Pishmanllëku i Gruevskit…
"Kartoni" i trashë, me fleta, përplot shpifje e fyerje ndaj shqiptarëve, i quajtur Enciklopedi, është tërhequr nga shitja. Aty s’kishte shkencë. Në vend të humanizmit u mboll dehumanizmi, zotëruan emocionet, jo arsyeja. Shpifjet, fyerja ndaj shqiptarëve, falsifikimi i historisë së tyre, dolën në lendinë. E vetmja zgjidhje, tërheqja nga shitja. Enciklopedia e qelqtë u thye.
Gruevski dhe ortakët e tij, akademikët, ndryshe e kishin parashikuar projektin e tyre, por nuk u doli ashtu. Shqiptarët, por jo vetëm këta i përgënjeshtruan tezat e tyre, bënë që ajo (Enciklopedia) të hedhet atje ku e ka vendin. Skenaristët i dhanë vetës golin. Ishte një "autogol" ku u humb loja…
Vendi grindavec, Maqedonia, s’i ka punët "për mashallah", ka telashe me bullgarët, grekët, tash i doli punë edhe me shqiptarët. Si duket "gazda" Nikolla Gruevski e ortakët e tij e kanë pasur një zor të madh, janë gjendur në mes të dy zjarreve, presionit: Zgjidh e merr… Nëse i acaroni marrëdhëniet me shqiptarët, shtrenjtë do ta paguani llogarinë, s’do të hyni në radhë për liberalizimin e vizave…Kambana bie për atë që ka vesh. Politikanëve u ra zhetoni:Më mirë jashtë "zgafelles", se brenda në të.
Në Bashkimin Evropian (BE) nuk hyhet me stupc "në krah", me ngarkesa, acarim të marrëdhënieve ndëretnike sipas asaj: Unë kullem këtu, ju jeni "pakicë", "ardhacakë", "jabanxhi", bëhuni të dëgjueshëm, rrini urët, mos e turbulloni ujin. Gruevski i kërcënohet shqiptarëve, këtij populli shumicë. Kështu ngjet kur "i vogli" i ngre veshin "të madhit" !
Sipas demografëve, shqiptarët përbëjnë afër 40 përqindshin në Maqedoni. Ky është realiteti, i pëlqeu apo jo zotëri Gruevskit dhe ithtarëve të tij. Pallavrat sllave dikur janë shitur në Evropë, tash nuk shiten. Gruevski e parandjeu rrezikun,e pa "sa është sahati", zuri vagonin e fundit të trenit, shprehu pishmanllëkun.
Akademikët "zemërgjerë" kanë bërë me dije se do t’i korrigjojnë ato pjesë që kanë të bëjnë me raportet dhe lidhjet mes maqedonasëve dhe shqiptarëve, për shqiptarët e Maqdonisë, Nënë Terezën, Ali Ahmetin, UÇK-në dhe luftën në Maqedoni. Nuk kërkuan falje publike së paku të shprehin një akt qytetërues. I përdorën shprehjet eufemike – "ndjejmë keqardhje…". Po kështu, Akademia "distancohet dhe shfaq brengosjen për pasaktësinë eventuale dhe të paqëllimshme…".
Ka mbetur enigma. Do ta ketë edhe më tej "timonin" në dorë zotëri Gruevski, me "izën" e të cilit u tensionuan marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, kush do të "fluturoj" nga Akademia? Nëse akademikëve u caktojnë vetëm "vërejtje disiplinore", ua thyejnë "notën e sjelljes", kësaj i thonë karikaturë e një regjimi.
Akademikët e gjorë s’punuan krye në vete, atyre u fryu në vesh politika që të japin kontributin për "tokën maqedonase". Andaj, në këtë kontekst, regjimi i shtetit të brishtë e bëri krimin e rëndë, të quajtur institucional, kundër shqiptarëve. Krimi nuk u bë në afekt, por me paramendim. Po të mos ngriste zërin edhe faktori ndërkombëtar, Enciklopedia s’do të vdiste, po ajo do të ishte e gjallë sot e asaj dite.
Lufta e "nxehtë" zgjati dy javë. Rundet e para i kishin fituar sajuesit e Enciklopedisë, por atë të fundit, të 14- tën, e fituan shqiptarët, të cilët u shkaktuan "nokaut klasik".
Sajesa e qelqtë, Enciklopedia, u bë copë e grimë. Sajuesit shprehën pishmanllëkun, keqardhjen dhe brengosjen për tërë atë çka ka ndodhur, "jo me dashje", po "me pahir", siç është shprehur në Shkup, të mërkurën (30 shtator) paria e tempullit të dijës, ASHAM.
Tërhoqën vëmendjen se kemi të bëjmë me "gabime të vogla" të "paqëllimshme" të disa autorëve "të pakujdesshëm", të cilat, siç u kumtua "do të korrigjohen".
Çdo kund në botë, aty ku ka sistem të mirëfilltë juridik, kështu duhet të jetë edhe në Maqedoni, edhe vepra "me pahir" ndëshkohet, bartësit e tyre dënohen penalisht. Por, "Enciklopedia" nuk u shkrue "me pahir". Përpiluesit e saj s’ishin nxënës të fillores. Akademkët u futën në zonën kriminale, hedhën baltë mbi një popull, kjo është krim i rëndë, me paramendim që do të duhej të ndëshkohet rrastë.
Zotërinj politikanë e akademikë, shfletojeni Kodin penal të Maqedonisë, aty do të shihni se si sanksionohen veprat penale, ajo e shpifjes, fyerjes, urrejtjes nacionale, diskriminimit racor… Nëse akademikët do të nxirreshin në gjyq, e duhet të nxirren, nuk vlen arsyetimi se ajo çka kanë shkruar s’shtë bërë me qëllim. Ata lanë gjurmën e krimit në veprën e tyre të quajtur Enciklopedi. Në këtë kontekst, vlen thënia latine:"Verba volant, scripta manent" (" Fjalët i ban era, ajo çka është e shkruar mbetet"). Kjo do të ishtë fakti, prova vendimtare, e "prekshme" që akademikët të bartin përgjegjësinë penale.
Të fyesh një popull, të shpifësh për të, është krim. Nëse shteti hesht, nuk e ndëshkon krimin, kësaj i thonë vrasje juridike. Nëse qytetari i rëndomtë fyen, apo shpif për ndokë, atë e "kap" ligji. Akademikët, pra dhe kryeministri Gruevski, s’janë mbi ligjin.
Mund të ndodhë edhe ajo. Akademikët i ka futur "në lloç" politika, nga lloçi mund t’i nxjerrë politika. Politika nganjëherë është më e fortë se drejtësia, e që kështu s’duhet të jetë, por kjo ngjet në vendet ku i zihet fryma demokracisë, ku bëhen "salltat politike".
Uragani i fuqishëm përmbysi "barkën" maqedonase. Ajo çka bëri Gruevski s’është gjë tjetër pos një punë Sizifi. Nuk arriti "i zoti i shtëpisë" të qes "gurin" matanë lumit. Të luajnë lojën e djallit "anëtarët e familjes", të mos di "i zoti i shtëpisë" çka po ngjet, edhe kësaj, zotëri Gruevski, i thonë papërgjegjësi. Papërgjegjësia s’ka brirë!
Nuk do të ndodhte metamorfoza e Enciklopedisë, sikur të mos ngrihej në këmbë Shkupi, Prishtina, Tirana, Athina, Sofja, Londra, Washingtoni… Autorët e "pakujdesshëm" nuk gënjyen vetëm për shqiptarët, bullgarët, grekët, por edhe për amerikanët, britanikët dhe të tjerët. Maqedonasit që hedhën "mina", vetë shkelën në to, ranë në grackë.
Katalizatori i tërë kësaj loje të rrezikshme është kush tjetër, pos kryeministri i "të gjithë qytetarëve", pra edhe i shqiptarëve në Maqedoni, Nikolla Gruevski, qeveria e të cilit "prodhoi" krimin…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht