LAJMI I FUNDIT:

Policia merr masa për ndotjen akustike

Policia merr masa për ndotjen akustike

Policia e Tiranës deklaroi të hënën se ka marrë masa penaliteti për ata pronarë të lokaleve të natës që shkaktojnë ndotje akustike, deri në mbyllje të aktivitetit të tyre.

Sipas shefit të shërbimit të patrullës së përgjithshme, në drejtorinë e Policisë së kryeqytetit Bedri Hasanaj, policia ka marrë masa duke i mbyllur lokalet që prishin qetësinë në momentin që merret një denoncim, ndërsa pjesa tjetër i takon institucioneve, siç është ministria e Mjedisit.

“Zonat më problematike në kryeqytet nga ku mbërrijnë edhe numër i madh telefonash janë zona e ‘Bllokut’ dhe e ‘Tiranës së re’”, tha Hasanaj.

Sipas vendimit të këshillit të ministrave nr. 587 për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane dhe turistike, për mjediset e hapura përcaktohet orari i lejimit të veprimtarisë për ditën e premte dhe të shtunë nga ora 19:00 deri në 24.00 dhe për ditët e javës nga ora 19:00 deri në 23:00./Telegrafi/