LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -4° clearsky_night

Policia e Kosovës e përgatitur për monitorim të procesit zgjedhor në Regjionin e Ferizajt

Policia e Kosovës e përgatitur për monitorim të procesit zgjedhor në Regjionin e Ferizajt

Policia e Kosovës në Regjionin e Ferizajt është përgatitur me kohë për ta monitoruar e gjithë procesin zgjedhor. Në secilën qendër të votimit me kohë kanë dalur zyrtarët policor.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Telegrafin se të gjitha qendrat e votimit në Regjionin e Ferizajt janë hapur me kohë.

“Të gjitha vendvotimet në rajonin e Ferizajt, duke përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë dhe Hani Elezit janë hapur me sukses dhe procesi zgjedhor ka nisur pa probleme. Policia kanë marrë masat e nevojshme me kohë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimeve. Deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë incident. Procesi po vijon i qetë”, ka thënë Veseli./Telegrafi/