LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me thikë 78-vjeçari, vuante nga skleroza

Plagoset me thikë 78-vjeçari, vuante nga skleroza

Një 78-vjeçar u plagos me thikë në orët e mbrëmjes së të hënës në rrugën “Shemsie Haka”, në Tiranë. Sipas policisë, dyshohet se Vasfi Kreka mund të jetë vetëplagosur, pasi vuante nga skleroza.

78-vjeçari është shoqëruar për në spital dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në komisariat dhe familjarët e Krekës, pasi i plagosuri ka qenë në banesë kur ka marrë edhe plagët. /Telegrafi/