LAJMI I FUNDIT:

Presheva, qyteti pa perspektivë

Presheva, qyteti pa perspektivë

Në Preshevë, tema kryesore ishte “donacioni” prej njëqind mijë eurosh të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, të zotuara me bujë të madhe prej kryeministrave Edi Rama dhe Hashim Thaçi në takimin e së shtunës në Prizren.

Shumëkush mendon se Prishtina e Tirana “po bëjnë hajgare” me Luginën…Të rrallë janë nxënësit preshevarë të cilët përfundojnë shkollën e mesme pa iu ndryshuar numri në ditar.

Bardh Mehmeti vjet kishte numrin shtatë. Sivjet gjashtë. Në klasën e Bardhit, në vitin e parë, ishin regjistruar 40 nxënës. Të katërtin e filluan 34. Megjithatë, klasa nuk ka pasur asnjë ngelës.

Ndërkohë të rinjtë po e braktisin Preshevën, kurse përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginë vazhdojnë të kërkojnë reciprocitet të Luginës me veriun në Kosovës. /Koha Ditore/