“Papa Xhulio i dytë ishte aq i rrëmbyer dhe koha kur jetonte kje aq e përshtatshme për këtë sjellje, saqë ai realizonte gjithmonë qëllimet e veta”, shkruan Nikolo Makiaveli, një borgjez laik, diplomat, ushtarak e poet fiorentinas në “Sundimtari-n” e famshëm (1513), librin, që do ta bënte filozofin më të largdëgjuar të politikës dhe shtetit.
Që në hyrje, tek i drejtohet prijësit Lorenco de Mediçi, të cilit i kushtonte veprën e tij, thotë përvujtnisht se s’mund ti ofronte shkelqësisë princërore diç më të mirë, sesa mundësinë për të përfituar në pak ditë, atë që ky kishte mësuar tërë jetën.
Pastaj, në hullinë e mendimit të sipërdhënë, nënvizonte se është i suksesshëm vetëm ai Princ që i shkon për mbarë fryma e kohës. Ndaj, po të rronte dhe ca Papa i hallakatur e, njëherësh, koha të ndërronte trillet papritur, aherë do të ndëshkohej rëndë prej saj…
Këto janë ligjet e historisë dhe kohët nuk i lëmojnë përherë sundtarët…Por çuditërisht, trualli i Kosovës, i veçantë në shumëçka, jep provën e pakëputshme të së kundërtes! Sepse, ndryshe, nuk shpjegohet dot përse motet e saj kanë një pjellori mahnitëse për të ngjizur e fryrë kurorën e së Keqes!
Behnin rend këndej, tufanesh të përgjakura, Vali e Zhupan, Hazjajin e Komitetar, Vozhd e Mëkëmbës dhe, të gjithë e përherë, gjenin në vitet e saj atë frymën ideale të Nikolos, për të prishur e shprishur çdogjë: me doktrinë e mort, plaçkitje e dëbim biblik. Ata vinin e iknin dhe kohët dukej se lëviznin shenjën, ornamentin a ideologjinë, por, sërish, secilit që fronsohej i dhuronin lehtësinë e padurueshme të sundimit që mjeronte jetën e brezave të flijuar.
A nuk ngjan kështu dhe sot? Republika e mosvarme vijon me një bujari të askundparë përshtatshmërinë e përsosur: që frymën e fatit të vet ta bëj shtrojë komode për guvernantët fillhumbur, të stolisur, tashmë, me petkun joshës kombëtar!
Ndërsa, pra, si pohonte alkimisti fiorentin i fuqisë që deshi të çlironte politikën nga morali, kohët duke ndryshuar ndëshkojnë princat e paintuitë, në Kosovën shqiptare ato ruajnë ngulmërisht tharmin e tyre konstant ndër shekuj… Madje, kultivojnë si prurje jetike pllenimin frytbartës për demonët politikë që, dhe në cikël perëndimesh, riqarkullohen paprerë në role e misione të errtë, si vetë nata e saj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri