Ishte 20 gushti, viti 2014, kur presidenti francez, Francois Hollande, për gazetën Le Monde deklaroi se "duhet të dalim me një strategji globale për ta luftuar këtë grup (ISIS), e cila është strukturuar, ka financim të mjaftueshëm, armë të sofistikuara dhe kërcënon vendet si Iraku, Siria dhe Libani".
"Nuk mund të mbajmë debate tradicionale për ndërhyrje dhe mosndërhyrje", kishte thënë presidenti Hollande për të përditshmen franceze.
Më 12 shtator, viti 2014, Hollande, gjatë takimit me presidentin kurd, Masud Barzani, ishte pajtuar për dërgimin e "mjeteve të nevojshme" për kurdët në luftën kundër ISIS.
Me këto dy deklarata të presidentit francez, iu shpall luftë terrorizmit në Siri dhe Irak, por jo vetëm kaq: u ndihmuan edhe grupe të tjera, siç është PKK kurde, e cila që moti është shpallur si organizatë terroriste, për ta luftuar terrorizmin dhe kjo, e pranojmë ose jo, quhet luftë e klasifikuar kundër terrorizmit.
Pas kësaj filluan edhe intervenimet e para kundër territoreve të kontrolluara nga organizata terroriste ISIS, sulme ajrore në të cilat më shumë vriteshin civilë të pafajshëm, sesa ushtarë të ISIS-it, të cilët jetonin në mesin e qytetit së bashku me popullin sirian.
Thuhet se për ta luftuar armikun, duhet ta njohësh. Tani po dëshmohet se ISIS-i nuk u mor seriozisht dhe nuk u njoh. Faktori ndërkombëtarë harroi se ka punë me një organizatë e cila vetëm prej puseve të naftës të naftës fiton më shumë se një milion dollarë në ditë dhe sipas statistikës së aktivistëve brenda Sirisë, për çdo ditë ISIS pasurohet me 2.5 milionë dollarë nga shitja e naftës dhe gazit. E gjithë kjo është jashtë plaçkës së luftës të cilën e merr nga kundërshtarët e saj.
Faktori ndërkombëtarë harroi se ISIS është një grup me një fuqi propagandistike në media, si asnjëherë më parë, saqë SHBA-të vetëm në vitin 2014 harxhuan afër 1.2 miliard dollarë në luftën mediatike kundër ISIS, por e gjithë kjo rezultoi me ndikim më të madh në Evropë dhe SHBA, me ndikim më të madh në Lindjen e Mesme dhe Azi.
ISIS e kishte të vështirë ta bindte popullin për ideologjinë e saj, se SHBA-të dhe Perëndimi janë "armiq të përbetuar" dhe se duhet vrarë; e kishte të vështirë ta bindte popullin sirian se ligjin të cilin ata e sollën, është ligji më i mirë në botë, se ideologjia e tyre është ideologjia e vetme e pranuar dhe se faktori ndërkombëtarë nuk e do një mysliman, pos të vdekur.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, kishte ekzekutime publike, të gjykuar si hipokritë, si armiq, si spiunë.
Edhe sikur ta harxhonte gjithë pasurinë, ISIS-i nuk do mundej ta bindte popullin aq sa ka arritur ta bind fillimi i sulmeve ajrore kundër ISIS-it, me çka populli sirian brenda territoreve të ISIS-it filluan ta besojnë gjithë atë që thërret ISIS-i, se faktori ndërkombëtar e përkrah Bashar al-Assadin, se nuk i do myslimanët, se dëshiron t’ju vrasë…
Atë ditë kur filluan sulmet ajrore, kampet e trajnimit në territoret e ISIS-it u mbushën me sirian të rinj, të cilët dëshironin hakmarrje për spitalet dhe shkollat e rrënuara prej sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtarë në luftimin kundër terrorizmit; dëshironin hakmarrje për çdo viktimë. Sulmet ajrore ndikuan në shtimin e urrejtjes kundër faktorit ndërkombëtar, me çka, përkrahja për ISIS-in brenda Sirisë dhe Irakut në mënyrë ekstreme filloi të rritej.
Faktori ndërkombëtar u ballafaqua edhe me kritika të panumërta, duke u akuzuar si të padrejtë dhe përkrahës të Bashar al-Assadit, mu atë ditë kur edhe filluan sulmet ajrore, ndërkohë që presidenti sirian vazhdonte të vriste civil të pafajshëm, në Douma, Hasakah, Aleppo, Homs dhe qytetet tjera.
Kjo edhe më shumë ndikoi në përkrahjen e ISIS-it, me çka u rrit edhe numri i ushtarëve, përkrahësve, propaganduesve, ndihmuesve, aktivistëve, në internet dhe jashtë internetit.
Politika e gabuar e faktorit ndërkombëtar është një prej shkaktarëve kryesorë për situatën e krijuar aktuale, në mbarë botën. Ndoshta do të hasi në kritika për atë që e them, por çdo i mençur i cili e njeh situatën në Lindjen e Mesme, do të pajtohet nëse është i sinqertë, pse?
Me fillimin e sulmeve ajrore, ISIS-i arriti dy pika të rëndësishme në politikën e saj të jashtme dhe të brendshme, të luftës dhe të paqes. ISIS thuajse çdo ditë ballafaqohej me dy vështirësi. E para është vështirësia e numrit të madh të banorëve, të cilët e vështirësonin luftën e mëtutjeshme kundër grupeve të tjera opozitare që paguhen nga Perëndimi dhe kundër regjimit sirian.
Ballafaqoheshin me akuza të vrasjes së civilëve thuajse në çdo sulm. E dyta është vështirësia që vinte nga njerëzit që nuk ishin të kënaqur me ideologjinë e ISIS-it, por jetonin brenda territoreve të saj dhe jepnin informacione për çdo pakënaqësi dhe çonin pluhur kundër ISIS-it.
Me fillimin e sulmeve ajrore, të cilat i provokoi vet grupi terrorist, të dyja vështirësitë u pastruan, por filluan ta arrinin edhe qëllimin e tyre për "hakmarrje kundër faktorit ndërkombëtar për çdo civil dhe ushtarë të vrarë".
Fillimi i ikjes së sirianëve drejt rrugës së Perëndimit, hapi derën e falsifikimit të dokumentacionit, me çka arriti që nëpërmjet refugjatëve të fusë njerëzit në stilin "inghimasi" (njeriu që lufton deri në plumbin e fundit dhe në fund vritet) në mes të Francës, ku edhe të shkaktohej sulmi më i madh terrorist pas 11 shtatorit të vitit 2001.
Edhe pse sulmi në Paris shkaktoi masakër të paparë, përsëri gazetarë dhe media filluan që ta akuzojnë faktorin ndërkombëtar për lotët e krokodilit. Akuzat vinin për shkak të dy arsyeve: njëra, sepse faktori ndërkombëtar vazhdon të mbetet i shurdhër për vrasjet ekstreme në vendet tjera; dhe, e dyta, sepse faktori ndërkombëtarë me sulmet ajrore në Siri dhe Irak, duke vrarë civilë të pafajshëm, me qëllim dhe pa qëllim, e ngriti urrejtjen dhe dëshirën për hakmarrje, duke harruar se sa për qind të myslimanëve jetojnë në Evropë; duke harruar se ideologjia e ISIS-it tanimë gjendet në çdo skaj; duke mos i marrë nën konsideratë pasojat e një lufte të tillë, të ashpër; duke paguar grupe opozitare që në vend se ta luftojnë presidentin al-Assad, të luftohet ISIS-i; dhe, duke harxhuar pasuri për sulme ajrore në të cilat nuk ka pasur asnjë sukses deri më tani, përkundrazi territoret e kontrolluara nga ISIS-i vazhdojnë të zgjerohen.
E gjithë politika e gabuar e faktorit ndërkombëtarë, ndoshta pa qëllim, ka ndihmuar që të shtohet përkrahja për udhëheqësit e ISIS-it brenda territoreve të kontrolluara, por edhe jashtë saj, saqë, sipas anketës së fundit e bërë në vendet e Lindjes së Mesme, është shtuar më shumë se 24 për qind.
Nëse do isha pyetur unë, do të thosha se shkaktari i vrasjeve në Paris janë faktori ndërkombëtar, të cilët botën e sollën në një situatë të pazgjidhur, në një situatë e cila në vend se ta shtojë paqen, e ka shtuar luftën, terrorizmin dhe frikën.
Kjo që e thash është shkaktari, ndërsa ne, përderisa vajtojmë dhe qajmë për pasojat, dikush na bën që t’i harrojmë shkaqet që edhe më tej të arsyetohen sulmet duke u vrarë civilë të pafajshëm. Tani kur edhe e shkruaj këtë shkrim, sulmet ajrore të ushtrisë franceze në Siri, kanë rrënuar një spital të mbushur me civilë, në qytetin Rakah të Sirisë.
Asnjëherë në historinë e njerëzimit, prej një toke që ujitet me kerozin, nuk ka lindur lulja e paqes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri