LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e rinj – më pak atraktivë

Prindërit e rinj – më pak atraktivë

Vetëm gjysma e çifteve e kalojnë kohën së bashku, ndërsa gjashtë deri dhjetë çifte kanë thënë që lidhjet intime kanë rënë qysh se janë bërë me fëmijë.

Studimi i ri, të cilin e ka publikuar faqja për prindër, Yano, tregon që katër nga dhjetë nënat dhe baballarët e rinj pranojnë që partneri i tyre u është dukur më pak atraktiv pasi që janë bërë me fëmijë, ndërsa 63 për qind e tyre pohojnë që jeta e tyre seksuale ka rënë. Rreth 61 për qind të çifteve grinden rreth stilit të të qenit prindër, ndërsa më shumë se një e treta thonë që grinden më shpesh pasi që kanë fëmijë: disa femrave u pengon qasja e burrit ndaj atësisë, duke besuar që duhet të marrin më shumë përgjegjësi, ndërsa meshkujt më shumë ankohen në stilin e të qenit prindër.

Një tjetër temë e madhe për grindje janë edhe punët e shtëpisë dhe se kush do t’i kryejë. Ky është shkaku i grindjeve te 41 për qind e martesave. Presioni financiar të cilin e krijon fëmija i ri është shkak i grindjes te më shumë se gjysma e çifteve, ndërsa gjashtë për qind janë ndarë madje që para lindjes së fëmijës.

As jeta seksuale e prindërve të rinj nuk ka kaluar më mirë. Vetëm gjysma e çifteve kalojnë kohën së bashku, ndërsa gjashtë nga dhjetë çifte ka thënë që marrëdhëniet intime u janë prishur qysh se janë bërë me fëmijë: 28 për qind kanë seks vetëm një herë në muaj, pesë për qind një herë në vit, ndërsa shtatë për qind asnjëherë që nga ardhja e fëmijës.


Patrick Wanis thotë që prindërit nuk duhet të sakrifikojnë lidhjen e tyre për shkak të fëmijëve dhe i këshillon që martesën e tyre ta lënë në vend të parë: “Është mirë që fëmijët të rriten në familjet ku prindërit e tregojnë dashurinë hapur, por kur prindërit e neglizhojnë njëri-tjetrin, fëmijët eventualisht do të vuajnë gjatë shkatërrimit të martesës”. /Telegrafi/