LAJMI I FUNDIT:

Po bisedimeve me Serbinë, por me platformë të qartë dhe rezolutë në Parlament

Bisedimet me Serbinë, të gjithë e dimë që janë te pashmangshme. Kjo tashmë është e ditur, e madje edhe e pritur që moti. Si rezultat i kësaj nevoje, mund të kuptohet edhe presioni dhe kërkesat e vazhdueshme nga ndërkombëtarët, të formohen institucionet, qoftë edhe aso çfarë dolën, të kontestuara, jo legjitime në sytë e popullit dhe opinionit publik.

Pasi që tashmë është e ditur se duhet dhe do të ketë bisedime, ngase ato janë të pashmangshme, do duhej që pala Kosovare, ta merrte këtë punë seriozisht, dhe të jetë e përgatitur për to, madje në formën më të denjë të mundshme. Ne gjithnjë, në të kaluarën kemi qenë të papërgatitur në te gjitha iniciativat, bisedimet dhe në të gjitha format e qasjes në arenën ndërkombëtare. Përfaqësuesit politik të Kosovës, janë mësuar të shkojnë në bisedime me duar në xhepa, pa patur as idenë se për çfarë do të bisedohet, por gjithnjë duke shpresuar se partneret tanë ndërkombëtarë do ta bëjnë këtë punë në favor të vendit tonë.

Duke pritur gjithnjë nga ndërkombëtaret, që ata e dinë këtë punë dhe ata do të përkujdesen për formën dhe rezultatin e bisedimeve, ka ndodh që bisedimet të reflektojnë një gjendje kaotike të brendshme, refleksione politike të atilla që kanë zhvendosur vëmendjen e opinionit nga çështjet kruciale. Kjo pritje ka mundur të jetë e kuptueshme në fazat e mëhershme, por, në asnjë mënyrë tani kur kemi institucione shtetërore, tani kur tashmë jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht.


Ne nuk guxojmë më që të jemi të varur për çdo gjë nga ndërkombëtarët, ata do të jenë pjesë e bisedimeve, por kësaj radhe nuk do të jenë edhe bartës të bisedimeve. Prandaj, Kosova duhet të jetë e gatshme, për bisedime të tilla, si subjekt i konsoliduar dhe i aftë të merr përgjegjësi të forta.

Po flitet për bisedime teknike, të cilat do duhej të jenë të njohura nga përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës. Prandaj do duhej konsultuar dhe autorizuar, grupe, ekspertesh që të përgatisin, një platformë të qartë mbi temat dhe format e bisedave. Platformë e cila do duhej konsultuar edhe me partitë opozitare dhe mbi të cilën do të vihej një Rezolutë nga Parlamenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, është koha dhe momenti i fundit që liderët shtetëror dhe partiak të Kosovës që të jenë proaktiv në zhvillimin e politikave, dhe t’i paraprinë temave të bisedimeve.

Ne nuk guxojmë që të tregohemi si në të kaluarën vetëm pjesëmarrës të paaftë të bisedave dhe të jemi të detyruar që të reagojmë në iniciativat e Serbisë, siç kemi bërë pothuaj se çdoherë. Kosova duhet të tregohet e aftë dhe partner të paktën e barabartë. Nuk guxojmë t’i lejojmë vetes luksin e të mendojmë e të presim që të tjerët të na kryejnë punët tona, sepse kësaj radhe kjo nuk do të ndodh.

Si pikë e parë që do të duhej konsideruar në bisedime do ishte që bisedimet të quhen Kosovë – Serbi apo anasjelltas, por assesi nuk guxojmë të lejojmë që pala serbe t’i quaj këto, bisedime serbo – shqiptare sepse kjo për ta nënkupton çështje e brendshme e Serbisë. Në të gjitha pikat e bisedimeve, pala Kosovare duhet të insistoj në proporcionalitet ndërshtetërorë, siç janë: marrëdhëniet ndërkufitare, ekonomike, tregtare etj. Por edhe në ato që kanë të bëjnë më të drejtat e minoriteteve. Pala kosovare nuk guxon t’ia lejoj vetës që t’i ofroj të drejta minoritetit serb në Kosovë dhe të mos kërkoj të drejta të barabarta për minoritetin shqiptar në Serbi.

Kosova vërtet ka nevojë urgjente që të merret seriozisht me këtë çështje shumë të rëndësishme. Nuk guxojmë t’i lejojmë vetës komoditet, por duhet të tregohemi të aftë dhe të tregohemi proaktiv, e jo të presim qe të na sillen vendime pothuaj të gatuara në tavolinën e bisedimeve, e pastaj të reagojmë, në mënyra të çuditshme, e të pa koordinuara. Kosova tani si kurrë më parë ka nevojë për një politikë unike, proaktive. Kosova, tani, si kurrë me parë ka nevojë për një unitet kombëtar, duke patur parasysh imazhin tanimë të dëmtuar, skajshmërish, në arenën ndërkombëtare, si rezultat i raporteve të llojllojshme ndërkombëtare, të cilat tashme janë të njohura për publikun.

Po ashtu, si rezultat i një procesi të stërzgjatur (maratonik) zgjedhor, të manipuluar e të kontestuar në të gjitha format, dhe i cili edhe rezultojë me zgjedhje të kontestuar të bartësve të institucioneve shtetërore, siç është çështja e postit të Presidentit, mbi të cilin tashmë pritet të vendos Gjykata Kushtetuese, vendim ky i cili mund të sjell plasaritje të reja në vend. Të shpresojmë pra që krerët institucional të këndellën dhe kësaj radhe, vërtetë të jenë në nivel të detyrës, dhe mos t’ia lënë rastit zgjedhjen e fatit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

(Autori ka përfunduar Fakultetin Drejtësi, Shkenca Politike dhe Diplomaci)

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori