Në historinë e të bërit politikë, fenomeni i populizmit nuk është i ri. Si model politik është shfaqur me lëvizjen fshatare në ShBA, në fund të shekullit XIX. Qëllime ishte të hiqen qafesh plutokratët, aristokratët dhe ‘ratët’ e tjerë. Lëvizja mëtonte të instalojë pushtetin e popullit, me besimin se gjërat e tjera rregullohen vetëvetiu!
Populizmi asnjëherë nuk është identifikuar me ndonjë ideologji politike. Kjo sepse për të arritur qëllimet e veta, populistët mbledhin rreth vetes çdokënd: liberalët, neokomunistët, socialistët, nacionalistët, ateistët, fundamentalistët fetarë etj. Mjafton t’i nënshtrohesh vizionit të liderit e të besosh se ai di më së miri se çfarë i duhet popullit.
Pra, populizmi nuk mbështetet në një doktrinë të caktuar dhe të qartë ekonomike apo shoqërore. Megjithatë, sipas profesorit gjerman Jan-Werner Muller (2016), populizmi ka disa “veçori dalluese dhe … një logjikë të brendshme”. Dy janë më thelbësoret: Së pari, populistët besojnë se ekziston një ndarje, “një konflikt mes nesh (popullit) dhe të tjerëve”, dhe, së dyti, se “asgjë nuk duhet ta kufizojë vullnetin e njerëzve të vërtetë”.
Për një populist, njerëzit e vërtetë janë ‘populli’. Në popull ata shohin njerëzit moralisht të mirë, që vuajnë ekonomikisht edhe pse janë shumë punëtorë; njerëzit familjarë, të thjeshtë dhe “të pajisur me mendje të shëndoshë”. Krejt të kundërt janë të tjerët – “të huajt”. Në grupin e të tjerëve populistët zakonisht i fusin “të këqijtë”, “të korruptuarit”, e shpeshherë edhe elitën intelektuale dhe kulturore, vetëdija e të cilëve nuk mbështetet në ndarjen “ne dhe ata”. P. sh. Populisti i famshëm nga Britania e Madhe Nigel Farage, votuesit pro-Brexit i konsideronte si “njerëz të vërtetë”, ndërkaq 48 për qind e qytetarëve britanikë që votuan kundër i konsideronte më pak si të tillë.
Retorika e ndarjes në “ne dhe të tjerët” konsiderohet si mjet i fuqishëm politik. Përmes kësaj ndarjeje, populistët përpiqen të prekin ndjenjën e zemërimit dhe inatit tek njerëzit e thjeshtë. Duan të aktivizojnë ndjenjën e të qënit “i nëpërkëmbur”. Si shembull, në vitin 2016 Donald Trump e kishte filluar fushatën e tij për president, duke prekur pikërisht zemërimin dhe inatin e “popullit” amerikan. “Jemi në telashe serioze”, ishte refreni që përsëritej në tubimet e tij elektorale. “Nuk po fitojmë më, ashtu si dikur. Kemi harruar kur e kemi ‘rrahur’ dikë, për shembull Kinën në një marrëveshje tregtare”. Ai theksonte se amerikanët “nuk janë më popull i fuqishëm, ngaqë kinezët, japonezët, meksikanët, terroristët islamikë… po na nëpërkëmbin”. Populistët janë eksploatues shembullorë të këtyre situatave, sidomos të krizave shoqërore dhe nacionale.
Populistët nuk i shikojnë zgjedhjet elektorale si mundësi për të zgjedhur midis opsioneve politike. Zgjedhjet i shikojnë si revoltë kundër “pakicave të privilegjuara” – siç i quajnë ata oponentët e tyre politikë – e kundër elitave dhe të tjerëve që nuk mendojnë si ata. Ata priren ta shohin kompromisin si korrupsion dhe zellin si bindje.
Popullaritetin e vet populistët e rrisin duke premtuar gjëra të parealizueshme institucionalisht. Gjatë zgjedhjeve premtojnë fitore të qarta, me shumicë votash. Ajo që karakterizon populistët është veçanërisht përpjekja e vazhdueshme për të çmontuar sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave (checks and balance system). Duan që institucionet e pavarura – si gjykatat, bankat qendrore, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile – t’i vënë nën kontrollin e tyre. Ata nuk e konsiderojnë veten si parti, por si lëvizje kushtetuese. U premtojnë votuesve atë që në demokracitë liberale është e pamundur: fitoren plebishitare dhe se shumica pastaj mund të bëjë atë që duan. Kjo është edhe arsyeja se përse populistët besojnë se asgjë nuk duhet ta kufizojë vullnetin e “popullit” – të këtyre “njerëzve të vërtetë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët