Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës në nivel lokal dhe qendror me sektorin privat hap rrugën drejt një ambienti më të mirë dhe më të sigurtë të të bërit biznes në vend. Kjo u tha sot në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ku bizneset e pranishme patën rastin të diskutojnë mbi bashkëpunimin e deritanishëm me këtë institucion si dhe mbi mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), tha se në kuadër të përpjekjeve të Odës Amerikane për të çuar dialogun midis sektorit privat dhe publik në një nivel të ri dhe më të avancuar, bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm me Policinë e Kosovës ka një rëndësi të veçantë. Për më shumë, Zeka theksoi raste të ndryshme në shtete perëndimore, e veçanërisht në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku bizneset dhe institucionet kyçe të sigurisë publike e kanë të strukturuar dialogun e vazhdueshëm përmes këshillave të ndryshme, me qëllim të kontribuimit drejt një ambienti më të sigurtë për të bërë biznes, dhe për komunitetin në përgjithësi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policise Shpend Maxhuni, duke mirëpritur idenë e mbajtjes së një takimi të tillë, sqaroi strukturën organizative të Policisë së Kosovës dhe mënyrën se si kjo strukturë i vihet në shërbim qytetarëve të vendit dhe bizneseve. Ai theksoi se mirëpret një dialog më të rregullt dhe më konstruktiv me komunitetin e biznesit si një pjesë kyçe e shoqërisë kosovare. Në këtë drejtim, Maxhuni elaboroi mbi funksionimin e këshillave ekzistues që funksionojnë nëpër komuna që kanë për rol diskutimin e çështjeve të ndryshme mbi sigurinë publike. Sa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike, ai sqaroi edhe funksionimin e Drejtorisë së Kibernetikës në kuadër të Policisë së Kosovës, duke potencuar sukseset e konsiderueshme të kësaj drejtorie përkundër kapaciteteve të limituara.
Në vijim, bizneset patën rastin të diskutojnë mbi probleme ditore me të cilat ballafaqohen sa i përket këtij institucioni, e në veçanti mbi problemet që dalin nga mungesa e vendeve për ndalje të automjeteve për shitje ambulantive. Maxhuni sqaroi se për zgjidhjen e këtij dhe sfidave tjera të kësaj natyre të bizneseve duhet një diskutim i mirëfilltë me komunat dhe një bashkërendim i veprimeve në nivel ndërinstitucional. Në përmbyllje, ai u zotua në marrjen e hapave konkret për ndjekjen e rekomandimeve dhe adresimin e sfidave që u ngritën nga ana e bizneseve gjatë tryezës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë