Azem Deliu
Njëfarë përçudnimi ka ekzistuar gjithmonë, në lidhje me marrëdhëniet mes popujve dhe shkrimtarëve të tyre. Kjo temë, që në shtrim të parë duket krejt e thjeshtë, në shikimin e mëtutjeshëm ngjan të jetë një burim enigmash të pafundme.
Ka ngjarë shpesh, shumë shpesh madje, që të ketë kokëçarje në mes të popullit dhe shkrimtarëve. Burimet e një mospajtimi të tillë, në rastin më të shpeshtë, janë reflektim i dy elementeve. E para: emancipimi i munguar i shkrimtarit (që është rrjedhojë e etjes së tepërt për lavdi e që çon jo-rrallë në harrimin e rolit të shkrimtarit në shoqëri); dhe, e dyta: emancipimi i munguar i popullit (që është në të shumtën e rasteve, arsyeja e vërtetë e “konfliktit”)
Cila është e vërteta në “rastin Kadare”?
Do të mundohem që, pa u ndikuar shumë nga simpatia për Kadarenë si shkrimtar dhe si person, të shpjegoj arsyeshëm atë që mund të ketë ngjarë vërtet në lidhje me marrëdhëniet e tij me një pjesë jo të vogël të popullit shqiptar.
Kadare është, para së gjithash, një shkrimtar i emancipuar, që e ka treguar këtë gjë disa herë dhe ka lënë shumë pak hapësirë për interpretime në kahe të tjera. Ai për shembull e ka sqaruar disa herë se “myslimanët shqiptarë janë shumë të modernizuar” dhe ky është një element i lakmueshëm. Teksa shkruaj këto fjalë, e kam të qartë se shumë njerëz mund të mos pajtohen. Por, unë sugjeroj që, përpara se të nguten, të lexojnë deri në fund artikullin. Mjafton të them se Kadare e ka vlerësuar lartë, e ka përqiellizuar do të thosha, harmoninë ndërfetare që prezanton populli shqiptar, dhe do të kuptohej (për ata që duan ta kuptojnë) se ai është vërtet një shkrimtar i civilizuar vepra e të cilit përcjell një frymë të lartë qytetëruese.
Pra, opsioni i parë, “emancipimi i munguar i shkrimtarit” për të shpjeguar marrëdhëniet e tij “të nxehta” me një pjesë të popullit, fatkeqësisht dhe fatmirësisht, bie poshtë.
Të shkojmë tek e dyta: emancipimi i ulët i popullit. Për shumicën është e paqartë, por, fatkeqësisht e vërtetë. Hera-herës ndodh që, shkrimtarët prijës, në vend të respektit, të dënohen me urrejtje. Kjo ka zakonisht shumë shkaqe: xhelozia, moskuptimi thelbësor se suksesi i një shkrimtari jashtë kombit, është sukses për kombin, dhe si i tillë duhet përjetuar, apo thjeshtë, njëfarë egoje, njëfarë etjeje shekspiriane për të qenë mbi tjetrin. Të gjitha këto, deshëm a s’deshëm, përmblidhen në “Emancipimin e munguar të popullit”.
Duke patur një etje të tillë, shumica e atyre të cilëve po ua bëj qejfin duke i quajtur “rivalë të Kadaresë”, duke mos gjetur hapësira kritikimi në sensin negativ të krijimtarisë së tij, nuk hezituan fatkeqësisht, të shkojnë edhe më tej, të bëjnë një hap fatal: sulmi personal ndaj Kadaresë. Kështu u prodhua ajo që tashmë është një mendësi gati-gati sunduese, e që lidhet me frazën e përhapur gjerë se: ”Kadare është një gjeni i letrave, por që s’vlen si njeri” apo “s’ka vlera njerëzore”.
Me një bindje prej prijësi fetar, dhe një kokëfortësi prej injoranti, populli ynë ka mbajtur në mendjen e tij këtë frazë famëkeqe, për të cilën, pa frikën se e teproj, do të them se, është po aq e mbrapshtë sa parullat e Enver Hoxhës. Unë mendoj se kjo mendësi, duhet ndryshuar medoemos. Ne pretendojmë Evropën, dhe, një popull evropian ka respekt para së gjithash, për vlerat e veta para se të ketë respekt për vlerat e tjetrit.
Do ta mbyllja me dëftimin se, duke qenë prijësi kulturor i një populli që në të vërtetë nuk e di se ç’prijës ka, Ismail Kadare është kthyer në “gjeneralin e një ushtrie të vdekur”. Përpos ngjashmërive që kanë, gjenerali i veprës dhe “gjenerali Kadare”, kanë një dallim thelbësor, me të cilin do ta përmbyllja këtë artikull: ushtarët e tyre. Përderisa gjenerali i veprës ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur eshtra, e nuk shpreson për të gjallë, “gjenerali Kadare” vazhdon të shpresojë se ushtria e tij (shqiptarët), një ditë vërtet do të hapë sytë për ta ndihmuar, sidomos në “frontin e Nobelit”.
Asnjëri nga gjeneralët, në të vërtetë, nuk gjen të gjallë. Gjenerali italian, me ushtarët e kthyer në eshtra, dhe “gjenerali Kadare”, me ushtarët e tij të gjallë, që s’pranojnë të gjallërohen, thuajse vdekja u jep atë që duan me të vërtetë. Meqë arsyet i sqarova, nuk e shoh të qëlluar të zgjatem më tepër, por, krejt në fund, dua të rikujtoj edhe njëherë se, “konflikti” shkrimtar-popull, ndodh ose për emancipimin e munguar të popullit, ose për emancipimin e munguar të shkrimtarit. Dhe nuk është e tepërt të thuhet se, fatkeqësisht dhe fatmirësisht, opsioni i dytë është thuajse i pamundur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri