LAJMI I FUNDIT:

Pesëmbëdhjetë shenjat se nuk jeni me partnerin e duhur

Pesëmbëdhjetë shenjat se nuk jeni me partnerin e duhur

Përpara se të vazhdoni lidhjen, duhet të mendoni seriozisht dhe ta rigjykoni atë.

Nganjëherë dashuroheni kalimthi, e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi do të mbeteni zemërthyer dhe e pikëlluar.

1. Ai vë në dyshim shëndetin tënd mendor. Jeni duke u zënë për diçka koti dhe ai ju quan “idiote”. Ti: “Kujt i thua idiote ti?”. Ai: “ Unë? Ty? Idiote? Joo! Je çmendur?”

2. Ai i di pikat e tua të forta dhe të dobëta, dhe shënjestron këto të dytat. Nuk është motivuese të shkosh me të dashurën në palestër vetëm për t’i treguar se ka vënë bark.


3. Ai do të rrish me të gjatë gjithë kohës. Dhe ndonjëherë bën gjëra që të të pengojë që të rrish me shoqërinë tënde. Kjo nuk është e shëndetshme. Aspak.

4. Të thotë se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhje por nuk e bën kurrë. Ta mbash dikë varur është diçka thjesht e keqe.

5. Të kritikon për gjërat që ty të pëlqen të bësh. “Pse duhet të dalësh çdo fundjavë për të kërcyer? Dukesh si adoleshente!”. “ Sepse të kërcyerit është qejf! Mësohu po deshe!”

6. Ka standarde të dyfishta mbi mënyrën si duhet të silleni. Nëse ai të vendos rregulla ty por nuk i zbaton për vete, jepi duart. Lidhja është partneritet, jo diktaturë!

7. Ti e ke gjithmonë gabim! Ose të pakën ai të bën të ndihesh kështu. Oh, dhe ai i fiton gjithmonë debatet, kështu që as mos u lodhni.

8. Gjithmonë vendos ai kur vjen puna për të bërë plane apo zgjedhje. “Sot kam lojë futbolli, kështu që taksirat, dalim nesër për përvjetorin tonë.” ?

9. Të tregon gjërat që duhet të përmirësosh tek vetja. Çdokush që të vë në dukje problemet e tua me karakterin/pamjen/karrierën gjatë gjithë kohës, është goxha i pasigurt për veten e tij.

10. Të do shumë në “mbrëmje”, por është i ftohtë në mëngjes. Nëse pas darkës ai është super i dashur dhe të tregon se të do, por kur zgjohet në mëngjes duket sikur thjesht të ka qejf, këtu ka diçka që nuk shkon.

11. Ti e kap veten duke bërë planet e tua bazuar në oraret e tij. Koha jote nuk është më pak e vlefshme se e tij, shkruan Anabel. Mos e harro këtë!

12. Ai të thotë se nuk je një “e dashur e mirë” nëse nuk bën ekzaktësisht atë që ai do që ti të bësh. Më vjen keq nëse të rri në një lokal me shokët e tu për 4 orë duke parë futboll nuk më pëlqen dhe aq shumë.

13. Ai bën diçka të bukur për ty vetëm nëse pret që t’i t’ia kthesh nderin. “Kam gatuar darkën! Oh, mund të lash pak të gjitha rrobat e palara në kosh ndërkohë që un shoh tv, sepse në qoftë se nuk e ke parë, unë kam bërë daarkëën!”

14. Kujtesa e tij selektive e bën të pamundur të bësh një bisedë normale. Sigurisht që ai nuk e mban mend se motra jote sapo u bë me fëmijë.

15. Kurdo që të lëndon ndjenjat, ai thjesht po mundohej të bënte një “bisedë të sinqertë prej të rriturish”. Nëse ti je mërzitur për dika që ai të ka thënë, kujt i intereson se cilat ishin qëllimet e tij. /Telegrafi/