rreth të caktuar të profesionistëve. Tendenca ime ishte që të dëgjonte i tërë auditori prezent në debat përgjigjet e z. Kai Vöckler si hulumtues urban me eksperiencë. Ai ishte aktiv me problemet urbane të Prishtinës së pas luftës,nga viti 2005, për këtë ka botuar edhe disa hulumtime dhe një libër lidhur me trajtimin e ndërtimeve pa leje me titull “Prishtina është gjithkund. Turbo Urbanizmi: Pasojat e një Krize”.
Po ashtu ishte interesantë observimi i Drejtoreshës të sapo emëruar të Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Ndërtim,arkitektes së nderuar z.Luljeta Çeku-Sokoli e cila me disa ndërhyrje konstruktive kërkoi angazhimin konkret të profesionistëve në fushën e urbanizmit e jo vetëm reklamimin e vetë vetes si kanë vepruar arkitektët në vitet e pas luftës, pasi kur kërkohej konkretizimi i ideve nuk kishte rezultate. Edhe problematiken e pronësisë mirë e ilustroi me të kuptuarit e gabuar të shprehjes ”prona është e shenjët” e cila është keqpërdorur shumë në fushën e urbanizmit në Prishtinë duke “harruar” interesin e përbashkët të kryeqytetit dhe hapësirave të tij.
Nga shumë çështje konstruktive që prezantuan ekspertët Holandez ishte interesant potencimi i theksuar i z. Ole Bouman, drejtor i NAI-t,i arsyeshmerisë ekonomike (fisibilitetit ) të një projekti urban,praktikë kjo normale në shtetet e perëndimit e cila gati kurrë nuk është praktikuar dhe zbatuar në Kosove. Kjo eksperiencë perëndimore me kryerjen e studimit të fizibilitetit të një zone urbane me qëllim ndërtimi, para se të jepet leja e ndërtimit është treguar produktive dhe preferohet të jetë pjesë obliguese në fushën e urbanizimit të qyteteve tona. Kjo nënkupton se duhet të kontrollohet shfrytëzimi racional i tokës, qoftë publike apo private, nëse nuk dëshirojmë të kemi këtë gjendje të mjerueshme në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës në Prishtinë.
Kishte edhe vetë kritika përse arkitektë nuk janë të organizuar ma mirë,përse po nënçmohen,nëpërkëmbën nga ana e atyre që iu intereson vetëm profiti e asgjë tjetër. Si është e mundur të ndodhin këto gjëra kur në Prishtinë kemi një armatë të tërë profesionistësh të rinj të etshëm për të dhënë kontributin e tyre të fituara në vend dhe në universitetet e ndryshme në tërë botën, në fushën e planifikimit hapësinor, urbanizmit dhe arkitekturës.
Ku jemi ne si shoqëri në Kosovë,a veprojnë institucione shtetërore që duhet të përcjellin zhvillimet hapësinore dhe urbane,si funksionojnë ato,si trajtohen problemet e shumta që janë duke i shkatërruar të gjitha vendbanimet tona me theks të veçantë Prishtinën që pretendon të jetë kryeqyteti i shtetit të Kosovës. Përse ne ende po vuajmë nga sindroma e nënshtrimit,servilizmit patologjik ndaj të tjerëve edhe njëmbëdhjetë vite pas largimit të regjimit të kaluar serb. Ka edhe shumë pyetje që së pari duhet parashtruar vetvetes e pastaj të tjerëve. A thua ku i ka rrënjët kjo mos bërja ynë në fushën e urbanistikës kur ne dhe gjeneratat e ardhme do të pasojmë ma së shumti,kjo është e pa kuptueshme dhe jashtë çdo logjike të shëndoshë konstruktive.
(Autori është arkitekt i pavarur)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-60-780x439.jpg)
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
![Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/Kosova-U21-780x439.jpg)
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin