Janë̈ dy tregime që mbizotërojnë këtë fillim vit në Kosovë. I pari është ai i bllokut opozitar dhe mbështetësve të tij, sipas të cilit kjo qeveri është e paaftë, e korruptuar dhe pa vullnetin për ndryshime. Me këto tri vese, ajo po i bën dëm Kosovës përtej çdo rekuperimi.
Tregimi tjetër është ai i Qeverisë, sipas së cilës, asaj nuk po i jepet kohë për të marrë rezultatet e reformave.
Kush ka të drejtë? Kalimi i kohës veç sa u jep të drejtë të parëve (bllokut) dhe i dëshmon gabim të dytët (qeveritarët).
Kushtetuesja e tha fjalën e saj. Marrëveshja për Asociacionin e negociuar nga Qeveria, ka thyer parime kushtetuese.
Qeveria gjermane publikoi të dhënat e azilkërkuesve: shqiptarët janë në vendin e parë.
Nga Shqipëria afro 56 mijë kërkesa, nga Kosova 37 mijë, shqiptarët këndej dhe andej kufirit përbëjnë grupin më të madh të të larguarve, më shumë se sa irakianët apo afganët. E nëse shifra duket më e lartë për Shqipërinë, mos u gaboni.
Në raport me numrin e popullsisë̈, kosovarët zënë̈ vendin e parë. Viti 2015 ka qenë pa precedent në historinë̈ e braktisjes së atdheut. Përpjekja për ta lënë Kosovën na solli ndërmend skenat e eksodit të vitit 1999, veçse këtë radhë, u varfëruam ne në burime njerëzore dhe u pasuruan kontrabandistët e njerëzve.
Me qindra milionë ka qenë fitimi i tyre: krejt këto para të ikura nga Kosova. Asgjë̈ nuk ka mundur ta kompensojë këtë hemorragji monetare . Tani që flasim, remitancat janë̈ në pikën më të ulët të dhjetë viteve të fundit.
Ne diasporës i japim vetëm këngë për ndeshjet e Kombëtares, por asnjë̈ nxitje biznesi që do të të sillte investime në Kosovë. Agjencioni për promovimin e investimeve nuk është i vetmi fajtor.
Sa për krahasim, ata janë ‘infermierët’ , jo ‘mjekët’. Diagnoza duhet bërë nga mjekët, në këtë rast nga Qeveria, e cila nuk ka asnjë diagnozë dhe terapi për rimëkëmbjen e ekonomisë vendore.
Kosovarët kanë qenë më të varfër në 2015 sesa në 2014. Ekonomia ka trend përkeqësimi në 2016 (që do t’i trajtoj së shpejti në një shkrim ndaras).
Investimet serioze të premtuara rrezikojnë̈ të dështojnë, siç po ndodh në rastin e kompleksit të Brezovicës, me ç’rast ekipi i ekspertëve që fituan tenderin, nuk gjetën investitorë̈ të gatshëm të rrezikojnë̈ në Kosovë. Po ashtu, veçanërisht pas marrëveshjes së Parisit për klimën kur e gjithë̈ bota po lëviz në drejtim të energjisë̈ së pastër, me lider Gjermaninë̈ dhe strategjinë̈ ‘Energiewende’ , ne bëjmë një̈ investim në teknologji te vjetëruara që prodhojnë veçse ndotje në shtetin më të ndotur të Evropës.
Brukseli e tha fjalën e vet: nuk ka liberalizim të vizave ende, pa përmbushjen e kritereve të domosdoshme. Edhe pse, dorën ne zemër, personalisht kam frikën se liberalizimi do t’i jepte nxitje impulsit për boshatisjen e Kosovës, për shumë të rinj e të reja ai do të jetë frymëmarrje evropiane, shpresë, liri dhe emancipim.
Rrëfimi tjetër është ai i Qeverisë dhe mbështetësve të saj. Sipas këtij grupi, Qeverisë nuk po i jepet koha për të marrë rezultatet e reformave. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Duhet thënë me zë̈ të lartë derisa të kuptohet, se kjo Qeveri nuk ka një̈ vjet jetë. Pëkundër ndërrimit të partnerit të koalicionit, PDK po hyn në vitin e tetë të qeverisjes dhe implementimit të politikave të saj të dështuara. Askush nuk pret sot të marrë një̈ vend pune apo një̈ tender pa mbyllur ujdi me zyrtarë të lartë të korruptuar.
Kosovarëve u ka shkuar thika në palcë. PDK hapi vend në pushtet për LDK-në sepse i duhej një̈ bashkëfajtor.
Ky popull ka mbërri në pikën e vlimit, ndaj nuk do ketë qetësi e mirëqenie pa largimin e kësaj qeverie super të paaftë e të korruptuar.
9 janari është dita e përpjekjes tonë për me ndryshu për mirë rrëfimin për Kosovën dhe njerëzit e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë