Pesë mënyra për të forcuar marrëdhënien tuaj

Edhe pse qëllimet tona mund të jenë më të mirat, ndonjëherë ne dështojmë që t’u japim të dashurve tanë respektin, afeksionin dhe mirëkuptimin që ata meritojnë.
Si keni reaguar ju kur ndonjë nga miqtë tuaj ka thënë se ai nuk ka ndier interes, dashuri dhe vlerësim nga ana juaj?
1. Jepini vëmendjen tuaj të plotë
Besimi dhe lidhja e fortë me një individ, bëhen kur atyre u jepet një vëmendje e pakushtëzuar. Kjo do të thotë që smartfoni juaj duhet të lihet mënjanë, të anashkaloni listën e punëve dhe të largoni mendimet tuaja për disa momente.
Herën tjetër kur të bisedoni me partnerin/en apo mikun/en tuaj, fokusohuni vetëm tek ata. Dëgjojini me vëmendje se çfarë thonë, shikoni gjuhën e tyre të trupit dhe kërkoni për emocione pas fjalëve që ata thonë. Qëndroni aty jo vetëm me ata, por edhe për ata.
2. Vetëpërmbahuni dhe dëgjoni
Shumë prej nesh dëgjojmë aq sa për ta lidhur situatën e tjetrit me tonën. Në atë moment edhe ti bie dakord menjëherë: “Edhe unë gjithashtu”. Nëse e vini re se çfarë ka ndodhur, një histori u mbyll, e tjetra sapo filloi.
Provojeni këtë gjë. Kur një njeri i afërt ju flet, rezistojini dëshirës për të folur dhe ju për veten në lidhje me çështjen që po diskutohet. Lëreni që historia e tyre të vazhdojë. Ka të ngjarë që të mësoni diçka, që nuk e keni ditur më parë.
3. Jepuni hapësirë të tjerëve dhe heshtni
Heshtja shpesh shikohet si një rrethanë e tmerrshme në rrethet shoqërore. Kur ka heshtje mes njerëzve, ne ndonjëherë nisim të flasim pa menduar, për të vetmen arsye se nuk e duam heshtjen.
Ndonjëherë, njerëzit heshtin që të rimbledhin kujtimet e tyre, të marrin frymë dhe të kalojnë çfarëdo pengese që s’i lejon ata të bëjnë përpara në mendime, shkruan Shqip. Duke qëndruar me dikë në heshtje, ti tregon se i mbështet ata dhe je aty për t’i qëndruar pranë.
4. Tregohuni sa më të hapur
Një mënyrë për ta forcuar marrëdhëniet, është që të përdoren pyetje të hapura, që nisin me përemrat pyetës “si” apo “çfarë”. Të tilla pyetje e ftojnë bashkëbiseduesin për të rrëfyer dhe për të shuar kuriozitetin tuaj, ndërsa largojnë paragjykimet.
Kurse, pyetjet e mbyllura që nisin me fjalët “kur”, “është” apo “janë” kanë tendencën që të marrin një përgjigje fjalëpake. Dhe nëse pyet “përse”, kjo mund të shkaktojë një reagim mbrojtës, duke nënkuptuar gjykim apo pakënaqësi.
Herë tjetër, kur jeni me dikë, pyesni me takt. Kjo do t’u japë mundësinë që të eksploroni mendimet e tyre, ndjenjat dhe eksperiencat.
5. U kujtoni atyre se për ju kanë rëndësi
Me përdorimin në masë të mediave sociale, largësinë nga familjarët, po bëhet shumë e vështirë që të mbash marrëdhënie të qëndrueshme me njerëzit. Po komunikojmë aq shumë, sa tani vështirë se mund të kemi një marrëdhënie normale. Ndodh që me persona që i njohim prej vitesh, mund t’ju japim vetëm ndonjë pëlqim në Facebook.
Nuk mjafton të kujdesesh për tjetrin. Ne duhet që të tregojmë dashurinë dhe respektin nëpërmjet fjalëve, gjuhës së trupit dhe veprimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare