Kudo në botë, pagesat digjitale janë në rritje. Por, kjo nuk e ka hequr gradualisht përdorimin e parave të gatshme.
Të paktën jo ende.
Hulumtimet e fundit nga “Bank for International Settlements” (BIS) zbuluan se tendencat që u përshpejtuan gjatë pandemisë COVID-19 të përdorimit të mjeteve digjitale të pagesës në vend të parave të gatshme për transaksione kanë vazhduar në mbarë botën.
Përdorimi mesatar vjetor i pagesave pa para të gatshme u rrit me 10 për qind në vitin 2022 në ekonomitë e përparuara dhe 18 për qind në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, raporton newsweek.
Një zhvillim që tregon një ndryshim në sjelljen e konsumatorëve është se njerëzit po përdorin pagesa pa para të gatshme për transaksione më të vogla. Në të kaluarën, ata do të kishin zgjedhur paratë fizike për të paguar faturat modeste, transmeton Telegrafi.
“Fillimisht, rritja e pagesave digjitale dhe rënia e përdorimit të cash-it ishte më e theksuar për transaksionet me vlerë më të lartë sesa për blerjet me vlerë më të ulët”, thanë studiuesit në BIS.
“Megjithatë, për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit të përdoruesve dhe inovacionit të vazhdueshëm, mjetet digjitale të pagesës po përdoren gjithnjë e më shumë dhe po përdoren edhe për blerje të vogla”, shtuan ata.
Ndërsa ka dëshmi që shfrytëzimi i parave në transaksione më të vogla ka ulur qarkullimin e tyre në para të gatshme, analistët e BIS sugjerojnë se kjo mund të jetë edhe për shkak se prerjet më të vogla po bien, duke i detyruar konsumatorët të përdorin mjete pa para.
Shfaqja e pagesave të shpejta, rimbursimeve me ritme të shpejta për pagesat e vogla, po përshpejtojnë përdorimin e pagesave pa para fizike, sipas BIS.
“Pothuajse në të gjitha juridiksionet, vëllimi i pagesave të shpejta u rrit ndërsa kërkesa për kartëmonedha me prerje të vogël u ul”, thanë studiuesit.
Rënia e qarkullimit të monedhës me vlerë më të vogël po ndihmon që konsumatorët të përdorin më shumë opsione pa ‘cash’ paranë.
Por, paratë janë ende opsioni i parë për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
“Ndërsa konsumatorët zgjedhin gjithnjë e më shumë të paguajnë me para digjitale, paratë e gatshme janë ende mjeti i preferuar i pagesës për segmente të caktuara të popullsisë, siç janë të moshuarit ose personat që dëshirojnë të kontrollojnë buxhetin e tyre”, thanë studiuesit e BIS.
Udhëtarët pëlqejnë gjithashtu paratë e gatshme.
“Statistikat tregojnë se konsumatorët ende tërheqin cash para kur ndodhen jashtë vendit”, sipas BIS.
Bankat qendrore po punojnë gjithashtu për të siguruar që qasja në para të jetë lehtësisht e disponueshme.
Për shembull, Banka e Koresë së Jugut planifikon të punojë me qeverinë dhe bankat për të përmirësuar shërbimet dhe përdorshmërinë e ATM-ve.
Në Suedi, disa banka të mëdha janë të detyruara me ligj të ofrojnë shërbime në para.
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur rregullore të re për të siguruar që njerëzit nuk duhet të udhëtojnë përtej një distancë të arsyeshme për të tërhequr ose depozituar para dhe në SHBA, shitësve me pakicë u kërkohet të pranojnë para në dorë si një mjet pagese për blerjet më pak se dy mijë dollarë amerikanë
Ndryshe, Norvegjia është në një fazë testimi. “Motivimi për të filluar studimin e CBDC gjendet në mandatin e Norges Bank, veçanërisht promovimin e një sistemi pagesash efikas dhe të sigurt. Sigurisht, një sistem pagese që funksionon mirë në monedhën vendase është gjithashtu i rëndësishëm për stabilitetin financiar”, tha Torbjorn Hægeland, Drejtor Ekzekutiv për Stabilitetin Financiar në Bankën Qendrore të Norvegjisë, Norges Bank.
Përfitimi i CBDC-ve është se ato qeverisen nga bankat qendrore, që do të thotë se ato duhet të jenë të qëndrueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova