Denisa Daka
Më dhemb çdo ditë teksa shoh të rinj të vrasin kohën pa limit në kafene a bare kudo rrotull, pa u angazhuar e pa marrë asnjë përgjegjësi.
Kotësia e zbrazëtia e orëve bosh po vret çdo ditë secilin prej tyre, fëmijët e mijë gjithashtu.
Një mike nga Franca, teksa bënim një copë rrugë së bashku para pak ditësh e shihte jo pa habi e keqardhje kafenetë plot me të rinj, me shumë kujdes më tha: “Edhe unë djalin e kam adoleshent, 15 vjeç do të jetë për pak ditë, por mundohem ta angazhoj në çdo rast që të mos vrasë ditët në këtë mënyrë e të jetë i dobishëm. Një muaj gjatë verës ai dhe bashkëmoshatarët e tij angazhohen doemos duke kryer një punë vullnetare për komunitetin, ndërsa kontribuon çdo ditë dhe në familje… Kudo në spitale, shtëpi pleqsh, supermarkete, biblioteka në Francë e jo vetëm gjen të rinj të kësaj moshe që kontribuojnë në mënyra të ndryshme: Prindërit e tyre gjithashtu rreken ditë pas dite t’u gjejnë mundësi fëmijëve të angazhohen në këto forma, duke dashur t’u japin disa mësime njëherësh me këtë akt qytetarie e përgjegjësie”.
Mësim i vyer padyshim.
U ndjeva ligsht teksa mendoja se unë e para kisha dështuar të përfshija fëmijët e mi të angazhoheshin diku, për të mirën e tyre posaçërisht, e shumë mike të mijat gjithashtu.
E tërë shoqëria jonë po dështon të edukojë siç duhet këtë brez të rinjsh..
Angazhimi e përgjegjësia, do të kish ndikim të drejtpërdrejtë në jetët e tyre e do të përkthehej në më pak vrasje, dhunë e kotësi posaçërisht, e pas kësaj do të fitonin të gjitha palët me siguri.
Fëmijët tanë do të mësonin vlerën e punës, së pari duke vlerësuar sakaq shijen e mirë të djersës së tyre, duke vlerësuar sakaq se asgjë në jetë nuk është dhuratë porse fitohet me shumë mund – mësim i vyer ky të cilin nuk e zëvendësojnë dhjetëra predikime në radhë.
Politikat e dështuara arsimore, gjithashtu, të cilat duhet të orientonin doemos të tilla modele, po vrasin çdo vlerë e shpresë këtu, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për gjithë këtë, si askund tjetër..
Teksa specialistët e fushës nuk përfshihen askund – e nuk dëgjohet në asnjë rast asnjë sugjerim i secilit prej nesh, jo veç për këtë problem – ne do të vijojmë të jetojmë të njëjtën situatë të pashpresë, e fëmijët tanë posaçërisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës