Në vitin 1965, Henry Kissinger shkroi një libër të titulluar “Partneritet i Trazuar”, në të cilin analizonte tensionet që kishin përfshirë aleancën transatlantike gjatë Luftës së Ftohtë. Një rend ndërkombëtar i qëndrueshëm, arsyetonte ai, kërkonte lidership të Shteteve të Bashkuara – një model i fuqishëm për demokracinë në botë – mbështetur nga lidhje të forta me Evropën. Kissinger me gjasa nuk e kishte imagjinuar kurrë se, më pak se gjashtë dekada më vonë, SHBA do të luante rolin e kundërt, teksa një version i ri aleancash transatlantike më të errëta shfaqen.
Të marrim parasysh mbledhjen e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë të javës së shkuar në Francë. Ndërsa rizgjidhej në krye të partisë, Marine Le Pen lajmëroi se partia do të merrte emrin e ri Rassemblement National (Tubimi Kombëtar). I ftuari i nderit në këtë event të rëndësishëm ishte ish-kryestrategu i Donald Trumpit, Stephen Bannon.
“Të gjitha faktet madhështore historike në botë dhe personazhet shfaqen dy herë”, shkroi Karl Marx, “herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë”. Do të ishte e thjeshtë të quhej mbledhja në Lille si kategori e “farsës”. Në fund të fundit, Le Pen dhe Bannon janë të dy të refuzuar të politikës.
Le Pen humbi zgjedhjet presidenciale franceze ndaj Emmanuel Macronit me një lumë votash. Për më tepër, tani ajo po sfidohet nga brenda partisë së saj nga mbesa më e re dhe më inteligjente, Marion Maréchal-Le Pen, e cila foli në Komitetin për Veprim të Konservatorëve Politikë përpara zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence në Uashington.
Sa për Bannonin, ai u shkarkua pa ceremoni nga Trump inë gusht 2017. Për t’ia shtuar turpin, Trump publikoi një deklaratë ku thuhej se Bannon ‘kishte pak lidhje’ me fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale dhe se kishte humbur jo vetëm punën, por edhe “mendjen” kur u pushua.
Prania e Bannonit në eventin në Lille ishte paradoksale. Në fund të fundit, pushimi i tij i kishte shkaqet pjesërisht në ekstremizmin e tij, ndërsa Le Pen aktualisht po përpiqet të zgjerojë mbështetjen e saj partiake duke zbutur imazhin. Megjithatë, në një kuptim tjetër, pjesëmarrja e tij ishte e arsyetuar, pasi reflektonte zhvillimin aktual të aleancës populiste transatlantike, një variacion i zymtë mbi “vlerat gjeografike” ku bazohej aleanca e Luftës së Ftohtë.
Pavarësisht problemeve politike të Bannonit, ai thotë se “vala e historisë” po lëviz pashmangshmërisht drejt populistëve. Nga perspektiva e tij, me Trumpin që ka siguruar presidencën amerikane – një zhvillim që ka destabilizuar rendin botëror që Bannon dhe soji i tij duan ta djegin – është vetëm çështje kohe përpara se Evropa të pasojë hapat e Amerikës.
Do të ishte e rrezikshme të hidhej poshtë vizioni i Bannonit si mburrje. Macron mund të ketë fituar në Francë, por fitorja elektorale e Trumpit nuk ishte aksident. As dominimi i fortë i partive populiste në zgjedhjet e Italisë këtë muaj, ku partia Liga anti-imigracion dhe Lëvizja Pesë Yjet anti-establishment siguruan së bashku rreth 50 për qind të votave.
Edhe Gjermania ka rënë disi viktimë e forcave populiste. Sigurisht, një koalicion i ri i madh qeveritar është formuar me partinë e Merkelit dhe simotrën bavareze Bashkimin Social Kristian dhe Partinë Social Demokratike. Por, u deshën më shumë se pesë muaj që partitë të binin dakord dhe partia më e madhe opozitare është tani Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë. Në një vend që dukej se ishte vaksinuar kundër populizmit nga historia naziste, ky është një zhvillim shqetësues. Demokracia është më e brishtë nga se është parë ndonjëherë dhe nuk duhet të merret kurrë për të mirëqenë.
Si mund ta ulim valën populiste?
Si fillim, elitat politike nga të dyja anët e Atlantikut që ende besojnë në demokracinë liberale duhet të pranojnë se janë përgjegjëse për rritjen e valës së populizmit, prej dështimit të tyre për t’iu përgjigjur siç duhet shqetësimeve të elektoratit. Ata duhet të punojnë pa u lodhur për të gjetur zgjidhjet reale të problemeve, nga pabarazia në migracion, që ka nxitur mbështetje për forcat populiste. Këto zgjedhje duhet të adresojnë jo vetëm sfidat teknike, por edhe ndjenjat e shtetasve – të kapura mirë nga populistët – për humbje të identitetit dhe diskriminim.
Sigurisht, demokratët amerikanë duhet të gjejnë një kandidat imponues që të kandidojë kundër Trumpit në zgjedhjet presidenciale 2020. Dhe, Franca e Gjermania duhet të çojnë përpara integrimin evropian. Këtu, Franca ka një përgjegjësi të veçantë nën drejtimin e Macronit.
Dhe, mos u gaboni: ndryshe nga ajo që Bannon tha në Lille, është Macroni – jo Le Pen dhe partia e saj e riemëruar – ai që mban çelësin e të ardhmes në demokracinë franceze. Nëse ai dështon të bëjë sistemin të funksionojë për shumicën e elektoratit, Franca mund të shkojë në rrugën e SHBA-së, duke vënë një precedent të rrezikshëm për pjesën tjetër të Evropës. Në një skenar të tillë, aleanca transatlantike do të ishte në telashe të mëdha – dhe po kështu edhe rendi botëror që ajo ka bazë. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit