“Peshqit e mëdhenj” dhe hajnat e vegjël të Kermabos
Erdha, pushova dhe po largohem… shpresoj përkohësisht
Qytetari i pensionuar francez, gjeneral me profesion, ndryshe me pushime vjetore në Kosovë si boss i EULEX-it në tri vitet e fundit, me një pagë “simbolike” mujore prej disa dhjetëra-mijëra eurove më në fund po detyrohet të kthehet në vendin e origjinës, Francën e Robespjerit, Viktor Hygos, Stendalit, Sharl de Golit, Balzakut, Mirej Matjes, Sharl Aznavurit dhe Markiz de Sadit! Me zemër të thyer gjithsesi! Jo pse nuk arriti që as për së afërmi ta përmbush misionin për të cilin ka marrë para të majme, por se po detyrohet ta ndërpres një pushim që nuk ka mundur ta paramendoi as në ëndërr, misionin për vendosjen e ligjit, luftës kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar në Kosovë! Mësje Kermabo, së bashku me zëvendësin e tij, z. Roj Rivs dhe “xhebrailin” në “luftë” kundër peshqve të mëdhenj të korrupsioni, gjinekologun (i cili i pati parashikuar afatet kohore për arrestimin e peshqve të mëdhenj të korrupsionit) holandezi Johanes van Vrijsvik, e mbajti një takim lamtumirës me ekipin që tërë kohëzgjatjen e mandatit të tij e kanë “luftuar” pa asnjë mëshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar!
Edhe pa u emëruar boss i EULEX-it, gjenerali i pensionuar nga Franca pati premtuar se angazhimi kryesor dhe i vetëm i tij do të jetë lufta kundër krimit të organizuar, krimet e luftës dhe korrupsionit në Kosovë dhe vendosja e ligjshmërisë në pjesën e Kosovës ku krimi i organizuar është shndërruar në mënyrë të jetës dhe i legalizuar sipas ligjeve të Perëndimit të Egër! Po e kuptoni se po mendoj për Mitrovicën e Veriut! Gjenerali Kermabo foli për sukseset e misionit që ai e udhëhoqi më shumë se tre vjet, EULEX-it. U përpoqa të gjej ndonjë sukses por vërtet nuk ka asgjë për t’u krenuar këtu. Përpos dështimit, aty nuk ka asgjë! Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Veriut është krejtësisht jashtë përdorimit në kohën kur gjykatësit kosovarë janë futur në një birucë në Vushtrri e cila është improvizuar të jetë Gjykatë e Qarkut në kohën që me mijëra e mijëra lëndë janë grumbulluar dhe presin për t’u shqyrtuar! Janë caktuar afate e afate për kthimin e gjykatësve shqiptarë në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e tash po priten që të mbahen bisedimet “teknike” midis BE-së dhe Serbisë në mënyrë që të vendoset për fatin e kësaj gjykate!
Kufiri me Serbinë ende llogaritet të jetë administrativ dhe i përngjan djathit zviceran! Nëpër te kalojnë autobota me karburante, mallra ushqimorë, për ndërtim, narkotikë e mjete të tjera të palejuara, pa paguar as doganë, TVSH apo akcizë. Kështu nuk ka në asnjë vend të botës, madje as në Bangladesh! Kriminelët e luftës sot bëjnë politikën në Veri të Mitrovicës dhe janë pale bashkëbiseduese për ndërkombëtarët! Policët e “Kosovës” nuk i përgjigjen zinxhirit komandues të Prishtinës por me zell të madh i shërbejnë Serbisë andaj i marrin nga dy paga, nga Serbia dhe nga Kosova! Ekstra fitimin e kanë nga aktivitetet e lejuara siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni ndonëse këto aktivitete nuk i kanë të përshkruara në vendin e tyre të punës! EULEX-i jo vetëm bisedon por edhe bashkëpunon ngushtë me strukturat paralele serbe që udhëhiqen nga MUP-i i Serbisë! Më lirshëm vepron MUP i Serbisë në veriun e Kosovës se në vet Serbinë! Krimi, dhuna ndëretnike, krimi i organizuar janë shndërruar në dukuri në Veri. Nuk ka procese gjyqësore dhe askush nuk është dënuar për këto vepra të rënda në veri të Kosovës gjatë mandatit të Kermabos, si boss i EULEX-it! Nuk e di për çfarë suksese po flet pensionisti nga Franca, gjatë pushimeve 3 vjeçare në Kosovë, si udhëheqës i misionit për sundimin e ligjit në Kosovë?!
Me një fjalë, Veriu i Kosovës ka mbetur oazë e krimit të organizuar dhe në asnjë shtet normal këtë gjendje nuk mund ta llogarisni si sukses apo mburrje por si turp dhe dështim të zbatimit të ligjit për çka do të duhej të bartni përgjegjësi! Në Francë, po ta luftonit kështu krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk do të kishit qëndruar as 24 orë në këtë post dhe do të ndjeheshit shumë i lumtur nëse do të përfundonte vetëm me humbjen e postit! Mungesën e guximit për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në veri të Kosovës jeni përpjekur ta kompensoni duke organizuar spektakle dhe simulime se kinse po e luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar në pjesën tjetër të Kosovës! Vetëm keni krijuar situata euforie dhe keni dhënë premtime pa mbulesë! I keni bërë disa arrestime të peshqve të vegjël, nëse mund të quhen edhe si të tillë ndërsa e keni gjetur një modus vivendi për të bashkëjetuar me peshqit e mëdhenj të korrupsionit! Sipas pozitës që e keni pasur, Ju gjithsesi hyni në radhët e “peshqve të mëdhenj” në luftë kundër korrupsionit! Por, ja që keni hasur në peshq edhe më të mëdhenj të korruptuar, ndërkombëtarë dhe vendorë e që unë i quaj peshkaqej apo balena të korrupsionit!
Prandaj gjasat e Juaja për ta luftuar korrupsionin kanë qenë kurrfare hiç. Sipas rregullit, peshku i madh gjithmonë e hanë (gëlltitë) peshkun e vogël prandaj Ju, ndonëse llogariteni si peshk i madh megjithatë jeni më i vogël se peshkaqeni dhe balena andaj nuk jeni ndarë edhe aq keq! Balenat dhe peshkaqejt e korrupsionit të ardhur nga shtetet e huaja, shtetas të huaj kanë imunitet ndërkombëtar ndërsa edhe balenat dhe peshkaqejt e korrupsionit vendorë kanë imunitet lokal ngase nga ndërkombëtarët me të cilët e bëjnë korrupsionin nën firmën e ndonjë biznesi e kanë një imunitet të deleguar nga ndërkombëtarët, prandaj as mos t’ju shkojë mendja t’i arrestoni! Më parë ju arrestojnë ata juve apo ju shpallin persona non grata se që Ju do t’i arrestoni ata! Për ta luftuar korrupsionin në mënyrë efikase në Kosovë, në radhë të parë duhet t’i arrestoni ndërkombëtarët e pastaj vendorët do të shkojnë vullnetarisht aty ku e kanë vendin! Sigurisht se e keni lexuar deklaratën e përfaqësuesit të FMN në Prishtinë i cili haptas bënë presion në gjyqësorin dhe e shantazhon gjyqësorin si dhe presidentin e Kosovës dhe për këtë nuk reagon askush! Përveç Avni Zogianit! Dhe në këto rrethana të luftohet korrupsioni?! Mision i pamundur, e dini edhe Ju! Mirëpo duhet ta pranoj se retorikën e keni pasur shumë të fortë dhe kërcënuese ndërkaq që puna Juaj po duket! Ndoshta, vërtet keni dashur ta luftoni korrupsion por ka munguar vullneti politik në Bruksel apo Uashington! Punët, ashiqare janë ngatërruar diku, andaj pas rrugëtimit Tuaj tre vjeçar, jeni gozhduar në pikën nga jeni nisur, pa bërë asnjë punë të hajrit.
Idealistët që kanë besuar se vërtetë do ta luftoni korrupsionin i keni zhgënjyer ndërsa këta që kanë vjedhur me thasë dhe do të vjedhin në të ardhmen i keni siguruar se mund të flenë rehat dhe në një mënyrë ua keni kthyer vullnetin për jetë dhe aktivitet edhe më intensive. Ju thatë se nuk keni përmendur peshq të mëdhenj të korrupsionit, që nuk është aspak e vërtetë! Shfletoni mediet dhe do ta demantoni veten tuaj! Tash, pasi po largoheni pa therrë në këmbë lirisht mund të deklaroni se keni menduar për bretkosat e korrupsionit e jo për peshqit e mëdhenj. Gjithashtu po mendoni se mbamendja jonë është si ajo e peshkut e që zgjatë afërsisht 4 minuta! Pse mos të mendoni kështu?! Te ne është një rregull që dikush kur shkon për pelegrinazh në Mekë pas të cilit e merr akreditimin për haxhi përcillet me fjalët: “shkofsh e mos u kthefsh”. Kjo nuk bëhet se ia duan të keqen por për të mirën e tij ngase llogaritet se nëse vdes rrugës për haxhillëk apo gjatë qëndrimit atje, menjëherë e ka të garantuar rrugën për parajsë. Unë nuk mund ta them këtë për Ju, z. Kermabo sepse nuk jam i sigurt se më nuk do të ktheheni në Kosovë, qoftë si biznesmen apo si këshilltar i ndonjë politikani injorant kosovar të cilin do ta këshilloni se : “si duhet të luftohet korrupsioni”!
Shpresoj gjithashtu se “veprën” tuaj do ta vazhdojnë me përkushtim edhe pasardhësi i Juaj, gjenerali Ksavier de Marnak dhe zëvendësi i tij, ambasadori Endrju Sparks! Nga përvoja e them se aty ku gjeneralët ndajnë drejtësi, aty është puna m…jaltë! Fjalë të forta sidomos po i fol ambasadori Sparks ndërsa po i a forcon edhe më shumë Blerim Shala. Prandaj këto kërcënime duhet t’i marr shumë seriozisht Brahim Qeli që llogaritet të jetë vet kreu i krimit të organizuar në Kosovë pasi është zënë dy herë nga policia e EULEX-it duke kontrabanduar pula në Serbi dhe duke shitur vezë në tregun e Graçanicës!
Kurvat e Sllobodanit dhe 6 pikat e Banit
Kur Sllobodan Samarxhiqi i Serbisë doli me propozimin për 6 pikat e famshme për të cilat duhet të bisedohet me Kosovën dhe të cilat në mënyrë automatike gjetën përkrahje te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, në çaste të mburrjes patriotike dhe frymëzimit të mirënjohur shqiptar, e pata shkruar një shkrim me titullin e lartpërmendur. Pas një distance historike përkatësisht pas deklarimit të Ban ki Munit se Kosova duhet të bisedojë me Serbinë për të gjitha çështjet kontestuese përfshirë këtu edhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës seriozisht po mendoj ta shkruaj një shkrim me titullin: “6 virgjëreshat e Sllobodanit dhe 66666 kurvat e Banit”! Tash po del se 6 propozimet e Sllobodanit janë një hiç i madh krahasuar me një propozim të vetëm të Banit!
Duhet të kesh mjekërr për Qabe,…, Patrikanë të Pejës
Presidenti i Kosovës , z. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi paskan kërkuar pëlqimin me shkrim që të marrin pjesë në shugurimin e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Serbisë, patrikut Irinej i cili po vazhdon me retorikën se Kosova është djep i Serbisë etj, etj. Si të ishte Papa Benedikti i XVI vet! Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe ka refuzuar këtë kërkesë me arsyetim se nëse lejohet prania e krerëve të Kosovës në këtë shugurim do të pranohet pavarësia e Kosovës! Çfarë arrogance dhe paturpësie!
Thënë të vërtetën, mirë ua kanë bërë, edhe Fatmir Sejdiut, edhe Hashim Thaçit! Duke e ditur qëndrimin e patrikut Irinej dhe kishës ortodokse serbe për Kosovën dhe rolin e saj kriminal gjatë luftës së fundit në Kosovë, krerët e shtetit është dashur ta refuzonin edhe ftesën që eventualisht do të vinte nga kjo kishë! Për aq kohë sa kisha do të merrej me çështje fetare e jo politike! Do të ishte shumë më mirë dhe e drejtë që të rrënohet muri i ndërtuar rreth Patrikanës së Pejës pa lejen e autoritetve se sa të shkohet në këtë inagurim mesjetar dhe shovinist! Po flitet se vërtetë Patrikana nuk ka leje për ndërtimin e murit e as që ka kërkuar leje por se i ka plotësuar kushtet urbanistike sipas kritereve të Tina Kajdanov! E ajo është më e fortë se të gjitha lejet për ndërtim që janë lejuar në Kosovë! Nëse Ferat Sadria nuk e ka ditur se çka janë zonat e mbrojtura dhe njësitë eksterritoriale, tash duhet ta ketë të qartë! Dhuratë nga Papa Ahtisari i 519- të!
(Autori është drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së. Qëndrimet janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin