LAJMI I FUNDIT:

Po Stambolli a është Serbi?!

Po Stambolli a është Serbi?!

Është interesante të kërkosh dhe të shpjegosh shkakun, se pse në vite, serbët e kanë ndërruar dhe nuk kanë zënë karar, për emërtimin e Kosovës. Pothuajse në të gjitha shkrimet historike dhe materialin hartografik të historiografisë serbe të fundviteve të shekullit XIX, e duke vazhduar deri në periudhën e Luftës së Parë Botërore, madje herë-herë duke u përdorur deri në ditët e sotme, për Kosovën, hasim nga ata edhe emërtimin në trajtën: Serbi e Vjetër (????? ??????).

Ky term, i bazuar mbi teori të sajuara dhe aspak shkencore, është boshti i teorisë pansllaviste për “Serbinë e Madhe”. Nga vitet 1920 e deri në vitin 1940, emri i vendit parapëlqehej të shkruhej dhe të thirrej edhe si Serbia e Re (???? ??????) si edhe Serbia Jugore (????? ??????), ku përveç territorit të sotëm të Kosovës, përfshihej dhe territori i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, e më gjerë. Më pas, nga 1945-a e këtej, ajo u quajt nga Jugosllavia e Titos – Kosovë e Metohi. Por, emërtimi Kosovë e Metohi, siç do ta shpjegoj më poshtë, mbart në vetvete një mentalitet krejt shovinist e serbomadh.

Në atë kohë, ishin të njohura pelivanllëqet e Josip Broz Titos, që për të ruajtur ekuilibrat brenda federatës, në kurriz të shqiptarëve, përmbushte orekset nacionaliste të sllavëve më agresivë. Për këtë, duke rrëmuar nëpër ëndrrat e serbomëdhenjve, gjeti dhe i shtoi Kosovës edhe emrin Metohi, që tenton të emërtojë kështu Rrafshin e Dukagjinit. Me këtë veprim antishkencor dhe antishqiptar, Tito plotësonte kështu de facto, dëshirën e serbëve për “Serbi të Madhe” dhe njëkohësisht, i bënte ata të ndiheshin sa më shumë si “zotër shtëpie” në Kosovë.


Afërsisht, po me një logjikë të ngjashme, që gjithashtu shpërfillte edhe faktorin shqiptar, bëri dhe emërtimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 1945-n. Në atë kohë, edhe Greqia e mori “me të qeshur këtë fakt”, por që kur u shpërbë Federata Jugosllave dhe ajo, IRJM-ja, doli si republikë më vete, punët ndryshuan. Dihet dhe është i njohur reagimi i prerë i Athinës zyrtare për këtë emërtim. Kurrë nuk e pranon atë emër. Po me ne shqiptarët çfarë ndodh? Po Tirana zyrtare si reagon kur ata përdorin termin provokues, Kosovë e Metohi, siç u dëgjua edhe më 10 nëntor 2014, kur doli nga goja e kryeministrit serb Vuçiç në Beograd? Mendoj se ia vlen të ndalemi pak te ky moment, te përdorimi publikisht nga kryeministri serb i këtij termi. Në replikën e tij ndaj kryeministrit tonë, Edi Rama, ai megjithëse i nervozuar, asnjëherë nuk harroi ta thotë të pashoqëruar fjalën Kosovë me emrin Metohi.

Emri Metohi vjen nga greqishtja dhe do të thotë: “me kishat”. Kështu, kur thuhet Kosovë dhe Metohi, siç u tha edhe nga goja e kryeministrit serb Vuçiç, e përkthyer në shqip, do të thotë as më pak e as më shumë: “Kosova me (gjithë) kishat”. Pra kemi emrin e vendit (toponimin) që quhet: Kosovë, në mes lidhëzen bashkërenditëse “dhe”, e pas kësaj përcaktorin “me kishat” – Metohinë (Rrafshin e Dukagjinit). Logjika e këtij togu të sajuar është sa banale aq edhe shoviniste. Kjo, sipas atyre që e përdorin, do të thotë se, meqenëse shumë më vonë, pasi u dyndën serbët, ngritën edhe ca kisha apo manastire aty, Kosova qenka Serbi?! (Sipas kësaj logjike, meqenëse në Stamboll ndodhet edhe kisha ortodokse më e madhe në botë, ajo e Shën Sofisë, edhe Stambolli është Serbi?!)

Regjistrimi i kohës, sipas serbëve, fillon me ndërtimin e kishave?! Me “Metohi”, ata u referohen zonave të Rrafshit të Dukagjinit. Natyrisht ata nuk mund ta quajnë Dukagjin atë pjesë, pasi ashtu legjitimojnë me gojën e tyre shqiptarët si autoktonë. Ndaj, edhe gjatë Luftës së fundit, vendbanimet që ndodhen në Rrafshin e Dukagjinit, që përbëheshin nga një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare me besim mysliman, u përballën me dhunën më mizore dhe më shkatërruese të serbëve. Serbët “harrojnë” faktin historik, se shumë nga kishat e tyre ortodokse u konvertuan si të tilla mu mbi ngrehinat e kishave katolike të shqiptarëve. Kështu psh, kisha më e madhe ortodokse në Kosovë dhe pikërisht në Rrafshin e Dukagjinit, ajo e Deçanit, dokumentohet se është ndërtuar mu mbi ngrehinat e kishës katolike të shqiptarëve.

Edhe sot, po të shkosh në Nikaj-Mërtur, do të gjesh malësorë katolikë, që kur betohen përdorin shprehjen e trashëguar në shekuj: “Për kishë të Deçanit”, ç’ka provon origjinën e parë katolike të asaj kishe. Por, nëse serbomëdhenjtë nuk harrojnë as edhe një herë ta thonë të vetëm toponimin Kosovë, të pashoqëruar me parafjalën dhe emrin “me kishat”, veç të tjerash, ka edhe diçka që i dekonspiron gramatikisht në këtë bashkëngjitje. Analiza e thjeshtë sintaksore e shprehjes “Kosovë dhe me kishat” tregon, se megjithëse ato përdoren bashkë dhe pjesa e dytë “me kishat” tenton të kryejë rolin e përcaktorit, nuk mund të përfillen si togfjalësh.

Megjithëse të përdorur prej kohësh afër, dy emrat “Kosovë” dhe “dhe me kishat” nuk kanë varësi nënrenditjeje, siç e kërkon rregulli i domosdoshëm për togfjalëshin. Lidhëza bashkërenditëse “dhe” e çakordon edhe gramatikisht këtë bashkim emrash të sajuar. Nëse në shqip tema e fjalës -hi (kishë) është konservuar dhe ne kemi edhe sot në shqip, fjalë të prejardhura prej saj, si psh kur i drejtohemi autoriteteve kishtarë: “hirësi”, apo shprehja detyruese e ngulitur: “me hir ose pa hir”, që në kuptimin fillestar shpjegohet “me kishë apo pa kishë”, ky zhvillim i kësaj rrënje -hi nuk ka ndodhur në gjuhët sllave. Ky fenomen gjuhësor i munguar tek serbishtja, tregon edhe se sa e vonshme dhe e largët është ajo në krahasim me gjuhët e banorëve të lashtë dhe autoktonë të Ballkanit.

Të gjitha argumentimet gjuhësore për toponiminë e emrit “Kosovë”, dhe sidomos ndryshimet e herë pas hershme të serbëve në emërtimin e saj, shpjegojnë krizën e teorisë së tyre tragjikomike për “Serbinë e madhe”. Veç kësaj, rivendikimit territorial ndaj Kosovës, termi “Metohi”, ashtu si e përdorin Vuçiçët, nënkupton përballjet e rrezikshme ndërfetare. Për këtë ngarkesë fetare, termi Metohi është më i rrezikshëm edhe se termi “Vorio – Epir”. Ashtu si Athina zyrtare, edhe Beogradi duhet ta flakë termin e vet shovinist. Çdo serb i mençur duhet ta kuptojë se, me terma të tilla, nuk shkohet në Evropë. Sidomos një serb si ai, aktiv në krah të kriminelit Sheshel, nuk duhet të harrojë kurrë varrezat masive në Bosnje, pikërisht për shkak të spekulimeve të tilla me simbolet fetare. Prandaj, ishte dhe shumë i rrezikshëm provokimi i Vuçiçit në atë konferencë shtypi. Perëndimi dhe NATO-ja duhet të alarmohen për këtë. Heqjen nga kushtetuta serbe të fjalës “Metohi”, Evropa duhet t’ia vendosë sa më parë Beogradit zyrtar, si një kusht të domosdoshëm për të vazhduar më tej rrugën drejt saj. Por, më parë këtë, duhet ta kërkojë qartë dhe prerë vetë Tirana jonë zyrtare.

(Marrë nga: Shekulli)

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori