LAJMI I FUNDIT:

Porsche Macan, makinë e kohës (Foto)

Porsche Macan, makinë e kohës (Foto)

Disa thonë se është një ‘crossover’, ndërsa disa të tjerë thonë se është një veturë sportive, por projektuesit nuk e kanë kategorizuar, pasi që e kanë quajtur një makinë të kohës, duke thënë se me të gjitha tiparet që i posedon një Macan si dizajni, teknologjia dhe interieri janë përshtatur me kohën e sotme.

Atmosfera në Macan është një përzierje ndërmjet një Porsche 911 sportive dhe një Cayenne që ofron komoditet.

Automjeti është i ndërtuar mbi platformën e një Audi Q5. Me këtë platformë të njëjtë me Q5 ka mundësi të fusë 19 metër kub (540 litra) në bagazh, ndërsa Macan 17.7 (500 litra). Është pajisur me motor 3.0 litra twin-turbo V6 me benzinë, i cili arrin të prodhojë 335 KF (250 KW), transmision 7-speed PDK dual-clutch. Shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për pesë sekonda, kurse shpejtësia maksimale është kufizuar në 251 km/h (156 mph).


Klientët do të kenë mundësinë ta posedojnë për një çmim bazë prej 49.900 dollarësh.

macan1 macan2 macan3