Politika veprimtari që…?!
Literatura shkencore botërore, dhe qarqet e studiuesve të politikës nuk e kanë të definuar ndonjë konsensus për një definicion universal dhe të unifikuar të politikës si koncept. Politika si koncept më së tepërmi si definicion është e botuar përbrenda fjalorëve apo enciklopedive të ndryshme botërore, kryesisht të botuara në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.
Autorët e librave apo institutet e ndryshme shkencore, politikën e definojnë në forma të ndryshme, qasja e autorëve dhe e instituteve ndryshon nga njëri në tjetrin. Për politikën nuk ekziston një qasje universale gjithëpërfshirëse dhe e unifikuar, që do të mund ta përcaktoj si definicion final universal, edhe pse përpjekjet kanë qenë të vazhdueshme. Arsyeja, pse mungon definicioni i unifikuar dhe universal, qëndron në atë se kur flasim për politikën, a flasim për politikën si veprimtari njerëzore apo flasim për politikën si një veprimtari shkencore akademik.
Për politikën, një pasqyrë e shkurtë…
– Shkenca dhe arti për qeverinë; shkenca që merret me formën, organizimin dhe administrimin e shtetit ose pjesë të shtetit, dhe që merret me rregullimin e marrëdhënieve të tij me shtetet tjera (Shorter Oxford English Dictionary)
– Koncept i përgjithshëm, që ka të bëjë me praktikën e mjeshtërisë ose të shkencës së drejtimit dhe të administrimit të shteteve ose njësive të tjera politike (The Concise Oxford Dictionary of Politics)
– Rruga e udhëheqjes së shoqërive me anë të procesit të diskutimit të lirë dhe pa ndonjë përdorim të dhunës (Bernard Crick, 1993)
– Ka të bëjë me mjetet nëpërmjet të cilave përdoret pushteti për të ndikuar, në qëllimet dhe përmbajtjen e veprimtarisë qeveritare (Anthony Gidens, Sociologjia)
– Koncept të gjerë që përfshinë politikën financiare të bankave, politikën e grevave të sindikatave, të arsimit, të një komune, politikën e presidentit deri te politika e një gruaje të kujdesshme që kërkon të udhëheq me të shoqin. Po ashtu konceptin e politikës e lidh me atë të shtetit modern të cilin e paraqet si një komunitet njerëzor që pretendon monopolin e përdorimit të ligjshëm të forcës fizike brenda një territori të dhënë (Max Weber, Politika si Profesion)
– Politika- kush fiton (merr), çfarë, kur dhe si (në çfarë mënyre) (Harold Laswell, 1936)
– Njeriu largon (shtyn) njeriun (Bertrand de Jouvenal, 1963)
– Alokacioni autoritativ i vlerave (David Easton, 1979)
– Instrument për t’i mbijetuar artit më të rrezikshëm, qeverisjes (N.Machiavelli, Princi)
Kjo ishte vetëm një pasqyrë e shkurtër, me disa citate mbi politikën, se si shohin nga këndvështrimi i tyre secili studiues, në formën e vetë. Vërtet politika është konfuze dhe e pa definuar. Prandaj thuhet se politika është një proces dinamik, vazhdimisht në ndryshim.
Politika në Kosovë!
Ose jeton ‘për’ politikë, ose jeton ‘prej’ politikës – (Max Weber-Politika si Profesion)
Çdo ditë na bjer rasti të dëgjojmë dhe të flitet për politikën, e pamundur është që të mos diskutohet rreth ndonjë ngjarje që ka të bëjë me të kaluarën dhe aktualen. Në Kosovë, të gjithë e duan politikën, pa dallim moshe. Të gjithë synojnë të hyn në politikë, edhe po ndodhi aksidentalisht, nuk e refuzojnë, hyn pa marrë parasysh pasojat, edhe pse pasojat mund të janë të mëdha, kur të hyn si pula pa krye.
Marrja me politikë është bërë biznes, ka nga ata të shumtë që kanë hyr në politikë dhe kanë bërë politika private, për të mbushur xhepat dhe jo politika publike që do t’i kontribuonin interesave të qytetarëve. Të gjithë ata që janë sot pjesë e politikës, nuk po e përdorin politikën si art dhe mjeshtëri për të mirën e votuesve dhe qytetarëve, por për interesa të ngushta private.
Ka nga ata të shumtë, të cilët pretendojnë të hynë në politikë, faj nuk kanë, po shohin dhe po frymëzohen, që përmes politikës të ngrihen në karrierë. Frymëzimi më i keq është se politikën po e shohin si rrugë dhe mundësi për tu pasuruar më shpejt, pasurimi nëpërmjet politikës, si mundësi është shndërruar në një virus për të cilin vështir të gjendet ilaç.
Askush askujt nuk mundet t’ia cenoj të drejtën për t’u marr me politikë, mirëpo shumëkush shumëkujt, mundet t’ia cenoj keqpërdorimin e politikës, dhe t’i tregoj rrugën e drejtë, se politika është mënyra për të ndikuar dhe punuar për të mirën e përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, e jo favorizim i interesave personale.
Politika si veprimtari i takon të jetë në koordinata me qeverisjen e shtetit dhe për të mirën e qytetarëve, e jo në koordinata me kancerin e shoqërisë dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës, korrupsionin…
Nuk i duhen Republikës së Kosovës, pretendues të tillë… Republika e Kosovës ka nevojë për njerëz të punës, të ndershëm, që nuk e përdorin politikën si mundësi për t’i avancuar interesat e veta personale, por si instrument me të cilin, në mënyrë të ndershme, gjithmonë duke punuar, menduar dhe për t’i thënë të vërtetë qytetarëve. E vërteta ekziston, vetëm gënjeshtra mund të shpiket…
Rini e Kosovës, sado pa perspektivë për të ardhmen, kokën lartë gjithmonë, pasi brezi ynë, një ditë do të lirohet nga brezi i sotëm…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin