Politika serbe lakuriq
Të painkuadruarit dhe falli politik serb
Beogradi me të gjitha dajret u përpoq të bind përfaqësuesit e të ashtuquajturës Lëvizje e të Painkuadruarve, se Tito është gjallë, dhe ja ku e keni përpara, mirëpo dëshmitarët okular nuk nguronin t’ua shpjegojnë mysafirëve se Jeremiqi nuk është Tito. I tërhoqi nga hunda të gjithë me radhë, Jeremiqi, por nuk e bindi dot edhe njërin prej tyre, se Jugosllavia e Titos ende ekziston. Provuan që së paku të mbjellin ndonjë dru paçeje në gropat e bombave të aviacionit të NATO-s, por pa dobi. Harroi Jeremiqi çka kishte fol dje e çka po flet sot, veçanërisht në raport me Kosovën. E gjithë maskarada me të painkuadruarit doli të jetë edhe një mashtrim për Serbinë, ngase siç u tha, 32 shtete nga ato që merrnin pjesë në takim, tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Shtetet që përkrahen gjenocidin serb mbi boshnjakët,shqiptarët dhe kroatët?
Ish diktatori i Libisë, Gadafi në arrati. Presidenti i përjetshëm i Egjiptit, Mubarak, po gjykohet në Kairo. Ben Ali është dënuar me vdekje në Tunizi, në mungesë. Në Siri pritet të bjer Asadi i Dytë. Irani betohet para Jeremiqit se kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Beogradi ishte përgatitur edhe për devetë e Gadafit, edhe për haremin e tij, edhe për barsoletat e dikurshme të ish nxënësit të shkollës serbe, por mashtrimi i auditorit kësaj radhe nuk ndodhi, ai tashmë ka humbur rrugën në shkretëtirë, duke ikur nga çlirimtarët libian. Mungonte edhe miku i madh i vozhdit, Sadam Hyseini, në një kohë kur qeveria e re në Bagdad po kërkon nga Serbia që t’ia kthej avionët të cilët diktatori ia kishte huazuar kasapit të Ballkanit Millosheviq gjatë luftës.
Mysafirët e painkuadruar, si të hipnotizuar, dëgjuan ligjërimet e Jeremiqit në emër të Jugosllavisë së Titos. Kështu ndodhë me regjimet e kalbura të cilat kanë fundosur popujt e tyre në varfëri. Ndryshimet e mëdha në botë që po ndodhin sot e do të vazhdojnë edhe nesër, më nuk mund t’i ndalë askush, e as Jeremiqi.
Jeremiqi i beson gënjeshtrës së vetë
Jeremiqi, si zakonisht, edhe kësaj radhe, herë përshëndeste me “selam alejkum” e herë kryqëzohej, sipas nevoje dhe sipas përkatësisë fetare të partnerit që kishte ftuar. Edhe kësaj radhe po i besonte gënjeshtrës së vetë. Mbeti edhe një dilemë edhe në takimin e fundit, se a është Jeremiqi trashëgimtar i Titos apo jo.
Serbia me parë duhet t’ia shpjegoj vetës së nuk është Jugosllavi dhe nuk ka qenë asnjëherë, dhe gënjeshtrës që ka sajuar, i ka ardhur fundi. Serbia duhet të lirohet nga maska e quajtur Jugosllavi me të cilën ka manipuluar botën më tepër se 100 vjet. Politika serbe më nuk ka nevojë të analizohet, ajo tashmë duket lakuriq. Kur thuhet se të painkuadruarit po takohen në Beograd, vështirë e merr vesh dot njeriu normal.
Derisa shumë vende arabe dhe anëtare të konferencës islamike, do të ngarendin për të marrë pjesë në samitin e Jeremiqit, aty veç një zot e di se kush kënd përfaqëson dhe sa ditë të numëruara ka në pushtet. Kësaj radhe munguan shumë tenda, shumë gra të haremeve,munguan kolonat e deveve por edhe shumë diktatorë që tashmë i ka mbuluar dheu,disa presin gjyqet e popullit të tyre. Fallgjiu, kësaj radhe dukej i papërvojë dhe jo bindës. Mungonin edhe dekoratat e shumta të arit po edhe tankerët me naftë falas,që kësaj radhe nuk ishin nisur fare.
Për habi diplomacia serbe ende përkrah Gadafin, të cilin nuk po mund ta gjejnë luftëtarët libian të lirisë,për t’ia dhënë dënimin e merituar,ndërsa qeveria e Beogradit tashmë ka njohur Këshillin e përkohshëm drejtues të Libisë. Djalli e marrtë vesh.
Në anën tjetër Dodiku i cili për ushqim ka talljen me Bosnjën dhe në vend që tash të numëronte ditët e burgut në Sheveningen, ai dirigjon politikën dhe diplomacinë serbe ndaj të gjithë atyre, të cilët në çfarëdo mënyrë përkrahin B e H.
Kosovën vazhdojnë të mos e njohin shumë vende anëtare të Konferencës Islamike, të ndikuara pikërisht nga broçkullat e Jeremiqit. Derisa Bashkësia ndërkombëtare, BE, SHBA dhe FMN mbajnë gjallë ekonominë serbe e cila është në prag të kolapsit të plotë,Serbia serish organizon maskaradën me të painkuadruarit.
Jeremiqi vetën ende po e sheh, jo si ministër serb të punëve të jashtme, por si ministër të jashtëm të Jugosllavisë, e cila moti nuk ekziston..
Këto dukuri të pa zakonta dëshmojnë se në jo pak shtete arabe, afrikane e aziatike, koha është ndalur.
Donin të shihnin qoftë edhe gjurmë të ish RSFJ-së, por, për mysafirët e humbur në kohë, gjithçka dukej si ëndërr. Donin të duartrokisnin, por askush nga folësit nuk ua mbushte as syrin e as mendjen. Ndoshta do të kenë shkuar nga Beogradi me shpresë së zgjimi i masave të gjera popullore, tashmë të vetëdijshme, do tua shkurtoj mandatet e përjetshme të tyre, në vendet prej nga vinin. Lirisht mund të ngjaj që dikush prej atyre që ishte këto ditë në Beograd do të mund të mbetet jashtë kufirit të shtetit të tij. Ndoshta është koha e fundit që atyre të cilëve u është ndalur koha t’u tregohet vendi që meritojnë; në plehun e historisë.
Thuhej se samiti në plan të par pati thirrjet për paçe dhe për bashkëpunim ekonomik mes këtyre vendeve. Jeremiqi më nuk po mund të merrte guximin të kërkojë naftë pa pagesë as kredi pa kamatë siç bënte Titua.
Derisa po mbahej ajo farë konference e të painkuadruarve, në Sheveningen po vazhdonte gjykimi i ish gjeneralëve serb për gjenocid ndaj boshnjakëve të Bosnjës. Gjithçka sikur tingëllonte e pabesueshme. Si mund të ngjajë që ajo që ishte quajtur Jugosllavi me dekada tani të quhet Serbi dhe të njihet si trashëgimtare e RSFJ-së.
Manipulimi i pushtetarëve serb në Beograd, me emrin Kosovë
Politika serbe nuk mund të jetojë edhe një ditë pa argumentin e saj të quajtur Kosovë.
Gjithë maskarada me të ashtuquajturat vende të painkuadruara që u mbajt në Beograd kishte një moto dhe një porosi të pushtetarëve serb; mos e njihni pavarësinë e Kosovës
Qeveritarët serb thonë se që nga mbarimi i luftës e deri sot, për institucionet e tyre (fiktive) serbe të Kosovës kanë investuar hiq me pak se gjashtë miliard euro. Kur dihet se vetë Republika e Kosovës, ka një buxhet pak më shumë se një miliard euro në vit, atëherë shtrohet pyetja; ku i investoi Serbia gjithë ato mjete? Është e sigurt se qeveria e tanishme serbe ndan mjete nga buxheti për shumë nëpunës serb, edhe të vdekur por që kanë ndonjë lidhje me Kosovë. Në shumë raste ata marrin të ardhura të dyfishta.
Ministrat e ashtuquajtur serb për Kosovë e Metohi, si Bogdanoviq apo Oliver Ivanoviq, të gjithë kryetarët fiktiv komunal të strukturave paralele serbe,delegatët e të gjitha kuvendeve inekzistente komunale, inspektor nga më të ndryshmit, të gjithë ata që në çfarëdo rasti kanë qenë nëpunës të pushtetit të dikurshëm millosheviqian, përveç që marrin paga të majme, ata kanë të paguar banesa, shtëpi luksoze apo që të dyja;shtëpi e banesë, por gjithsesi edhe paga të majme të dyfishta. Shumica prej tyre punojnë në nga dy vende pune. Ata janë të paprekshëm dhe nuk njohin asnjë ligj.
Serbia vazhdon të shfrytëzojë donacione e kredi pa ndërprerë nga vendet e perëndimit ndërsa shpresat për mbijetesë i ushqen në Kinë dhe Rusi. Pushtetarët aktual serb nuk e kanë idenë se si do të mund të jetojnë pa strukturat paralele në Kosovë. Në emër të tyre, ende vidhet buxheti i Serbisë dhe kur analizohen informacionet për këtë, njerëzit normal pyesin ku janë paratë. Në këtë plan, jo vetëm pushtetarët, por edhe Kisha Ortodokse Serbe, marrin shuma të mëdha të mjeteve nga buxheti shtetëror pa arsyetuar kurrë, ku kanë shkuar ato. Kohë më parë një kleriku serb iu konfiskuan pesë banesa dhe shumë lokale afariste të përfituara jashtë çdo ligji dhe norme juridike. Po të ishin investuar vetëm gjysma e atyre mjeteve,serbët që jetojnë në Kosovë sot, nuk do të mund të ankoheshin as për banesa, as për vende pune, thonë analistët. Politikes aktuale të Beogradit, i vjen fundi vetëm atëherë kur qytetarët serbë do të kërkojnë haptazi llogari për gjithë ato mjete dhe për gënjeshtrat e pafundme të pushtetarëve të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale