LAJMI I FUNDIT:

Policia, aksion për makinat e vjedhura

Policia, aksion për makinat e vjedhura

Policia, gjatë një aksioni të zhvilluar për makinat e vjedhura, në të gjithë vendin, ka bllokuar dhe sekuestruar rreth dhjetë makina, kryesisht të tipit te fundit, të cilat pas verifikimeve kanë rezultuar të vjedhura nga vende të ndryshme të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka verifikuar plot 1085 automjete të llojeve të ndryshme dhe vëmendje e veçantë i është kushtuar pikave të kalimit kufitar për të zbuluar dhe formën e mashtrimit, si dhe patrullimeve përgjatë kufirit jeshil.

Makinat janë sekuestruar në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Lezhë ndërsa vendet nga të cilat janë trafikuar janë: Italia, Austria, Bullgaria, Serbia dhe Greqia.

Për të gjitha automjetet e verifikuara si të vjedhura janë kryer procedurat përkatëse ligjore dhe materialet janë referuar në prokurori dhe kjo e fundit ka nisur procedimin penal për përdoruesit e tyre./Telegrafi/