LAJMI I FUNDIT:

Pogradec, vetëvritet 32-vjeçari

Pogradec, vetëvritet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar nga qyteti i Pogradecit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri, pasditen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në lagjen numër 1.

Viktima, Bledar Buzo, vuante prej kohësh nga depresioni dhe kështu ka vendosur t’i japë fund edhe jetës së tij, duke u vetëvrarë me një plumb në zemër.

Policia e mbërritur në vendngjarje, bën me dije se 32-vjeçari ishte beqar, dhe prej kohësh kishte tentuar vetëvrasjen. Trupin e pajetë e kanë gjetur familjarët në banesën e tij, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet, raportoi Ora News./Telegrafi/