Jonah Goldberg
“Nuk duhej të kishim mbërritur kurrë në këtë pikë”, shkruante Philip Bumt në Washigtonpost.com.
Pavarësisht muajsh të tërë spekulime nga mediat, pak njerëz mendonin që Partisë Republikane do i duhej që të përzgjidhte kandidatin e vet, në një konventë të kontestuar, ose “ndërmjetësuar”, këtë korrik në Cleveland. Por, sa u përket udhëheqësve të partisë, ky tashmë është “skenari më i mirë”. Nëse kandidati kryesor, Donald Trump, vazhdon të fitojë delegatë me ritmin aktual, ai mund të mbërrijë në konventë me 1237 që i nevojiten për të fituar raundin e parë.
Në atë pikë, “ferri mund të zbresë në tokë”. Sondazhet tregojnë se 67 për qind e amerikanëve nuk e shohin në mënyrë favorizuese Trumpin – një shifër historikisht e lartë për një kandidat presidencial, shkruante Sasha Issenberg në Bloomberg.com. Kështu që, mes republikanëve që i ka kapur paniku “kanë nisur makinacionet për t’ia hequr nga duart kandidimin Donald Trumpit”.
Në takime të fshehtë përreth Washingtonit, po bëhen plane për të mbushur delegacionet e shteteve me “agjentë të dyfishtë” anti Trump, që do të votonin për dikë tjetër – ndoshta një si Mitt Romney apo zëdhënësi i Kongresit Paul Ryan – në votimin e dytë. Komiteti Republikan i Rregullores mundet edhe të ndryshojë rregullat e konventës, sidomos Rregullin 40 që shumë shpejt do të bëhet i famshëm, dhe që thotë se vetëm kandidatët që kanë fituar tetë primare mund të merren në konsideratë për kandidim.
“Unë nuk jam aspak një fans i Donald Trumpit”, shkruante Tim Pollins në The Baltimore Sun. Por do të ishte e frikshme për Partinë Republikane që t’ia grabiste kandidimin në konventë. Udhëheqësit e partisë, si Reince Priebus mund të kenë referuar kandidatë më qendrorë, si Jeb Bush dhe Marco Rubio, por cilado qoftë arsyeja, votuesit e partisë irefuzuan ata dhe zgjodhën trumpin.
Nëse udhëheqësit e republikanë donin të ndryshonin rregullat e Konventës, shkruante Brian Doherty në Reason.com, duhej ta kishin bërë përpara se të nisnin primaret. “Në këtë pikë do të duket qartë se arsyeja pse e bëjnë është të ndalin Trumpin”, si dhe të armiqësojnë miliona mbështetësit e tij.
“Më falni, por Partia Republikane nuk është një demokraci e drejtpërdrejtë”, shkruante David Harsanyi në NationalReview.com. Është një organizatë private që bën rregullat e veta dhe kandidon kë të dëshirojë. Udhëheqësit e partisë vendosën katër dekada më parë që t’u japin votuesve një zë në kandidim.
Por, nëse asnjë kandidat nuk është i fortë sa duhet për të fituar shumicën e delegatëve, atëherë çështja zgjidhet në konventë, mundësisht në dhoma të mbushura me tym “ku merren vendime racionale, se kush e përfaqëson më mirë partinë”.
Përpara çdo konvente, të dy partitë ndryshojnë rregullat e kandidimit për të siguruar përzgjedhjen e kandidatit më të fortë – që për 2016-ën nënkupton, cilido përveç Trumpit. Çfarë është më keq: të mërzisin një grup votuesish të zemëruar proTrump, të cilëve sido që të jetë as u bëhet vonë për Partinë Republikane, apo ta vendosin partinë në mbështetje të një karikature që do ta dëmtonte për shumë vite?
Do të ishte më mirë për partinë që t’i mohonte kandidimin Trumpit, shkruante Ed Kilgore në NYMag.com, por të gjithë planet kanë një defekt fatal: Ata kërkojnë “një strategji komplekse e të koordinuar”. Nëse partia do e kish këtë lloj zgjuarsie dhe disipline, “a do të kishim patur 17 kandidatë për president”?
Gjithsesi, Republikanët duhet të përpiqen të ndalin Trumpin, shkruante Jonah Goldberg në LATimes.com.
“Kandidimi i Trumpit do e shkatërrojë Partinë Republikane ashtu si ne e njohim”. Por kështu do të ndodhte edhe nëse nuk kandidohet, sepse do të largoheshin nga partia votuesit e tij. Para se të vendosin cili opsion është më i keqi, republikanët duhet ta pranojnë se, sido që të shkojë, do të përfundojë me lotë. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës