Gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar, të gjitha partitë politike kishin premtuar se me marrjen e pushtetit do të krijojnë qindra-mijëra vende të reja të punës. Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë kryeministër i Kosovës Isa Mustafa, pati premtuar se do të hap 120 mijë vende të reja të punës, pjesën më të madhe në bujqësi dhe veprimtari prodhuese.
Por, të enjten, tetë muaj pas zgjedhjeve, në një konferencë për media kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk duhet të shpresojë që për gjashtë muaj apo një vit mund të hapen 100 mijë vende pune.
Ai megjithatë, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të krijojë kushte të favorshme për sektorin privat, i cili mundëson edhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Zhvillimi ekonomik është një proces dhe nuk është akt që ndodh dhe përfundon. Asnjë qeveri nuk mundet, që si të merr mandatin, të thotë se i themelova 1000 firma private dhe i punësova 100 mijë veta. Por, qeveria ka për detyrë që të krijojë kushte të krijojë rrethana në mënyrë që bizneset të zhvillohen, të investojnë bizneset e brendshme dhe të jashtme. Ky proces do të zhvillohet”, ka thënë kryeministri Mustafa
Deklarata e fundit e kryeministrit Isa Mustafa, për pamundësi të krijimit të vendeve të premtuara të punës, gjatë kësaj periudhe, është shumë më e sinqertë se ajo e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike.
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, e konsideron të papranueshëm faktin se si qeveria nuk ka ndonjë vizion të konkretizuar për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës.
“Fushata më tepër kalon në premtime të mëdha dhe me një qasje jo serioze, joqeveritare ndaj premtimeve, meqë janë programet parazgjedhore me anë të së cilave fitohet vota. Por, ajo se nuk mund të parashihet apo nuk mund të thuhet se sa qytetarë do të punësohen, më tepër më lënë përshtypjen e mungesës se një vizioni apo mundësisë se krijimit të vendeve të punës. Prandaj deklarata e tillë, mendoj se është e papranueshme, pasi qeveria duhet të konkretizojë se çfarë do të bëjë për këtë mandat”, ka thënë Rexhepi
Ai, thotë se është obligim i qeverisë që të forcojë sektorin privat, në mënyrë që të rritet numri i të punësuarve, rrjedhimisht përmirësimi i mirëqenies se qytetarëve.
“Qeveria e ka për detyrë, e ka obligim të bëjë diçka, përndryshe është e pakuptueshme dhe si e tillë nuk i duhet askujt. Qeveria duhet të punojë për mirëqenien e qytetarëve, që të arrihet kjo mirëqenie duhet të interesohet për ambientin mbi të cilin duhet të ndërtohet zhvillimi ekonomik. Do të thotë, forcimi i sektorit privat dhe funksionimi i shtetit, respektimi i ligjit, krijimi i sigurisë madje qoftë edhe sigurisë fizike për investitorë dhe qytetarë. E mos të flasim për sigurinë e kapitalit apo edhe për respektimin e kontratave“, thekson Rexhepi.
Ndryshe, sipas shifrave zyrtare shkalla e papunësisë është mbi 35 për qind, për derisa sipas përfaqësuesve të sindikatave të punëtorëve dhe organizatave joqeveritare shkalla e papunësisë në nivel vendi arrin në rreth 60 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë