LAJMI I FUNDIT:

Presidentja priti familjarët e Heroit Adrian Krasniqi

Presidentja priti familjarët e Heroit Adrian Krasniqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të martën në takim familjarët e Heroit të Kosovës, Adrian Krasniqi.

Me këtë rast, Jahjaga ua dorëzoi atyre diplomën dhe medaljen e urdhrit “Hero i Kosovës”, me të cilin para disa ditësh Presidentja e ka nderuar dëshmorin e kombit Adrian Krasniqi, për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Unë, presidentja e Kosovës, kam dekoruar me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ Adrian Krasniqin për trimërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe për flijimin e tij për pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidentja gjatë dekorimit me titullin më të lartë institucional të njërit prej çlirimtarëve të orëve të para të UÇK-së. /Telegrafi/